Uebsajti "boredpanda.com" njoftoi më 5 shkurt se fotografi Michael Loffer ka udhëtuar rreth botës për tre vjet për të trajtuar depresionin. Gjatë udhëtimi të tij, ai ngarkoi në rrjete sociale fotografitë me titull "Duke frymuar jetë" , për të ndarë përvojën e vet me vizitorët e internetit.
Michael Loffer nuk kishte ndonjë buxhet të madh për udhëtimin e vet, prandaj ai fjeti në divan, nuk mori pjesë nëpër festa, udhëtoi me makinë falas dhe nuk përdori ndonjë aparat fotografik të mirë, por vetëm një normal prej 300 dollarësh.
Michael u shpreh se ai dëshironte të shijonte udhëtimin dhe fotogramin në të njëjtën kohë, duke shpresuar se këto fotografi do t'ia shtojnë gëzimin jetës së të tjerëve.
[foto nga Michael Loffer ]