PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbrojtja e kafshëve të egra në Kinë
2010-12-22 20:34:20 cri komenti juaj Printoni

Kina është një nga 12 vendet me shumëllojshmëri të gjësë së gjallë në botë. Ajo ka 6445 kafshë kurrizore, që zënë 13.7 për qind të totalit të kafshëve në botë.

Qeveria kineze po i kushton shumë rëndësi mbrojtjes së kafshëve të egra dhe ka bërë shumë punë në planin strategjik, kërkimin studimor, ndërgjegjësimin e opinionit publik etj., dhe ka arritur efektivitet të dukshëm. Tani, Kina ka formuar mbi 250 baza të mbrojtjes dhe të shumëzimit të kafshëve të egra dhe ka grupuar mbi 600 lloje dhe 190 mijë specie të kafshëve të egra që rrezikojnë të zhduken.

Deri në fund të vitit 2008, Kina formoi 2538 zona të mbrojtjes natyrore me një sipërfaqe prej afro 150 milionë hektarësh, të cilat zënë mbi 15 për qind të sipërfaqes së tokës së Kinës. Këto zona të mbrojtura natyrore, janë një mjedis i mirë për kafshët e egra. Në Kinë një numër i konsiderueshëm i tyre, rrezikon zhdukjen.

Për shembull numri i lopëve të egra, gomarëve të egra, elefantëve aziatik, sokolave, majmunëve etj., është shtuar dukshëm.

Sivjet, qeveria kineze publikoi edhe "Planin e strategjisë dhe veprimit për mbrojtjen specieve". Sipas planit, qeveria do të japë më shumë fonde dhe përkrahje politike për mbrojtjen e këtyre specieve. (Du)

1. Në bazën e kërkimit studimor të pandave Chendu janë shtuar në prill të vitit 2010 dhe 2 panda të vegjël dhe si rezultat numri i pandave të rritur në mënyrë artificiale në Kinë arrin në 300. Specia i shpëtoi zhdukjes

2. Në bazën e kërkimit studimor të pandave Chendu, pandat jetojnë në mënyrë të lirë dhe të rehatshme. Tani në Kinë ka 62 baza të mbrojtjes natyrore të pandave dhe si rezultat i shpëtuan zhdukjes


1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China