PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Më pak pazare, sjellje më e mirë e turistëve kinezë jashtë
2014-10-23 15:26:39 CRI Komenti juaj Printoni

Më pak pazare, sjellje më e mirë e turistëve kinezë jashtë

Një sondazh i fundit në Kinës mbi arsyet se pse kinezët udhëtuan jashtë vendit gjatë Ditës Kombëtare, zbulon se pazaret, sidomos të mallrave të luksit, aq shumë të dëshiruara nga kinezët, kanë rënë në krahasim zbulimin e zakoneve e kulturës vendore.

Raporti i korrespondentes së CRI-së, Chloe Lyme, na tregon më shumë për ndryshimin e zakoneve të kinezëve gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Sondazhi i zhvilluar nga 'China UnionPay', një kompani e cila lehtëson transaksionet e kartave bankare të udhëtarëve kineze jashtë vendit, tregon se nga 1 deri në 7 tetor, kinezët që udhëtuan jashtë shpenzuan mbi 50 për qind më shumë për ushqim dhe hotele, krahasuar me vitin e kaluar.


Foto: agefotostock / 东方IC

Gjatë festës së sivjetshme kombëtare, shpenzimet për pazare u rritën me 30 për qind.

Han Zhijuan, kreu i një agjencie shërbimesh për udhëtarët me bazë të Athinë, thotë se treguesit e të dhënave të shpenzimeve të udhëtarëve kinezë po bëhen gjithnjë e më të shumëllojshme.

"Ne kemi organizuar udhëtime për qëllime të ndryshme. Një prej tyre fokusohet tek prova e verës, pasi Greqia është një prodhues vere. Disa kinezë vijnë këtu për të përjetuar një eksperiencë unike të kurseve të golfit. Disa çifte të rinjsh e zgjedhin Greqinë për të kaluar muajin e mjaltit. Zakonet e udhëtimit të kinezëve po bëhen më unike," thotë Han.

Pazaret jashtë vendit, sidomos ato për mallrat e luksit, njëherësh në fokus të udhëtarëve kinezë, duket se po humbin rastin, pasi tani produktet e huaja të luksit janë tani të prekshme në Kinë.

Ge Lei është menaxher i 'China Youth Travel Service'.


Foto: agefotostock / 东方IC

"Udhëtarët kineze po bëhen më racionalë. Për një gjë, shumica e produkteve të markave të huaja janë tani në dispozicion në dyqanet pa taksa në Kinë. Pra, tani është shumë më e lehtë për njerëzit për të blerë artikuj të huaj. Në krye të kësaj, turistët janë më të vetëdijshëm për atë që atyre ju duhet në të vërtetë dhe jo të ndjekin të tjerët për të blerë shumë gjëra të padobishme jashtë vendit. Në vend të kësaj, ata zgjedhin produkte të ndryshme në vendet që udhëtojnë."

Përveç ndryshimit të zakoneve të të bërit pazar jashtë vendit, agjencitë turistike u sugjerojnë udhëtarëve kineze të jenë më të rafinuar kur udhëtojnë në vende të huaja.

Han Zhijuan nga 'Multipath Travel Services'.

"Gjatë sezonit të pikut të udhëtimit për Vitin e Ri kinez, festës së 1 majit dhe Ditës Kombëtare, ne nuk morëm ndonjë ankesë nga hotelet greke, agjencitë marrjes me qera të makinave, apo kompanitë ajrore. Unë besoj se tani udhëtarët kinezë po familjarizohen me kushtet e vendeve ku udhëtojnë, dhe në përgjithësi sjellja është e mirë."

Qeveria kineze u ka bërë në mënyrë të vazhdueshme presion agjencive të udhëtimit për t'i edukuar turistët kinezë me normat dhe zakonet e vendeve ku udhëtojnë.

Një vit konflikt në Ukrainë‏

Në Ukrainë më datë 26 tetor do të zhvillohen zgjedhjet legjislative të parakohshme që do të mundësojnë rizgjedhjen e parlamentit të votuar në vitin 2012 nën mandatin e presidentit prorus Viktor Janukoviç, të rrëzuar në shkurt. Presidenti proeuropian Petro Poroshenko, i zgjedhur në fund të majit me 55 për qind të votave, e shpërbëri dhomën e deputetëve, sipas autoritetit që i jep Kushtetuta, duke bërë që presidenti të qëndrojë një muaj pa maxhorancë.

