PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi i parë i Investimeve të Tregtisë Kinë-Vendet e EQL
2015-06-12 20:17:39 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria mbështet nismën e Kinës 'Një brez, një rrugë' dhe nismat e tjera të investimeve si ai i vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, tha zv-ministri i jashtëm i Shqipërisë Selim Belortaja, gjatë takimit me ndihmësin e ministrit të Tregtisë së Kinës, Wang Bingnan.

"Shqipëria është e vendosur të ndjekë nismat e Kinës dhe do të përpiqet t'i kombinojë ato me axhendën e integrimit europian, të cilat janë në harmoni të plotë," tha zv-ministri i jashtëm i Shqipërisë.

Zoti Berlortaja prezantoi ligjin e ri të mbrojtjes së investimeve të huaja dhe atë për krijimin e tre zonave të lira ekonomike, ndërsa ftoi investitorët kinezë të marrin pjesë në zhvillimin e këtyre zonave.

Shqipëria ka përmirësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik me vendet fqinje, për t'iu ofruar investuesve mundësi më të mëdha dhe qasje në një treg më të gjerë, sesa vetëm ai i Shqipërisë.

Nga ana e tij, ndihmësi i ministrit të Tregtisë të Kinës, Wang, Bingnan, tha se Kina ka sipërmarrje të mëdha me kapacitete të forta, të cilat i nxit për të marrë pjesë në projektet e infrastrukturës dhe në zhvillimin e zonave të lira ekonomike.

Aktualisht Kina është partneri i tretë tregtar i Shqipërisë me një vëllim 360 milionë euro. Shtatë kompani të mëdha kineze veprojnë në Shqipëri në sektorin e minierave, energjisë, infrastrukturës rrugore etj.

Drejtorja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për Azinë Albana Dautllari,pjesmarrëse në Panair prezantoi përpara investuesve kinezë përparësitë e Shqipërisë. Ajo nënvizoi reformat ligjore që ka ndërmarrë qeveria dhe tha se modeli i ri i zhvillimit ekonomik mbështetet mbi prodhimin dhe eksportet. Për të pestin vit radhazi Shqipëria ka rritje të eksporteve, ndërsa një tjetër sektor i paprekur nga kriza ekonomike europiane dhe që ka njohur vetëm rritje është ai bujqësor. "Shqipëria synon të jetë ndër vendet kryesore në listën e Bankës Botërore për bërjen e biznesit, si dhe të lirisë ekonomike," tha Dautllari.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China