PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nxit zhvillimin e kredive konsumatore
2015-07-31 11:11:44 CRI Komenti juaj Printoni

Muajin e kaluar, qeveria kineze shpalli hapjen e tregut financiar për kreditë konsumatore duke tërhequr kapitale të ndryshme në këtë fushë. Financat konsumatore pritet të nxitin shtimin e konsumit të brendshëm kinez.

Në një supermarket të produkteve elektronike në Pekin, zoti Wang bleu një celular duke paguar me këste. Ai tha:

"Çmimi i celularit është 5288 juanë, nuk kam para të mjaftueshme dhe limiti i kartës sime të kreditit është vetëm 3000 juanë, prandaj zgjodha pagimin me këste për të blerë celularin."

Zoti Wang pagoi së pari 1500 juanë shumën fillestare dhe në 10 muajt e ardhshëm do të shlyejë me këste shumën totale të produktit plus interesin duke paguar rreth 500 juanë në përgjithësi.

Ky supermarket ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me një kompani të financave konsumatore që u jep konsumatorëve shërbimin e pagimit me këste. Pas nxjerrjes së këtij shërbimi, vëllimi i shitjes në këtë supermarket është shtuar ndjeshëm. Pronari i supermarketit Huang Huarui thotë se se shumica e konsumatorëve që kërkojnë këtë shërbim janë ata me të ardhura të ulëta. Disa prej tyre nuk kanë kartë krediti ose limiti i kartës është i ulët. Huang Huarui tha:

"Shumë konsumatorë sapo kanë filluar punë dhe nuk kanë shumë të ardhura. Kur çmimi i një produkti tejkalon buxhetin e tyre, ata zgjedhin shpesh pagimin me këste dhe pagimi mujor me qindra juanë nuk do t'u sjellë shumë presion ekonomik."

Kompania e financave konsumatore është një institucion financiar jo bankar që u jep qytetarëve kredi në shuma të vogla. Këto kredi mund të përdoren në fushën e blerjes së mallrave, të arsimimit, të martesës, të turizmit etj. Në vitin 2010, shërbimi filloi si provë në katër qytete kineze, pastaj u përhap në 16 qytete të tjera. Kompania e financave konsumatore Suning u krijua nga magnati i internetit Suning, brenda 2 muajve pas krijimit, kjo kompani ka dhënë 300 milionë juanë kredi konsumatore. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Chen Ming është i mendimit se në krahasim me kompani tradicionale financiare, kompania e financave konsumatore e internetit ka epërsi të dukshme:

"Në mbështetje të uebsajtit të biznesit elektronik Suning, kemi përgatitur numrin e madh të konsumatorëve, kjo do të kursejë shumë koston e zhvillimit të biznesit."

Për të nxitur më tej zhvillimin e financave konsumatore, muajin e kaluar, qeveria kineze shpalli përhapjen e këtij shërbimi në mbarë vendin. Pas shpalljes së kësaj politike, bankat tradicionale, kompanitë financiare, kompanitë e internetit etj., kanë shprehur vullnetin e madh për hyrjen në këtë treg me hapësirë të gjerë zhvillimi.

Zv-presidenti i kompanisë së financave "Baiqian" Kong Lingjun thotë se shansi i madh tregtar është shkaku kryesor i tërheqjes së këtyre ndërmarrjeve në fushën e financave konsumatore. Ai tha:

"Tregu i kredive me vlerë prej mbi 500 mijë juanësh zotërohet pothuajse nga bankat, kurse tregu i kredive konsumatore nën 500 mijë juanë ka ende shans të madh tregtar."

Sipas të dhënave, vitet e fundit, vëllimi i kredive konsumatore në Kinë rritet çdo vit me mbi 20%. Parashikohet që deri në vitin 2017, ky vëllim do të kalojë 27 trilionë juanë. Tregu i financave konsumatore në Kinë ka prirje të madhe zhvillimi.

Me shtimin e pandërprerë të kompanive të financave konsumatore, ka lindur dyshimi për sigurinë e kredive konsumatore pa kolateral. Lidhur me këtë, specialistja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës Zhao Ping thotë se sipas përmasave të tanishme të financave konsumatore, nuk pritet të ketë rreziqe të mëdha. Ajo tha:

"Së pari, sepse përqindja e financave konsumatore në Kinë është ende e ulët, së dyti sepse kompanitë e financave konsumatore i kontrollojnë rreptësisht kreditë që japin."

Por disa specialistë vunë në dukje se disa kompani të reja të financave konsumatore nuk i kuptojnë plotësisht rreziqet e tregut dhe synojnë vetëm zhvillimin e biznesit në treg. Ato duhet të krijojnë një sistem të fuqishëm të kontrollit të rreziqeve për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të sektorit të financave konsumatore. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China