PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekonomia kineze përballet me sfida dhe raste
2016-03-17 09:50:53 CRI Komenti juaj Printoni
Së pari, shohim objektivisht ekonominë kineze

1. Sipas raportit të punës së qeverisë kineze, rezultatet në vitin e kaluar janë arritur në bazë të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë kineze prej 60 trilionë juanësh. Në cilin niveli botëror qëndron rritja ekonomike e Kinës?

Opioni: Aktualisht, tri ekonomitë më të zhvilluara të botës kanë GDP mbi 10 trilionë dollarë, SHBA-ja 17.5 trilionë dollarë, BE-së rreth 15 trilionë, ndërsa Kina rreth 10.8 trilionë dollarë amerikanë. Norma vjetore e rritjes së GDP-së kineze ishte 6.9%, pra një rritje prej 700 miliardë dollarësh. Për SHBA-në kjo normë ishte 2.3% dhe masa e rritjes 350 miliardë dollarë, ndërsa në Eurozonë ishte 1%, në 150 miliardë dollarë.

Duke u nisur nga kontributi në zhvillimin e ekonomisë botërore, Kina ka dhënë edhe njëherë më shumë se SHBA-ja dhe 4.5 herë më shumë se Eurozona.

Kontributi i Japonisë në ekonominë globale është zero. Kina krahasohet me ekonomitë më të mëdha të botës dhe Japonia nuk është në të njejtin nivel me Kinën.

Pyetje: Media dhe institucione perëndimore flasin me zë të lartë për rënien e ekonomisë kineze, por si është gjendja e ekonomisë në vendet e zhvilluara?

Opinion: Në raportin për punën e qeverisë në vitin 2015 vihet re edhe ky paragraf: "Vitin e kaluar, sukseset janë siguruar me vështirësi. Këto suksese janë arritur në kushtet e situatës së vështirë e të ndërlikuar ndërkombëtare. Vjet ritmet e rritjes së ekonomisë ndërkombëtare ishin më të ultat në gjashtë vjet. Po ashtu u ulën ritmet e rritjes së tregtisë ndërkombëtare, çmimi i mallrave të paambalazhuara ra dhe tronditjet në tregun financiar ndërkombëtar u intensifikuan. Këta faktorë kanë ndikuar drejtpërdrejt mbi ekonominë kineze." Ky paragram nuk është vetëm një përshkrim i mjedisit të jashtëm, por edhe një krahasim. Problemet ekonomike të vendeve të zhvilluara janë më të rënda sesa ato të Kinës. Prandaj, po të bëjmë një krahasim, situata në Kinë është më optimiste. Por sipas mediave perëndimore gjendja e ekonomisë kineze duket më pesimiste, gjë që është e paarsyeshme. Këto media nuk e njohin siç duhet as veten dhe as mjedisin e jashtëm.

2. Krahasimi në kohë i ekonomisë kineze

Pyetje: Cilat janë arritjet ekonomike të Kinës?

Opinion: Në këtë raport të punës së qeverisë thuhet:"Një rritje me 1 pikë përqindjeje e GDP-së sot është e barasvlershme me një rritje prej 1.5 pikë përqindjeje para pesë vjetësh dhe 2.5 pikë përqindjeje para dhjetë vjetësh." Këto të dhëna statistikore janë mjaft të vërteta. Me rritjen e vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë, vështirësia e rritjes shtohet më tej. Megjithëse shpejtësia e rritjes së ekonomisë kineze është ulur pak, vlera reale e GDP-së është dyfishuar në krahasim më atë të para 10 vjetëve. Rritja aktuale prej 6.9 % është e barabartë se 12 % në të shkuarën. Me rritjen e vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë, është normale që shpejtësia e rritjes të pakësohet disi.

Përveç kësaj, le të vlerësojmë cilësinë e ekonomisë kineze. Vëllimi i rritjes ekonomike në Kinë vjen kryesisht nga tre sektorë: eksporti, investimet dhe konsumi. Në të kaluarën, eksporti dhe investimet zinin përqindjen kryesore dhe mallrat e eksportit konsumoheshin nga të huajt. Sot konsumi renditet i pari, ndërsa eksporti zë përqindjen më të vogël. Kjo tregon se nga rezultatet e zhvillimit të Kinës po përfitojnë më shumë kinezët.

Pyetje: Cilat janë deficitet e ekonomisë kineze?

Pikëpamje: Çdo ekonomi, përfshi atë kineze, ka të metat e veta. Në përgjithësi, problemet qëndrojnë tek zhvillimi dhe reformimi.

Problemet e zhvillimit pasqyrohen kryesisht në përmirësimin e strukturës industriale, në të cilën, industria tradicionale ka nxjerrë të gjitha mundësitë e zhvillimit dhe duhen industri të reja për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm. Industritë tradicionale si qymyrguri, çimento dhe çeliku lehtësojnë rrugën për industritë e reja krahas përfundimit të industrializmit të vendit. Ndërkohë, nëpërmjet zhvillimit të sektorëve si teknologjia e informacionit, "internet plus", energjitë e reja, format e reja të prodhimit, mbrojtja e mjedisit, bioteknologjia etj., do të ulen ndikimet në fushën e punësimit, konsumit etj., që do të ndodhin si pasojë e daljes graduale të industrive të vjetra.

III. Si të trajtohet perspektiva e ekonomisë kineze

Pyetje: Në raportin e sivjetshëm mbi veprimtarinë e qeverisë, cilat politika paraqiten nga qeveria kineze kundrejt mangësive të ekonomisë kineze?

Këndvështrim: Në raportin e sivjetshëm mbi veprimtarinë e qeverisë, vëmë re se pjesa më e rëndësishme është reforma e tregut në drejtimin e ofertës, e cila shtjellohet me mbi njëmijë hieroglife. Ndër detyrat kryesore të qeverisë kineze gjatë vitit 2016, forcimi i reformës strukturore në drejtimin e ofertës renditet i dyti pas rritjes së qëndrueshme, gjë që tregon vendosmërinë dhe hapat e qeverisë në këtë drejtim. Pakësimi i kapacitetit prodhues, rregullimi i strukturës ekonomike dhe nxitja e novacionit janë masat konkrete për reformën e tregut në drejtimin e ofertës.

Disa ndër pikat kryesore përfshihen në fjalinë e parë të "Raportit të punës së qeverisë për vitin 2016": "Nxitja e thjeshtimit të administrimit dhe e decentralizimit, ndërthurja e decentralizimit me kontrollin, përmirësimi i reformës së shërbimit në thellësi". Ato janë shumë të rëndësishme dhe tregojnë se thellimi i reformës në fushën e ofertës do të jetë edhe vetë fillimi i reformës së funksioneve qeveritare dhe i reformës institucionale. Këto elemente mund të shihen edhe në reformën e sistemit fiskal, p. sh. në zëvendësimin e taksës së biznesit me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China