PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe perspektiva e automobilave me energji të reja
2014-11-28 10:25:52 CRI Komenti juaj Printoni

Me përkrahjen e qeverisë kineze, automobilat me energji të reja po zhvillohen shpejt. Sipas statistikave, në 10 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i prodhimit të automobilave me energji të reja në Kinë arriti në 46 mijë e 900 duke u shtuar 5 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në ekspozitën ndërkombëtare automobilistike të Guangzhout të mbyllur të shtunën, u paraqit ekspozita e automobilave me energji të reja ku u shfaq ideja e re teknike e mbrojtjes së mjedisit brenda e jashtë vendit.

Me përhapjen e automobilave me energji të reja, sot në çdo ekspozitë ndërkombëtare automobilistike do të shfaqet kjo temë. Ekspozita automobilistike e Guangzhout e këtij viti tërhoqi pothuajse të gjitha ndërmarrjet kryesore të automobilave me energji të reja në botë. Vihet re se ky sektor po zhvillohet me një shpejtësi të paimagjinueshme. Si rezultat, më shumë konsumatorë kanë filluar t'u kushtojnë vëmendje automobilave me energji të reja. Zoti An është njëri prej tyre dhe pasi vizitoi ekspozitën për të kërkuar një makinë të tillë të përshtatshme ai u shpreh:


Foto: 徐楚云 / 东方IC

"Kam parë në ekspozitë disa automobila me energji të reja dhe më pëlqen më shumë makina BYD-Tang. Kjo është një makinë me energji të përzier, ndërsa kur mbaron energjia elektrike, makina mund të vijojë të udhëtojë me benzinë. Jam i mendimit se kjo është e përshtatshme për përdorim në qytet."

Për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve, shoqëritë e ndryshme automobilistike kanë shtuar fonde dhe krahë pune në zhvillimin e automobilave me energji të reja. Drejtori i automobilave me energji të reja i shoqërisë Chery Zhou Liang e njohu gazetarin me makinën elektrike me bateri Litium eQ që sapo u vë në treg në fillim të nëntorit. Ai tha:

"Pas daljes në treg të makinës eQ pati një interesim të madh për të. Ne shesim makina në uebsajte të biznesit elektronik Suning e Guomei dhe në ditën e parë të vënies në treg, morëm rreth 20 porosi dhe shumë konsulta për blerje. Do të vijojmë të prodhojmë makina me energji të reja, sepse qeveria e përkrah këtë sektor dhe u jep subvencione konsumatorëve që blejnë produkte të tilla."

Kryeredaktori i degës së automobilave të uebsajtit "China.com" Wu Lin vuri në dukje se tregu kinez i automobilave me energji të reja ka perspektivë të gjerë:

"Vitin e kaluar u shitën në mbarë botën më se 220 mijë automobila me energji të reja dhe në Kinë kjo shifër ishte vetëm 20 mijë. Kurse në 8 mujorin e parë të këtij viti, vëllimi i shitjes së automobilave me energji të reja në Kinë ka tejkaluar vëllimin e përgjithshëm të vitit 2013. Në shtator të këtij viti, qeveria kineze hoqi taksën e blerjes të disa automobilave me energji të reja. Në takimin e APEK-ut të zhvilluar pak kohë më parë në Pekin, Kina e SHBA-ja arritën marrëveshjen e pakësimit të ndotjeve. Jemi të bindur se në të ardhmen, qeveria do të hartojë më shumë politika në përkrahje të këtij sektori."


Foto: 杨峥 / 东方IC

Megjithëse automobilat me energji të reja përbëjnë një modë në botë, ka ende shumë punë për t'i përhapur në Kinë. Zv-kryeinxhinieri i Grupit Automobilistik Beijing Lin Yi u shpreh se tani një pengesë kryesore për zhvillimin e automobilave me energji të reja në Kinë është mungesa e pajisjeve të ngarkimit të baterive. Ai thekson:

"Në të kaluarën ne ishim të mendimit se teknologjia e baterive është kyçi i përhapjes së automobilave me energji të reja. Kurse në procesin e përhapjes, ne zbulojmë gradualisht se ndërtimi i pajisjeve të ngarkimit të baterive është një problem më i rëndësishëm. Për të zgjidhur problemin e ngarkimit të baterive të konsumatorëve, pas shitjes së një makine, ne do ta ndihmojmë konsumatorin të ndërtojë pajisjet e ngarkimit të baterive. Të gjitha fondet e ndërtimit jepen nga ne."

Si zhvillimi i automobilave me energji të reja edhe ndërtimi i pajisjeve të ngarkimit të baterive nevojit përkrahjen e organeve qeveritare. Qeveria kineze ka ndërmarrë disa masa të reja në këtë fushë. Në maj të këti viti, shoqëria shtetërore e rrjetit të energjisë elektrike vendosi të hapë tregun e pajisjeve të ngarkimit të baterive të makinave elektrike. Në korrik, Komisioni Shtetëror i Zhvillimit e i Reformës hartoi politikën e caktimit të çmimit të energjisë elektrike për makinat elektrike me qëllim që të ulet kostoja e përdorimit të makinave elektrike. Me zbatimin e një sërë masash përkrahëse sektori i automobilave me energji të reja në Kinë do të ketë perspektivë shumë të gjerë. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China