PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkëpunimi Kinë-Evropë Qendrore e Lindore, 16+1>17
2014-12-22 09:44:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në një intervistë me gazetarët e 16 vendeve të EQL-së, kryeministri kinez Li Keqiang theksoi në veçanti kontributin historik të Shqipërisë në rivendosjen e statusit të ligjshëm të Kinës në OKB.

Sipas tij, miqësia e thellë e tradicionale dhe besimi i shëndoshë e reciprok kanë hedhur një themel të fortë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Kinës e Shqipërisë, duke shtuar gatishmërinë e qeverisë kineze për të forcuar vrullin e bashkëpunimit, në kornizën e bashkëpunimit Kinë-EQL.

Bashkëpunimi me leverdi reciproke dhe fitime të përbashkëta

Bashkëpunimi midis Kinës dhe Shqipërisë pas mbi tre dekatave është kërkesa e përbashkët e dy vendeve për leverdi reciproke dhe fitime të përbashkëta, gjë që pasqyron edhe mekanizmin e bashkëpunimit Kinë-EQL.

Kina dhe vendet e EQL kanë marrëdhënie miqësore tradicionale. Vitet e fundit, të dy palët kanë shpejtuar hapat e bashkëpunimit dhe krijuan mekanizmin e bashkëpunimit "1+16". Viti 2014 u përcaktua si viti i nxitjes së tregtisë dhe investimeve midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.

Krahas Shqipërisë, 16 vendet e EQL-së përfshijnë edhe Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Maqedoninë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe Sloveninë. 11 prej tyre janë vende anëtare të BE-së.

Pavarësisht nga distanca e largët gjeografike me Kinën, bashkëpunimi i ka tërhequr dy palët dhe i ka lidhur ngushtë.

Për Kinën, vendet e EQL-së kanë epërsi të pazëvendësueshme. Ndër 16 vendet e EQL-së, disa ndodhen afër vendeve të Evropës Perëndimore, disa kanë porte të mira detare, disa disponojnë pika kyçe të rrugës tokësore. Të gjitha këto epërsi gjeografike i bëjnë vendet e EQL-së derën nga Azia në Evropë, që do të thotë zona e rëndësishme eksperimentale e ndërmarrjeve kineze për të hyrë në tregun e BE-së.

Nga këndvështrimi i vendeve të EQL-së, pas krizës monetare, këto vende ndodhen përpara gjendjes së vështirë. BE-ja, që ndodhet gjithashtu në vështirësi, nuk ka qenë në gjendje t'i ndihmojë, ndërsa bashkëpunimi me Kinën do të jetë në favor të rimëkëmbjes dhe të zhvillimit të ekonomisë të vendeve të EQL-së.

Lidhur me këtë, kryeministri kinez Li Keqiang e mori si shembull ndërtimin e infrastrukturës. Ai tha se në vendet e EQL-së, mungon përvoja, teknologjia dhe fondet, por të gjitha këto i ka Kina. "Kina është fabrika botërore e prodhimit të mallrave të përditshëm, ndërsa me zhvillimin e ekonomisë, në të ardhmen ajo do të shndërrohet në një bazë, që t'i ofrojë pajisje botës." shpjegoi kryeministri kinez, duke shtuar se"pajisjet kineze në hekurudhë, energji elektrike, porte detare, industrinë kimike dhe mekanike janë me cilësi të lartë dhe çmim të ulët."

Promovimi i pajisjeve kineze ishte një nga temat kryesore e vizitës së kryeministrit kinez Li Keqiang në Beograd. Kjo veprimtari, nga njëra anë do të ndihmojë Kinën të trajtojë kapacitetin e tepruar të prodhimit brenda vendit dhe nga ana tjetër, do të jetë në favor të vendeve të EQL-së të përmirësojnë infrastrukturën dhe jetesën e banorëve, pra një masë me fitime të përbashkëta.

Krahas pajisjeve, bashkëpunimi midis Kinës dhe EQL-së ka të bëjë edhe me kapitalin. Ai i krijon Kinës edhe një mënyrë të re për investime, që të zbutë shqetësimet e saj për rezervat kolosale të valutave.

Për të nxitur bashkëpunimin e investimeve në vendet e EQL-së, qeveria kineze krijon fondin e posaçëm prej 10 miliardë dollarësh për ndërtimin e infrastukturës, që të inkurajojë ndërmarrjet kineze me potencial të investojnë në këtë rajon.

Një nga objektet e financuara nga ky fond po realizohet në Maqedoni. Në fund të vitit 2013, kompania kineze Sinohydro fitoi kontratën për ndërtimin e dy rrugëve automobilistike të Maqedonisë, me vlerën e përgjithshme prej 870 milionë dollarësh. 90% e investimeve vijnë nga banka kineze EXIM, e cila nënshkroi marrëveshjen edhe me Shqipërinë pak kohë më parë, kurse 10% të tjerë nga qeveria maqedonase.

