PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Raporti i emigracionit botëror i kushton vëmendje migrimit interurban
2016-03-25 16:45:44 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit dhe Qendra "Kina e Globalizimi" botuan bashkërisht në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore "Raportin e emigracionit botëror për vitin 2015: Mërgimtarë e qytete – bashkëpunimi i ri në administrimin e lëvizjes së popullsisë" në gjuhën kineze. Ky është raporti i 8-t i Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit mbi emigracionin botëror, i cili i kushtohet kryesisht ndikimit të lëvizjes së popullsisë mbi zhvillimin urban dhe jetesën e migrantëve në qytet.

Drejtori i Qendrës "Kina e Globalizimi" Wang Huiyao u shpreh se tani shumica e diskutimeve në botë për prirjen dhe politikën e migrimit janë në nivel shtetëror, kurse raporti i emigracionit botëror për vitin 2015 i kushton më shumë vëmendje problemit të migrimit interurban. Ai thotë:

"Sipas raportit të emigracionit botëror për vitin 2015, në botë rreth gjysma e emigrantëve ndërkombëtarë banojnë në 10 vende me nivel të lartë të urbanizimit dhe me të adhura të larta. Nga popullsia 7 miliardë banorë e botës, 1 miliard janë migrant, duke përfshirë 300 milionë emigrantë ndërkomëbtarë dhe 700 milionë migrantë brenda vendit. Njëkohësisht ndër këta 700 milionë migrantë brenda vendit, 300 milionë janë kinezë, prandaj Kina është vendi me migrimin më të madh në botë."

Të dhënat në raport tregojnë edhe ndryshimin e rajoneve ku drejtohen migrantët, qendrat e reja ekonomike po tërheqin më shumë migrantë dhe vendet në zhvillim po bëhen gradualisht vendet pritëse të migrantëve, nga vendet nxjerrëse të migrantëve. Numri i superqyteteve është shtuar në 28 nga 10 në vitin 1990, ndërsa popullsia e tyre ka arritur në 453 milionë, duke zënë 12% të popullsisë së përgjithshme në qytetet e botës. Janë shtuar me shpejtësi qytetet e mëdha me popullsi nga 5 milionë deri në 10 milionë banorë, ndërkohë 1/5 e qytetarëve të mbarë botës banojnë në qytetet e mesme me popullsi nga 1 milion deri në 5 milionë banorë. Në periudhën 1990 -2004, numri i popullsisë në qytetet e mesme u shtua me një herë, ndërsa deri në vitin 2030, ky numër pritet të shtohet me 36%.

Duke folur për raportin e emigracionit botëror për vitin 2015, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar e të Marrëdhënieve të Partneritetit pranë Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit Jill Helke u shpreh se migrantët e rinj i kanë sjellë qytetit ndryshime të mëdha:

"Lëvizja e popullsisë është faktori kryesor që nxit procesin e urbanizimit, shtegtimi i popullsisë në qytet ka sjellë jo vetëm sfida, por edhe shanse. Migrantët janë bashkëpunëtorë të fuqishëm në administrimin e qytetit dhe duhet t'u japim shancet e duhura për të ndërtuar qytete tolerante për migrantët, nëpërmjet marrëdhënieve të partneritetit e të bashkëpunimit."

Në raport vihet në dukje se mingrantët e rinj, lëvizja e popullsisë dhe lindja e medias sociale të migrantëve i kanë sjellë strukturës së popullsisë dhe modelit të shkëmbimeve në qytet ndryshime të mëdha. Sot në shumë qytete, migrantët përbëjnë popullsinë kryesore, por ardhja e tyre ka sjellë dhe dukuri të pabarazisë, të izolimit racial etj.

Në mbledhjen e raportit të emigracionit botëror për vitin 2015, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime për prirjen globale të urbanizimit dhe të shtimit të popullsisë së lëvizshme, shanse e sfida në administrimin e lëvizjes së popullsisë, marrëdhëniet mes mjedisit qytetar e popullsisë së lëvizshme, politika publike, integrimi i migrantëve etj. Drejtori i Qendrës "Kina e Globalizimi" Wang Huiyao i tha medias se kjo qendër do të zhvillojë bashkëpunim me qytete të provincës Guangdong, në fushën e administrimit të migrantëve në qytet:

"Po zhvillojmë një temë studimore në bashkëpunim me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe të Sigurimeve Shoqërore të provincës Guangdong për administrimin e migrantëve dhe të talenteve. Studimet zhvillohen në qytetet e mëdha me një numër të madh migrantësh si Guangzhou, Zhongshan, Dongguan etj. Në të ardhmen, Kina do të pranojë më shumë migrantë nga jashtë dhe organet përkatëse duhet të hartojnë masa për pranimin, shërbimin dhe administrimin e tyre." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China