PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prof. Shaban Sinani: Marrëdhëniet shqiptaro-kineze, një fushë e jashtëzakonshme studimi
2015-11-11 17:30:27 CRI Komenti juaj Printoni

Prof. Shaban Sinani është një ndër studiuesit më të njohur të letërsisë, të folklorit, të gjuhës, si edhe të etnosit e të identitetit shqiptar në përgjithësi. Në morinë e studimeve e të monografive të tij mund të veçohen "Mitologji në Eposin e Kreshnikëve", "Etnos në epos", "Kodikët e Shqipërisë në 'Kujtesën e botës', "Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të", "Për prozën e Kadaresë", "Pyetje në albanologji", "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe", "Hebrenjtë në Shqipëri" etj.

Prof. Sinani ndodhet tani në Pekin për të zhvilluar një kurs intensiv njëmujor lidhur me letërsinë, kulturën dhe historinë shqiptare në degën e gjuhës shqipe të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Kjo është vizita e tij e dytë në Kinë. Herën e parë z. Sinani ka qenë në Kinë në vitin nëntor 2004, kur ishte drejtor i Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit, për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis Arkivave të Shqipërisë dhe të Kinës, që synonte njohjen e historisë së vërtetë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lidhur me nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ndërmjet Kinës e Shqipërisë në fushat e shkencës, kulturës e arsimit, prof. Sinani vlerëson si pozitive tre nismat e ndërmarra: botimin në Kinë të 25 titujve nga letërsia shqipe, hartimin e një fjalori të madh kinezisht-shqip e shqip-kinezisht me më shumë se 40 mijë fjalë dhe përfshirjen e 60 personaliteve shqiptare vetëm nga fusha e kulturës dhe e letërsisë në botimin e ri të Enciklopedisë kineze. Prof. Sinani po ashtu shpreh mendimin për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet departamenteve të gjuhës shqipe të universiteteve shqiptare e të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ai i vlerëson marrëdhëniet shqiptaro-kineze si një fushë e gjerë e me një dokumentacion të jashtëzakonshëm dhe shprehet i gatshëm për të ndihmuar në formimin e një grupi të ri studiuesish të çështjeve të veçanta lidhur me këto marrëdhënie.

Përveç mbajtjes së ciklit të leksioneve, prof. Sinani planifikon që gjatë qëndrimit në Pekin të vendosë kontakte me disa prej më shumë se 20 institucioneve kineze që ndihmuan në vitet '70 në restaurimin e dy kodikëve të lashtë, që janë ndër pasuritë më të mëdha kulturore të popullit shqiptar.

Ndiqni intervistën që i morëm në studion e CRI-Shqip në Pekin prof. Shaban Sinanit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China