PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Haibao ju shoqëron të vizitoni Parkun e EXPO-s
2010-02-24 20:01:13 cri komenti juaj Printoni
Në radhë të parë dua t'ju paraqes veten time. Jam një fëmijë me flokë të ngritur përpjetë dhe me sy të qeshur e në ngjyrë blu. Figura ime u përzgjodh nga mbi 20 mijë vepra kandidate nga mbarë bota. E kam emrin Haibao. Në gjuhën kineze "hai" do të thotë det, ndërsa "bao" thesar. "Haibao" ka kuptimin "thesari i detit". Fjala "hai" ka lidhje me Shangain, një qytet bregdetar, ndërsa "bao" përdoret shpesh në emrat e kinezëve për fatbardhësi. P. sh. kryeministri kinez quhet Wen Jiabao. "Haibao" do të thotë që linda në det dhe jam thesari i të gjitha vendeve, organizatave ndërkombëtare dhe personaliteteve që përkrahin Ekspozitën Botërore të Shangait dhe do të marrin pjesë në të. Më poshtë do t'ju shoqëroj të vizitoni para kohe Parkun e EXPO-s.

Le të shkojmë së pari në pesë ndërtesat kryesore dhe të përhershme të Ekspozitës, që janë Boshti i EXPO-s, pavijoni i Kinës, Qendra Kulturore, Qendra e EXPO-s dhe salla tematike.

Boshti i EXPO-s është hyrja kryesore e parkut dhe gjithashtu një vijë nyjë në park. Në dy krahët e tij lidhet përkatësisht me pavijonin e Kinës, Qendrën Kulturore, Qendrën e EXPO-s dhe sallën tematike. Boshti i EXPO-s ka formën e velës së ngritur për të pritur vizitorët.

Në pavijonin e Kinës, në ngjyrë të kuqe, mund të shijoni nga afër kulturën dhe doket e zakonet kineze.

Qendra Kulturore është një ndërtesë plot atmosferë artistike. Ajo ndodhet buzë lumit Huangpu dhe kur bie nata duket si një guaskë e ndritshme. Gjatë zhvillimit të ekspozitës të gjitha shfaqjet artistike dhe veprimtaritë kryesore do të zhvillohen atje.

Tema e këtij edicioni të ekspozitës është "Qyteti e bën jetën më të mirë". Për të shtjelluar thellësisht këtë temë, në këtë ekspozitë është vendosur edhe salla tematike, ku do të diskutohet për marrëdhëniet midis qytetit dhe njeriut, si dhe për të ardhmen e Tokës.

Tjetër ndërtesë e përhershme në këtë ekspozitë është Qendra e EXPO-s, ku do të zhvillohen mbledhje të ndryshme, pritje për nder të mysafirëve të shtrenjtë, si dhe konferenca shtypi.

Në Parkun e EXPO-s ka edhe shumë pavijone të mrekullueshme të vendeve të tjera, të cilat pasqyrojnë kulturat e veçanta të këtyre vendeve. P. sh. pavijoni i Emirateve të Bashkuara Arabe është në formën e dunave të rërës me ngjyrë; në pavijonin francez do të demonstrohen veprat e çmuara të Van Gogut dhe të Rodanit; në pavijonin e Danimarkës do të ekspozohet skulptura e "Sirenës së vogël", thesari kombëtar i këtij vendi, që do të dalë jashtë vendit për herë të parë; në pavijonin italian do të paraqiten ushqime karakteristike; ndërsa në pavijonin e Brazilit do të pasqyrohet pasioni i brazilianëve për futbollin.

Ekspozita Botërore e Shangait është gjithashtu terreni për paraqitjen e novacioneve teknologjike. Edhe karboni i ulët është objektivi i këtij edicioni të ekspozitës. Në park përdoren shumë materiale të përtëritshme dhe energji diellore dhe në të gjitha ndërtesat kontrollohet konsumi i energjisë dhe ujit. Gjatë ekspozitës do të futen në shfrytëzim mbi një mijë automjete me energji të reja dhe ato që do të ecin brenda parkut, nuk do të kenë shkarkim.

Krahas paraqitjeve teknologjike dhe krijuese, gjatë 184 ditëve të ekspozitës do të ketë 20 mijë shfaqje të ndryshme artistike, duke përfshirë ato shqiptare.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China