PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Haibao, udhërrëfyesi juaj në pavijonin e Kinës
2010-02-24 20:04:28 cri komenti juaj Printoni
Pavijoni i Kinës gjendet në pjesën kyçe të parkut të Ekspozitës Botërore të Shangait dhe përbëhet nga pavijoni kombëtar i Kinës, pavijoni krahinor i Kinës dhe pavijoni i Hong-Kongut, i Makaos e i Tajvanit. Pavijoni i Kinës quhet kartëvizita kombëtare e Kinës dhe është një dritare për njohjen e kulturës kineze, të mendësisë së kinezëve dhe të parimeve moderne të Kinës.

Pavijoni kombëtar i Kinës ka sipërfaqen më të madhe ndër të gjitha pavijonet në Ekspozitën Botërore të Shangait dhe kati i sipërm i tij është i madh sa dy fusha futbolli e gjysmë. Në pavijonin kombëtar të Kinës mund të shohim kudo elemente kineze, pjesa e jashtme e tij është në ngjyrën "e kuqe kineze" dhe i ngjan një kurore mbretërore, që shfaq shpirtin e kulturës kineze.

Pavijoni krahinor i Kinës është pavijoni i provincave të ndryshme të Kinës dhe gjatë projektimit të tij u përdorën shumë elemente të lashta tradicionale kineze. Në pjesën e jashtme të pavijonit janë gdhendur 34 hieroglife kineze që shënojnë emrat e dinastive të Kinës, duke simbolizuar historinë e gjatë kineze. Në këtë pavijon paraqiten të gjitha krahinat kineze dhe pas vizitës vizitorët mund të njohin në përgjithësi zakonet e ndryshme të këtyre krahinave.

Pastaj Haibao do t'ju drejtojë në pavijonin e Hong-Kongut, pavijonin e Makaos dhe atë të Tajvanit. Tema kryesore e pavijonit të Hong-Kongut është "Hong-Kongu, qyteti i pakufizuar", ku shfaqen kryesisht 6 karakteristika të Hong-Kongut, duke përfshirë pozitën e veçantë dhe të mirë gjeografike, infrastrukturën e përsosur, ndërlidhjen e ngushtë me botën e me pjesën e brendshme të Kinës, teknologjinë e përparuar të informacionit, transportin e lirshëm dhe përzierjen e kulturës kineze me kulturën perëndimore.

Pavijoni i Makaos i ngjan një lepuri dhe shtresa e jashtme e tij mbulohet me një cipë xhami ku mund të këmbehen pandërprerë ngjyrat, duke shfaqur figura të ndryshme.

Pavijoni i Tajvanit i ngjan llambës së lashtë kineze "Kongming", ndriçimi i së cilës për kërkimin e fatit dhe shikimi i filmit që do të shfaqet në të gjithë kubenë janë veprimtaritë kryesore që mund të kryhen gjatë vizitës në këtë pavijon.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China