PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, sfida e fundit para Lojërave Olimpike Dimërore 2022
2015-07-15 16:06:29 CRI Komenti juaj Printoni

"Çelësi i Artë" për Greqinë nuk është gjendur ende

Greqia ka rënë dakord më kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë dhe zyrtarët e Bashkimit Europian për të siguruar marrëveshjen e tretë të ndihmës.

Plani i ri i kërkon Greqisë të ndërmarrë shkurtime të mëtejshme në këmbim të kredive, si dhe për të siguruar mbetjen në eurozonë.

Jeroen Dijsselbloem, presidenti i Eurogroup, thotë se do të duhen dhe rreth katër javë për të përfunduar hartimin e programit të ri të shpëtimit për Greqinë.

"Do të duhet më shumë punë për të hartuar përmbajtjen e programit, zotimet dhe nevojat financiare për të cilat do të duhet sërish kohë për t'i negociuar. Ne u kemi kërkuar institucioneve që të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, por ndoshta do të duhen dhe rreth katër javë për mendimin tim, edhe pse shumë po më quajnë optimist," tha ai.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk njoftoi të hënën se udhëheqësit e eurozonës ranë dakord mbi problemin e borxhit grek, ndërkohë ai vuri në dukje se bisedimet mbi caktimin e programit të stabilitetit financiar mund të fillohen vetëm me kushte shtrënguese, çka tregon se parlamentet e vendeve të eurozonës, përshirë atë të Greqisë duhet të miratojë marrëveshjen e re "ndihma nëpërmjet reformave", e cila u pranua nga të gjitha vendet.

Sipas deklaratës së publikuar më vonë të hënën, theksohet se është e rëndësishme që Greqia dhe shtetet e tjera të eurozonës të rindërtojnë marrëdhënien e besimit.

Prandaj, Samiti i Eurozonës e mirëpriti premtimin e qeverisë greke për të miratuar një seri reformash pa vonesë në parlamentin grek. Këto reforma përshijnë rritjen e TVSH-së, zgjerimin e bazës tatimore për të rritur të ardhurat, si dhe vazhdimin e reformës së sistemit të pensioneve, zbatimit të politikave të kursimit dhe ruajtjen e pavarësisë së sistemit të statistikave të Greqisë.

Veçanërisht, marrëveshja e re nënvizon përmirësimin e administratës greke, zmadhimin e programit të privatizimit dhe përdorimin e aseteve shtetërore si kapital për të krijuar një fond si cili do të menaxhohet nga institucionet greke të Bashkimit Europian.

Në gjendjen e tanishme, Greqia duhet të kalojë shumë vështirësi para marrjes së ndihmës së tretë, por miratimi i marrëveshjes në Samitin e Eurozonës ka tejkaluar rrezikun e daljes së Greqisë nga Eurozona.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk:

"Megjithëse samiti i Eruozonës vendosi që t'i sigurojë Greqisë dhënien e ndihmës nga partnerët e BE-së, Athina do të duhet të shmangë ndikimet negativ mbi shoqërinë, ekonominë dhe politikën."

Ndërkohë një takimi i ministrave të Financave të Eurozonës në Bruksel ka shtyrë një vendim për financimin e përkohshëm të Greqisë, derisa një grup teknikësh të kryejnë vlerësimet financiare.

Sipas marrëveshjes, qeveria greke duhet të vazhdojë programin e kursimeve duke përfshirë pensionet, tregun dhe reformat e privatizimit.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras tani është kthyer në Athinë, duke u përpjekur ta bindë parlamentin e vendit të miratojë reformat e kërkuara. Ky proces pritet të përfundojë të mërkurën.

Ministria e Financave e Greqisë bëri njoftoi të hënën në mbrëmje se bankat do të fillojnë punën normale më 16 korrik.

Më herët, Banda Qendrore Europiane vendosi të mos vazhdojë ndihmat urgjente të likuiditetit për bankat greke. Analistët thonë se si pasojë e këtij vendimi, bankat greke nuk kishin tjetër rrugëzgjidhje përveç vazhdimit të pushimit.

Të hënën paradite, udhëheqësit e eurozonës arritën një marrëveshje paraprake mbi problemin e borxhit të Greqisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, Greqia do të duhet të miratojë një sërë reformash para 15 korrikut, ndërsa kreditorët ranë dakord që pas zbatimit të reformave të zotuara nga Greqia të fillojnë dhënien e fondeve të ndihmës me vlerë prej 82 deri 86 miliardë euro.

Reagimet:

Zëdhënësi i FMN-së Gerry Rice theksoi të hënën se FMN-ja është e gatshme të bashkëpunojë me Greqinë dhe Europën për zgjidhjen e krizës së borxheve dhe do të përpiqet për të çuar përpara këtë proces.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh për mediat se rruga është ende e gjatë dhe se, para se të përfundojë faza e 3-të e ndihmës për Greqinë, kreditorët dhe Greqia do të përballojnë shumë sfida.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e mirëpriti marrëveshjen mes Greqisë dhe Eurogrupit, pasi, sipas tij, ekonomia greke është e rëndësishme për Europën dhe NATO-n, si edhe për sigurinë rajonale.

Kryeministri i Francës Manuel Valls tha të hënën se arritja e marrëveshjes për Greqinë është fitore për Europën.

Valls nënvizoi përmes një interviste se Franca nuk është dakord me planin e Gjermanisë për një "Grexit". Megjithëse nuk ka divergjenca, gjëja më e rëndësishme është që të arrihet një ekuilibër mes Francës dhe Gjermanisë.

Më parë, Franca dhe Gjermania kishin mosmarrëveshje lidhur me daljen apo qëndrimin e Greqisë në Eurozonë. Presidenti francez François Hollande përsëriti disa herë pikëpamjet e tij për mbajtjen e Greqisë në Eurozonë. Por, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi para arritjes së marrëveshjes se nëse Greqia s'mund të plotësojë kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë, duhet të dalë nga Eurozona.

Nën ndikimin e njoftimit për arritjen e marrëveshjes, tregjet europiane të aksioneve patën rritje të dukshme.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China