PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qyteti Chengde
2009-05-04 14:30:18 cri Printoni

 

Qyteti Chengde që ndodhet në pjesën verilindore të provincës Hebei është porta verilindore të Pekinit. Në lashtësi, ai ka pasur emrin "Rehe", Rehe do të thotë "Lum; i ngrohtë", sepse lumi në këtë zonë nuk ngrin në dimër. Në Chengde, pasuritë minerale janë të shumta dhe ka më shumë se 50 lloje mineralesh. Bimë të egra ka më shumë se 1600 lloje, ndërsa në pylljet dhe kullotat e Chengde-së ka më shumë se 300 lloje kafshësh të egra.

Pikat turistike

Të dashur dëgjues, tani do t'ju tregoj për pikat turistike kryesore në qytetin Chengde. Fshati veror që ndodhet në pjesën veriore të qytetit Chengde, u ndërtua në vitin 1703 gjatë Dinastisë Qing. Sipërfaqja e tij është 560 hektarë dhe ai është pallati perandorak i mbrojtur me sipërfaqen më të madhe në Kinë. Ai ka qenë qendër e aktiviteteve politike në verë në Dinastinë Qing. Ky fshat në rrëzë të malit dhe pranë liqenit, ka jo vetëm pagoda, por edhe tempuj dhe pallate. Ai ka më shumë se 100 ndërtesa të larta. Në veri të fshatit është zona e pamjeve natyrore dhe liqeni është qendra e kësaj zone. Në këtë zonë ka edhe një zonë malore. Sipërfaqja e kësaj zone malore është shumë e madhe dhe pamja e saj është shumë e bukur. Pjesa jugore e këtij fshati është zona e pallateve, në të cilat punonin dhe banonin perandorët.

8 tempujt që ndodhen në veri dhe lindje të fshatit veror janë një grup tempujsh i njohur. Ata janë ndërtuar nga viti 1713 deri në vitin 1780. Gjithsej ka 12 tempuj duke përfshirë 8 tempuj i përkasin pallatit i perandorak të Pekinit. Këtu ka plot karakteristika të ndërtesave të feve e të kombësive të ndryshme të Kinës.

Mali Bangchui ndodhet në verilindje të fshatit veror. Në këtë mal ka një gur të madh, lartësia e të cilit është afër 60 metra. Në majë të këtij gur ka një man që është më i lashti në Kinë.

Mali Wuling ndodhet në distriktin Xinglong të Chengde-së dhe u bë zonë e mbrojtur natyrore në vitin 1983. Sipërfaqja e tij është 16,9 mijë hektarë. Lartësia e majës kryesore të malit Wuling është 2116 metra, prandaj e quajnë "Maja e parë në lindje të Pekinit". Këtu pamjet janë shumë të bukura dhe ka një pasuri të madhe kafshë dhe bimë.

Parku perandorak i gjahut Mulan ndodhet në distriktin Weichang dhe 117 kilometra larg rajonit Chengde. Ky park perandorak gjahu u ndërtu në vitin 20 të perandorit Kangxi gjatë dinastisë Qing. Perimetri i tij është më shumë se 650 kilometra. Me shumë kafshë dhe zogj në pyll dhe kullotë, Parku Mulan u bë një park perandorak gjahu i famshëm. Këtu ka edhe kaligrafi në gurë të perandorit Qianlong dhe të perandorit Jiaqing të dinastisë Qing. Këto janë materiale të rëndësishme historike për të studiuar rregullet e gjuetisë gjatë dinastisë Qing.

Këshilla

Të dashur dëgjues, në qoftë se do të vizitoni Fshatin veror, 8 tempujt dhe Malin Bangchui, ju nevojiten 2 ditë. Ditën e tretë duhet të vizitoni Malin Wuling dhe ditën e katërt duhet të vizitoni Parkun perandorak të gjahut. Transporti për në qytetin Chengde është shumë i volitshëm. Ju mund të shkoni në Chengde me autobus nga Pekini, Tianjini, provinca Liangning, ose me tren nga qytetet kryesore të Kinës.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinës. Të dashur dëgjues, sot ju folëm për qytetin Chengde dhe pikat turistike të tij. Programi mbaroi. Mirudëgjofshim herën tjetër. (Çang Çuo)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China