PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
[Cri online/Shqip] 2009-10-01 Fjalimi i kryetarit Hu Jintao në mitingun kremtues me rastin e 60 vjetorit të Republikës Popullore të Kinës
2009-10-01 12:48:56 cri Printoni
Fjalimi i kryetarit Hu Jintao në mitingun kremtues me rastin e 60 vjetorit të Republikës Popullore të Kinës

Bashkatdhetarë, shokë dhe miq,

Sot jemi mbledhur solemnisht për të kremtuar 60 vjetorin e krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Në këtë kohë të gëzueshme dhe solemne, popujt e të gjitha kombësive të vendit janë krenarë për zhvillimin dhe përparimin e atdheut tonë të madh. Ata janë me besim të plotë për perspektivën e ndritur të realizimit të rimëkëmbjes së vrullshme të kombit kinez.

Me këtë rast, në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, të Këshillit të Shtetit, të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe të Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste të Kinës, kujtoj me respekt të thellë të gjithë dëshmorët dhe paraardhësit revolucionarë që kanë krijuar merita të përhershme për pavarësinë e kombit, çlirimin e popullit, lulëzimin e vendit dhe lumturinë e popullit. I përcjell urime të nxehta popullit në mbarë vendin dhe bashkatdhetarëve brenda dhe jashtë vendit. I shpreh falënderime të sinqerta miqve të vendeve të ndryshme që kujdesen dhe përkrahin zhvillimin e Kinës.

Prej 60 vitesh, populli kinez ka arritur suksese të mëdha në revolucionin e Kinës pas luftës mbi 100 vjeçare, kryetari Mao Ce Dun shpalli këtu solemnisht krijimin e Republikës Popullore të Kinës. Që nga ajo kohë populli kinez filloi ngritjen dhe kombi kinez me një histori qytetërimi prej 5 mijë vjeçare hyri në shekullin e ri historik të zhvillimit dhe të përparimit.

Gjatë 60 viteve, nën udhëheqjen e kolektive qendrore partiake të 3 brezave, me Mao Ce Dun-in, Ten Hsiao Pin-in dhe Jian Ze Min-in në krye të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, që nga Kongresi i 16-të të Partisë Komuniste të Kinës, popujt punëtorë dhe të mençur të kombësive të ndryshme të vendit tonë kanë bërë përpjekje të paepura dhe të përbashkëta, duke kapërcyer vështirësi dhe pengesa të shumta, kanë arritur suksese mahnitëse për të gjithë botën duke kompozuar një këngë të vrullshme dhe bujare. Sot, një Kinë socialiste drejt modernizmit, drejt botës dhe drejt ardhshmërisë qëndron madhështore në lindjen e globit.

Zhvillimi dhe përparimi i Kinës së Re gjatë 60 viteve ka vërtetuar plotësisht se vetëm socializmi mund të shpëtojë Kinën, vetëm reforma dhe hapja ndaj botës së jashtme mund të zhvillojë Kinën, të zhvillojë socializmin dhe të zhvillojë marksizmin. Populli kinez ka besim, ka edhe aftësi të ndërtojë mirë vendin e tij, ka edhe besim dhe aftësi të luajë rolin e nevojshëm në arenën ndërkombëtare.

Ne do të këmbëngulim me vendosmëri në rrugën e socializmit me veçori kineze, duke zbatuar në çdo fushë teori themelore, drejtime themelore, platforma themelore dhe përvojë themelore të Partisë, duke vazhduar të çlirojmë ide, të përkrahim reformën dhe hapjen, të nxitim zhvillimin shkencor, të forcojmë harmoninë shoqërore, të nxitim procesin e ndërtimit të gjithanshëm të shoqërisë së mirëqenies, dhe të krijojmë gjendjen e re e çështjeve të socializmit me veçori kineze, duke shkruar kështu veprën e re të jetës së lumtur të popullit tonë.

Ne do të përqendrohemi në rrugën e ribashkimit paqësor dhe të një shteti me dy sisteme, duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe lulëzimin e afatgjatë të Hongkongut dhe të Makaos, duke nxitur zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve, duke vazhduar të luftojmë për realizimin e ribashkimit të plotë, dëshira e përbashkët të kombit kinez.

Ne do të përqendrohemi me këmbëngulje në politikën diplomatike të pavarur, të vetëqeverisjes, dhe paqësore, duke vazhduar në rrugën e zhvillimit paqësor, do të përqendrohemi në strategjinë e hapur me leverdi të ndërsjellët dhe me përfitime të përbashkëta, do të zhvillojmë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet e botës mbi bazën e 5 parimeve të bashkekzistencës paqësore, do të nxitim çështjet e çiltra të paqes dhe të zhvillimit njerëzor me popujt e vendeve të ndryshme të botës, do të nxitim krijimin e një bote harmonike me paqe të afatgjatë dhe lulëzim të përbashkët.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës dhe trupat e Policisë Popullore të Armatosur duhet të lavdërojnë traditat e lavdishme, të forcojnë ndërtimin e tyre, të zbatojnë me përpikëri misionin e tyre, të krijojnë vlera të reja në respektim të sovranitetin, sigurisë së vendit, tërësisë territoriale dhe për të respektuar paqen në botë.

Historia na mëson se rruga e përparimit asnjëherë nuk është e sheshtë, por masat popullore që kanë në dorë jetën e tyre dhe janë të bashkuara, do të luftojnë me të gjitha vështirësitë dhe pengesat dhe të krijojnë pandërprerë vlera të mrekullueshme historike.

Duke parashikuar të ardhmen, perspektiva e zhvillimit të Kinës është plot shpresë. E gjitha Partia, e gjithë ushtria dhe popujt e kombësive të ndryshme të Kinës duhet të bashkohen ngushtë, të mbajnë lart flamurin e madh të socializmit, të përparojnë në një hap me kohën, të marshojnë pandërprerë drejt objektivit të vrullshëm të realizimit të rimëkëmbjes së madhe të kombit kinez, të modernizimit të atdheut socialist, të lulëzuar, demokratik, të qytetëruar dhe harmonik, duke vazhduar të japin kontribut të ri dhe më të madh për punën e zellshme dhe luftën e paepur njerëzore.

Rroftë Republika Popullore e Kinës!

Rroftë Partia Komuniste e Kinës!

Rroftë Populli kinez!

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China