PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, fillon politika e rimbursimit të taksave
2015-07-03 14:30:29 CRI Komenti juaj Printoni

Qysh nga 1 korriku, Pekini dhe Shangai, si dy qytete të para kineze, filluan të zbatojnë politikën e rimbursimit të taksave për turistët e huaj që blejnë mallra në Kinë. Cilat kushte duhet të përmbushen për rimbursimin e taksave, sa përqindje mund të marrin turistë të huaj dhe si është procedura përkatëse?

Sa është përqindja e rimbursimit të taksave

Rimbursimi i taksave do të thotë kur turisti i huaj largohet nga dogana, t'i kthehet tatimi i vlerës së shtuar të mallrave të blerë nga ai në dyqane të përcaktuara. Në Pekin dhe Shangai, kjo politikë zbatohet për të huajt që qëndrojnë në pjesën kontinentale të Kinës më pak se 183 ditë me radhë. Lidhur me kushtet e rimbursimit të taksave, zv/drejtori i Drejtorisë së Financave të Pekinit Zhao Yanming tha:

"Turistë të huaj që kërkojnë rimbursimin e taksave duhet të përputhen me këto katër kushte të mëposhtme. Së pari, mallrat që i njëjti turist blen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin dyqan duhet të arrijnë vlerën prej 500 juanësh. Së dyti, mallrat për rimbursimin e taksave nuk janë vënë akoma në përdorim. Së treti, data e rimbursimit të taksave nuk duhet të kalojë 90 ditë nga data e blerjes. Së katërti, mallrat për rimbursimin e taksave duhet të mbahen nga vetë turistë ose të futen në bagazhin e regjistruar për largimin nga Kina."

Në Kinë, përqindja e rimbursimit të taksave është 11% e çmimit të mallrave, duke përfshirë 2% komision dhe turistët e huaj mund të marrin më në fund një shumë të rimbursimit të taksave prej 9% të çmimit të mallrave. Si P.Sh. konsumi prej 1000 juanë kinezë do të ketë 90 juanë si shumë e rimbursuar. Turistët e huaj mund të marrin para të rimbursuara në dy mënyra, para cash ose kartë bankare. Nëse shuma e rimbursuar nuk kalon 10 mijë juanë, turistët e huaj mund të zgjedhin vetë mënyrën e marrjes së parave, ndërsa nëse shuma kalon 10 mijë juanë, paratë e rimbursuara do të xhirohen në llogaritë e turistëve.

A është e ndërlikuar procedura e rimbursimit të taksave?

Në mëngjesin e 1 korrikut, ditën e parë të zbatimit të rimbursimit të taksave në Kinë, gazetarja e Radios Kombëtare të Kinës ndoqi nga afër rastin e parë të rimbursimit.

Në zonën E të terminalit të tretë të aeroportit ndërkombëtar të Pekinit, përpara sportelit të ri të rimbursimit të taksave, u radhitën shumë turistë të huaj. Julian Ivans nga Uelsi mori 45.18 juanë si taksë e rimbursuar, si i pari rimbursim i taksave në aeroportin e Pekinit.

"Bleva me 502 juanë dy erashka të bukura për vajzën time si dhe një kukull panda për veten. Të gjitha dokumentet i kisha gati dhe procesi mbaroi shumë shpejt. "


Julian Ivans

Gazetarja pa se procesi i rimbursimit të taksave zgjat mesatarisht vetëm disa minuta. Një punonjës në terren shpejgoi se kur turistët blejnë mallra në dyqane të përcaktuara, informacionet përkatëse lidhen me numrin e pasaportës, kështu procedura e rimbursimit të taksave është e lehtë.

Për turistët e huaj, procedurat konkrete të rimbursimit të taksave përfshijnë hapat e mëposhtëm:

1. Blen mallra në dyqane të përcaktuara

2. I kërkon dyqanit formularin e kërkesës për rimbursimin e taksave dhe futurën e shitjes

3. Në portin apo aeroportin dalës, i paraqit doganës deklaratën, duke mbajtur me vete mallrat përkatës, formularin e kërkesës, faturën si dhe pasaportën.

