PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Cao Wenxuan: I rrëfej botës tregimet kineze
2016-04-11 16:48:24 CRI Komenti juaj Printoni

Shkrimtari kinez për fëmijë Cao Wenxuan u nderua ditët e fundit me Çmimin "Hans Christian Andersen", një trofe që konsiderohet si çmim i vogël i Nobelit. Cao është i pari shkrimtar kinez që fiton këtë çmim. Kjo është një ngjarje e madhe për letërisnë kineze, pas Çmimit të Nobelit për Letërsi të akorduar shkrimtarit Mo Yan në vitin 2012. Letërsia kineze i shfaq edhe njëherë botës vlerat e saj.

Në programin e sotëm, do t'ju flas për shkrimtarin kinez Cao Wenxuan, që u ngjit sivjet në piedestalin e lartë të letërsisë botërore për fëmijë.

"Çmimi "Hans Christian Andersen i jepet shkrimtarit Cao Wenxuan."

Më 4 prill në Panairin e 53-të Ndërkombëtar të Librit, që u zhvillua në Bolonja të Italisë u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimi letrar "Hans Christian Andersen" për vitin 2016. Kur kryetarja e jurisë Patricia Aldana lexoi emrin e Cao Wenxuan salla shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje, duke pasqyruar gëzimin e krenarinë e kinezëve të pranishëm.

Çmimi "Hans Christian Andersen" është një çmim ndërkombëtar letrar, i krijuar në vitin 1956 nga Bordi Ndërkombëtar i Librave për Fëmijë. Çmimi akordohet një herë në dy vjet, përkatësisht për shkrimtarë dhe ilustrues, për kontributin e tyre afatgjatë në letërsinë e fëmijëve. Ky çmim është një ndër trofetë më të mëdha për shkrimtarët për fëmijë në botë dhe njihet si "çmimi i vogël i Nobelit".

Së bashku me Cao Wenxuan, kandidatë sivjet për këtë çmim ishin dhe 4 shkrimtarë të tjerë, të cilët janë të shquar në letërsinë botërore për fëmijë. Por juria vendosi t'ia jepte çmimin prestigjioz Cao Wenxuan-it, jo vetëm për stilin e veprave të tij, por dhe për veçantinë kineze të personazheve të tij. Kjo karakteristikë nuk njihet nga fëmijët e vendeve të tjera. Vetë shkrimtari Cao Wenxuan shprehet:  

"Mendoj se veprat e mia i afrohen më shumë standardit të Çmimit Andersen, sepse ky çmim konsiston në pastërtinë e letërsisë. Qysh nga fillimi, kur nisa të merrem me letërsinë për fëmijë, e kam trajtuar këtë letërsi si mjeshtëri. Mendoj se një tjetër arsye e çmimit është shfrytëzimi i plotë i burimeve që vendi im më ofron. Këto tregime kineze s'kanë mundësi të ndodhin në çdo vend tjetër jashtë Kinës, por temat e këtyre tregimeve u përkasin të gjithë njerëzve."

Kur publikoi listën e çmimeve, kryetarja e Jurisë Patricia Aldana tha se veprat e Cao-s, nëpërmjet bukurisë së stilit, rrëfejnë jetën e vështirë të personazheve fëmijë dhe sfidat e mëdha me të cilat përballen.

"Çmimi për Cao Wenxuan u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e jurisë. Veprat e tij janë shumë të bukura dhe u japin fëmijëve shembuj për përballimin e vështirësive të jetës. Librat e tij janë mirëpritur nga shumë fëmijë."

Cao Wenxuan qysh nga fillimi i krijimtarisë së tij letrare ka ngulur këmbë në kërkimin e veçantë estetik të veprave në "stilin Cao Wenxuan". Gjatë një interviste për gazetaren e Radios së Jashtme të Kinës, Cao duke folur për stilin e tij letrar thotë se "Në fakt nuk jam një shkrimtar tipik për fëmijë. Veprat e mia i lexojnë fëmijët, por edhe të rriturit, të cilët kanë nevojë ta shohin botën me syrin e fëmijëve."

"Kjo është motoja e tërë veprës. Unë preferoj më shumë botëkuptimin e thjeshtë, sesa atë të ndërlikuar dhe letërsia për fëmijë ma plotëson këtë dëshirë. Dua ta bëj botën idilike dhe kjo është realizueshme në letërsinë për fëmijë."

Pothuajse të gjithët janë të mendimit se letërsia për fëmijë ka si qëllim emocionet e bukura te fëmijët, por Cao Wenxuan nuk bie dakord me këtë mendim. Ai mendon se një njeri ka nevojë jo vetëm për emocione të gëzueshme por edhe për vërtetësinë e jetës.

"Ndoshta veprat e mia e përsosin më tej strukturën e letërsisë kineze për fëmijë. Nuk mendoj se veprat zbavitëse s'kanë vlerë, por fëmijët nuk mund të lexojnë vetëm libra argëtues. Krahas dëfrimit, ata kanë nevojë të lexojnë edhe libra serioze për fëmijë, ashtu si 'Shtëpia prej bari', 'Bronzi dhe Luledielli', 'Dingding dhe Dangdang'apo 'Markë Zjarri'. Ky është misioni që dua të përmbush" (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China