PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një paraqitje e shkurtër të autorit të librit "Profesor në tre kontinente" , prof. Agron Fico
2009-12-03 20:35:21 cri Printoni

Të dashur lexues, besojmë se i keni lexuar artikujt e publikuar më parë në minirubrikën "Koha jonë në Kinë" dhe jeni njohur më mirë me librin "Profesor në tre kontinente". Kësaj here, do t'ju bëjmë një paraqitje të shkurtër të autorit të tij, profesor Agron Fico, dëgjues i dashur dhe mik i ngushtë i redaksisë sonë.

Profesor Agron Fico është specialisti i parë shqiptar, që ka punuar për 4 vjet me radhë aty në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Në pranverë të vitit 1962, profesori erdhi në Pekin dhe mori pjesë në themelimin e katedrës së gjuhës shqipe. Ai punoi me pasion dhe krijimtari për mbarëvajtjen e katedrës dhe për përvetësimin e gjuhës shqipe nga studentët kinezë deri në diplomimin e tyre.

Profesor Agron Fico i është përkushtuar edukimit të brezit të ri, gjuhës shqipe dhe kulturës popullore. Ai ka një gamë të pasur botimesh si studiues i folklorit i gjuhës shqipe dhe ka marrë pjesë me kumtesa në mjaft konferenca kombëtare ndërkombëtare, si në Greqi, Rumani, SHBA dhe në vitin 2000 në Kongresin Botëror të Finlandës. Në vitin 1972 ai u laureua me Çmimin e Republikës dhe është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Tani prof. Agron Fico është anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane. Ai ushqen një dashuri jashtëzakonisht të madhe për popullin kinez, për studentët e tij të dashur dhe për kulturën e lashtë kineze.

Në librin e tij prof. Fico kujton vitet e bukura të rinisë që ka kaluar bashkë me studentët kinezë, e vlerëson lart vullnetin e përpjekjet e tyre për të mësuar gjuhën shqipe. Ai shkruan: "Kam shumë dashuri për ju të gjithë, për punën fisnike që bëni. Është e vërtetë se unë jam lidhur ngushtë, thellë e për gjithmonë me studentët kinezë, kam patur fatin të mësoj shumë studentë nga shumë vende të botës, por studentët e dashur kinezë janë dalluar e dallohen, në radhë të parë, për vullnetin, për punën e tyre. Në ato vite kur unë erdha aty, gjeta te studentët kinezë një dashuri, një zjarr të madh për të mësuar këtë gjuhë të bekuar, gjuhën shqipe. Dua të them se ne vendosëm një bashkëpunim shumë të madh, sekreti i këtij bashkëpunimi qendron në faktin se përpara se të isha profesor i studentëve kineze, unë u bëra student, unë mësova shumë, shumë nga studentët, nga mençuria e tyre. Kur u ktheva në Shqipëri, botova një libër me titull "Visare popullore kineze."

Profesor Agron Fico është një dëgjues entuziast yni dhe ua ka rekomanduar edhe miqve të tij emisionin dhe faqen tonë elektronike në gjuhën shqipe.

Të dashur lexues, këtu po përfundojmë paraqitjen e prof. Ficos dhe citimet nga libri i tij "Profesor në tre kontinente". Nëse keni interes të dini më shumë për këtë libër dhe autorin e tij, ju mirëpresim të na kontaktoni në postën tonë elektronike me këtë adresë: albanian@chinabroadcast.cn(Çan Yean)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China