4. Pas konfirmimit nga dogana, kryen rimbursimin e taksave në pikat përkatëse.

Tani në aeroportin ndërkombëtar, Dogana e Pekinit ka vendosur dy pika të rimbursimit të taksave, të cilat ndodhen gjatë rrugës drejt daljeve. Sipas punonjësit të agjencisë së rimbursimit të taksave, në aeroport ka shenja e tabela të ndryshme si dhe vullnetarë për të ndihmuar turistët e huaj për kryerjen e rimbursimit të taksave. Tani në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit, çdo pikë e rimbursimit të taksave ka të hapura të paktën 3 sportele. Nëse të gjitha dokumentet janë të gatshme, për një turist duhen 3-5 minuta për kontrollin e doganës dhe 3-5 minuta të tjetra për rimbursimin e taksave. Kështu për procesin e plotë, nevojitet një çerek ore. "Por duke marrë para sysh radhët turistët duhet të përgatiten se procedura mund të zgjatë 40-60 minuta," sugjeroi punonjësi i agjencisë.

Masat e mëtejshme për përmirësimin e rimbursimit të taksave

Pikat e rimbursimit të taksave ndodhen në portat dalëse nga territori i Kinës. Tanipërtani, në Pekin dhe Shangai të gjitha portat dalëse janë në aeroport, d.m.th. aeroportin ndërkombëtar tëPekinit, aeroportin ndërkombëtar Pudong të Shangait dhe aeroportin ndërkombëtar Hongqiao të Shangait. Zyrtarja e Drejtorisë së Financave të Shangait Yuan Baiwei tha se Shangai do të marrë parasysh zbatimin e politikës së rimbursimit të taksave edhe në pika të tjera dalëse.

"Pikat dalëse nga territori i Kinës përfshijnë ato tokësore, detare dhe ajrore. Tani në Shangai kushtet janë të pjekura në aeroportet Pudong dhe Hongqiao, kurse në të ardhmen do të hapen pika të rimbursimit të taksave edhe në stacione të trenave dhe doket e anijeve kruise."

Tani në Pekin dhe Shangai ka përkatësisht 86 e 27 dyqane të përcaktuara për rimbursimin e taksave, të shpërndara në zona kryesore tregtare dhe pika turistike. Në Pekin, 86 dyqane përfshijnë Plaza Wangfujing, Shopping Mall Xidan etj. si dhe disa dyqane të markave tradicionale të Pekinit, si Tongrentang për farmaci tradicionale kineze, Rongbaozhai për veprat e vizatimit tradicional kinez, Neiliansheng për këpucat tradicionale kineze etj. Drejtori i Drejtorisë së Taksave Kombëtare të Pekinit Hu Yongjin tha:

"Tanipërtani, dyqanet e përcaktuara për rimbursimin e taksave nuk janë të shumta. Por me zbatimin e politikës, besoj se më shumë dyqane do të kërkojnë të përfshihen në këtë sferë."

Zv/drejtori i Komisionit të Turizmit të Pekinit Wang Yue tha se zbatimi i politikës së rimbursimit të taksave jo vetëm do t'u ofrojë turistëve të huaj shërbime të ndërkombëtarizuara, por edhe do të jetë në ndihmë të nxitjes së konsumit turistik në Kinë. Në vitin 2014, numri i turistëve të huaj në Pekin u pakësua 5% në krahasim me vitin 2013, ndërkohë, turistët e huaj shpenzuan mesatarisht 1078 dollarë amerikanë në Pekin dhe ndër to 26.7% u përdorën për blerje, ndërsa në shumë qytete të zhvilluara turistike, kjo përqindje është zakonisht 40-50%. Pekini ka shumë hapësirë për përmirësim në këtë drejtim.

Opinioni publik është i mendimit se zbatimi i politikës së rimbursimit të taksave do të jetë në favor të zhvillimit të turizmit kinez. Por, ekonomistja Chen Fengying u shpreh hapur se për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, më e rëndësishmja janë punët bazë.

"Së pari, janë të kufizuara mallrat që të huajt blejnë në Kinë. Së dyti, si pasojë e ndotjes së mjedisit, u pakësua numri i turistëve të huaj në Kinë vitin e kaluar, por u shtua numri i turistëve kinezë jashtë vendit. Pra, politika e rimbursimit të taksave do të stimulojë kryesisht konsumin në Kinë të turistëve nga ekonomitë e reja, si Rusia etj."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China