PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rei në Pekin
2015-07-22 09:53:27 CRI Komenti juaj Printoni

Rei Sulo është një student shqiptar që po studion në Kinë. Deri tani ai ka qëndruar tre vjet në Pekin.

Gjatë dy viteve të parë, Rei mësoi gjuhën kineze në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ndërkohë në shtatorin e vitit të kaluar, ai nisi studimet e masterit në Universitetin e Shkencës dhe të Teknologjisë së Pekinit në degën e Tregtisë Ndërkombëtare.

Babai i Reit është një diplomat dhe ndikimi i tij tek familja është i madh. Rei e di se në vitet '60 dhe '70 të shekullit të kaluar, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë ishin të veçanta. Tani studenti shqiptar beson se Kina po luan dhe do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar, ndërsa ai personalisht tërhiqet nga kultura dhe filozofia e Kinës, ndaj dhe vendosi të studiojë këtu.

Në fillimin e studimeve, ai u përball me disa vështirësi. Sidomos gjuha kineze për europianët është shumë e vështirë. Prandaj Rei u fokusua shumë tek gjuha dhe pas zotërimit të saj ai u mësua edhe me jetën në Pekin.

Atij i pëlqen të shkëmbejë me moshatarët kinezë që dinë shumë për Shqipërinë, ndërsa mendon se kinezët janë miqësorë ndaj të huajve.

Malli nuk mungon në jetën e tij. Ai shpesh takohet me shqiptarë të tjerë që jetojnë në Kinë. Gjatë tre viteve, ai fitoi shumë. Fitimi më i madh sipas tij është gjuha kineze dhe më pas eksperienca e bukur e jetesës jashtë vendit.

Për t'i njohur bashkëmoshatarët kinezë me Shqipërinë, Rei dhe disa studentë të tjerë shqiptarë që studiojnë në këtë universitet, morrën pjesë së fundi në Festivalin e Kulturave të Huaja që u organizua këtë vit. Në platformën e festivalit ata treguan burimet turistike të Shqipërisë. Për Rein kjo ishte një nga eksperiencat më të bukura në Kinë, sepse tani më shumë kinezë e njohin atdheun e tij.

Në të ardhmen Rei dëshiron të ruajë lidhjet me Kinën. Dëgjoni tani bisedën e gazetares Zhang Zhuo me Rei Sulon.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China