Kësaj here, gjatë vizitës në Beograd, kryeministri Li Keqiang paraqiti edhe një fond prej 3 miliardë dollarësh për investime, që të inkurajojë ndërmarrje e institucione financiare kineze të marrin pjesë aktivisht në procesin e privatizimit në vendet e EQL-së.

EQL, në "Brezin Ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit"

Në vitin 2013, Kina paraqiti idenë strategjike për ndërtimin e përbashkët të "Brezit Ekononimik gjatë Rrugës së Mëndafshit" si dhe "Rrugën Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të". Analizohet se strategjia mbi "një Brez dhe një Rrugë" është masa e re e Kinës për bashkëpunimin ndërkombëtar. Ndër to, Brezi Ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit konsiderohet si "korridori më i gjatë dhe më me potencial ekonomik në botë, që lidh qarkun ekonomik të Azi-Paqësorit me qarkun ekonomik evropian.

Vendet e EQL-së, që lidhin kontinentin evropian me atë aziatik, shërbejnë si portë e BE-së, ose kryeura e Kinës për hyrjen në tregun evropian. Nga ana tjetër, sipërfaqja e EQL-së zë 3/10 të BE-së, popullsia 1/4, kurse vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë më pak se 1/10, pra EQL konsiderohet si shpresa e rritjes së ardhshme të ekonomisë evropiane. Kina dhe vendet e EQL-së kanë gjithashtu mundësi të mëdha në bashkëpunimin në fushat financiare, të investimeve, energjetike, bujqësore, të ndërlidhshmërisë dhe të ndërtimit të infrastukturës.

Kohët e fundit, konkretizimi i strategjisë "një Brez dhe një Rrugë" ka gjetur vlerësim të lartë dhe është mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë, disa media perëndimore e keqkuptojnë këtë strategji si "Plani Marshall" i Kinës.

Historia dhe faktet vërtetojnë se strategjia "një Brez dhe një Rrugë" është krejt e ndryshme nga "Plani Marshall".

Së pari, të dy kanë pikënisje të ndryshme. "Plani Marshall" kishte për qëllim ndihmat ekonomike për vendet perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore dhe synoi gjithashtu frenimin e Bashkimit Sovjetik, pra ai shërbeu si mjet i Luftës së Ftohtë, e cila e ndau në mënyrë artificiale tregun evropian në dy, duke shtuar varfërinë.

Propozimet kineze mbi "një Brez dhe një Rrugë" përputhen me rrymën e kohës për paqen, zhvillimin, bashkëpunimin dhe fitime të përbashkëta.

Me thellimin e globalizimit ekonomik dhe shpejtimin e integrimit të ekonomisë rajonale, këto propozime plotësojnë jo vetëm kërkesën e Kinës për zhvillimin e mëtejshëm, por do të jenë në favor të gjallërimit të vendeve gjatë "Brezit dhe Rrugës". Pra, propozimet e Kinës krijojnë shanse të përbashkëta për Kinën dhe vendet përkatëse.

Së dyti, "Plani Marshall" dhe strategjia "një Brez dhe një Rrugë" kanë koncepte të ndryshme. I pari theksoi unanimitetin ideologjik dhe i shërbeu objektivit të ShBA-së për hegjemoni globale. I fundi synon paqen dhe ndjek shpirtin e bashkëpunimit, hapjes, gjithëpërfshirjes, mësimit te njëri-tjetrit, të leverdisë reciproke dhe të fitimeve të përbashkëta. Për bashkëpunim, Kina nuk shton asnjë kusht paraprak dhe mirëpret vendet e ndryshme gjatë Brezit dhe Rrugës të marrin pjesë në mënyrë të ndryshme.

Së treti, "Plani Marshall" dhe strategjia "një Brez dhe një Rrugë" realizohen me mënyra të ndryshme. I pari u drejtua vetëm nga ShBA-ja, kurse vendet perëndimore kishin status pasiv. Strategjia "një Brez dhe një Rrugë" thekson konsultime, ndërtimin dhe fitime të përbashkëta. Të gjitha vendet marrin pjesë në këtë program me vullnet dhe të marrin vendim sipas interesave të tyre.

"Në Pallatin e Verës të Pekinit gjendet një urë me 17 harqe. Ndoshta kinezët, qindra vjet më parë, menduan për bashkëpunimin e sotëm 16+1. Shpresoj sinqerisht se liderët e 16 vendeve, që janë të pranishëm këtu, do të kenë rast të shikojnë nga afër këtë urë në Pekin dhe të parashikojnë perspektivën e bukur të bashkëpunimit 16+1." Me këto fjalë, kryeministri kinez Li Keqiang përfundoi takimin me liderët e 16 vendeve. "Ne duhet të përpiqemi me mençuri dhe veprime, të realizojmë rezultatin që 16 plus 1 të jenë më shumë se 17." (Wang Lei)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China