PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja miraton rezolutën e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut
2016-03-09 16:11:33 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri rezolutën Nr.2270 për zbatimin e në sërë sanksionesh të reja ndaj Koresë së Veriut, me qëllim ndalimin e planit të këtij vendi për zhvillimin e armëve bërthamore e raketave. Rezoluta bën thirrje për rifillimin e bisedimeve 6-palëshe, për një Gadishull Korean pa armë bërthamore dhe paqësor. Kina votoi pro rezolutës.

Sanksionet përfshijnë embargon e materialeve që mund të përdoren për zhvillimin e armëve bërthamore e të raketave në Korenë e Veriut, forcimin e embargos së armëve në këtë vend, ngrirjen e kapitaleve financiare lidhur me planin bërthamor etj. Rezoluta rithekson rëndësinë e ruajtjes së paqes e të stabilitetit në Gadishullin Korean dhe në Azinë verilindore, me premtimin për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje në mënyrë paqësore, diplomatike e politike.

Në rezolutë theksohet se masat përkatëse nuk synojnë të ndikojnë negativisht në ndihmat humanirare për qytetarët e thjeshtë koreanoveriorë, apo mbi veprimtarinë e ndihmës për Korenë e Veriut.

Rezoluta është përkrahur nga qarqe të ndryshme. Në deklaratën pas miratimit të rezolutës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u shpreh se veprimet e përbashkëta të Këshillit të Sigurimit kanë lëshuar një sinjal të qartë se Koreja e Veriut duhet të respektojë detyrimet ndërkombëtare. Ai i kërkon Koresë së Veriut të respektojë rezolutën dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së ta zbatojnë atë. Ban Ki Moon premtoi se do të bëjë përpjekje së bashku me palët e ndryshme për të zbutur situatën e nderë dhe për të realizuar një Gadishull Korean pa armë bërthamore. Njëkohësisht ai ritheksoi rëndësinë e ndihmës ndërkombëtare për qytetarët e thjeshtë koreanoveriorë.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi tha të mërkurën se rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit për Korenë e Veriut duhet të shërbejë si një pikënisje e re dhe gurthemeli për zgjidhjen politike të çeshtjes bërthamore të Gadishullit Korean. Kina përkrah gjithmonë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare nëpërmjet dialogut e bisedimeve. Për të ndryshuar sa më parë situatën në Gadishullin Korean, Kina u propozon palëve të ndryshme të nxitin bisedimet e paqes në këtë gadishull dhe dëshiron të diskutojë me palët e ndryshme për veprime konkrete. Liu Jieyi tha:

"Sanksionet nuk janë qëllim në vetvete dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit nuk mund të zgjidhin rrënjësisht problemin bërthamor në Gadishullin Korean. Historia ka vërtetuar herë pas here se dialogu dhe bisedimet janë e vetmja rrugë e drejtë."

Njëkohësisht Liu Jieyi u bëri thirrje palëve përkatëse të mos acarojnë situatën e nderë në Gadishull:

"Kina kundërshton vendosjen e sistemit Thad të antiraketave në Gadishullin Korean, sepse ky veprim dëmton sigurinë shtetërore të Kinës dhe të vendeve të tjera të këtij rajoni, është kundër mbrojtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Gadishull, duke cënuar rëndë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen politike të kësaj çeshtjeje ."

Në deklaratën e tij, presidenti amerikan Barak Obama përshëndeti miratimin nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të rezolutës ndaj Koresë së Veriut dhe vuri në dukje se ky është reagimi i fuqishëm e i përshtatshëm i komunitetit ndërkombëtar për veprimet provokuese të palës koreanoveriore. Ai u shpreh se Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga plani i rrezikshëm, duke zgjedhur një rrugë më të mirë në favor të popullit të vet.

Qeveria jugkoreane përshëndeti për rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe i kërkoi Koresë së Veriut të pranojë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për të ecur sa më parë në rrugën pa armë bërthamore.

Të mërkurën, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe sigurinë Federica Mogherini, përmes një deklarate u shpreh se miratimi njëzëri nga Këshilli i Sigurimit i rezolutës për Korenë e Veriut shfaq vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar për mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar të mospërhapjes së armëve bërthamore. Koreja e Veriut duhet të respektojë të gjitha detyrat ndërkombëtare dhe të rifillojë kontakte të besueshme me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht nën kornizën e bisedimeve 6-palëshe. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China