Parlamenti ukrainas përbëhet nga 450 deputetë, të cilët kanë një mandat pesë vjeçar. Gjysma e deputetëve, ose 225 prej tyre, zgjidhen me votim proporcional dhe gjysma tjetër zgjidhet me votim maxhoritar. Vetëm lista që ka marrë më shumë se pesë për qind të votave proporcionale mund të marrë vende në parlament.

Të paktën 29 parti kanë paraqitur një listë kandidatësh për zgjedhjet proporcionale, ndërkohë që 3 468 kandidatë përballen në 225 rajone në votimin maxhoritar.


Foto: Sergei Chuzavkov / 东方IC

Qendrat e votimit do të hapen në orën 8:00 me orën vendore (5:00 GMT) dhe do të mbyllen në 20:00 (17:00 GMT). Disa sondazhe që do të zhvillohen kur të hapen qendrat e votimit do të publikohen pas përfundimit të të gjithë procesit.

Dymbëdhjetë qarqet që ndodhen në Krime nuk do të zhvillojnë zgjedhje, pasi ky gadishull ukrainas është aneksuar në pranverë nga Rusia. Kievi deklaron se zgjedhjet do të zhvillohen në këtë gadishull kur flamuri ukrainas do të valëvitet sërish aty.

Në lindje, separatistët prorusë, që kanë rreth tre për qind të territorit ukrainas dhe luftojnë kundër ushtrisë që prej prillit, do t'i bojkotojnë zgjedhjet. Ata kanë parashikuar që të organizojnë zgjedhjet e tyre presidenciale dhe legjislative më 2 nëntor.

Sipas komisionit zgjedhor, rreth dy milionë njerëz, nga 5,2 milionë votues, mund të votojnë në rajonin e Donetskut dhe Luganskut, ku mund të zgjidhen të paktën 14 deputetë nga 32.


Foto: Sergei Chuzavkov / 东方IC

Nuk kërkohet asnjë pjesëmarrje minimale që këto zgjedhje që të jenë të vlefshme, pas ndryshimit të ligjit zgjedhor. Me fjalë tjera, edhe pamundësia që qendrat e votimit të hapen në zonat që janë nën kontrollin e rebelëve prorusë nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve.

Partia e presidentit Petro Poroshenko, shihet si favorite me 33,5 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar në fillim të tetorit nga "Ratinggroup". Ma pas vjen partia radikale e populistit Oleg Liachko me 12,8 për qind, Fronti Popullor i kryeministrit Arsenij Jaceniuk 8,9 për qind dhe partia e ish-kryeministres Julia Timoshenko 6,9 për qind. Të gjitha këto parti kanë një orientim properëndimor, por disa kritikojnë hapjen me separatistët.


Foto: Efrem Lukatsky / 东方IC

Partia e Rajoneve e ish-presidentit Viktor Janukoviç vendosi t'i bojkotojë zgjedhjet, dhe vasali i saj, Ukraina e Fortë, numëron rreth 7,8 për qind të votave. Partia Komuniste, proruse, nuk e ka arritur përqindjen e nevojshme dhe do të përjashtohet nga parlamenti.

Më 21 nëntor 2013, qeveria ndërpret negociatat mbi një marrëveshje të asocimit me Bashkimin Europian dhe rifilloi marrëdhëniet ekonomike me Rusinë, duke shkaktuar zemërim tek opozitarët proeuropianë. Në Kiev manifestimet zgjasin tre muaj rresht në sheshin "Maidan", sheshi "Pavarësia" që bëhet simboli i kontestimit.

Represioni intensifikohet në fund të janarit 2014, ku forcat e rendit sulmojnë manifestuesit duke lënë më shumë se 100 të vdekur në tre ditë. I shkarkuar nga parlamenti më 22 shkurt, presidenti Viktor Janukoviç arratiset në Rusi. Një miliarder properëndimor, Petro Poroshenko, zgjidhet president më 25 maj.

Më 26 shkurt, prorusët dhe proukrainasit përplasen në Simferopol, kryeqytetin e Krimesë, Republikë Autonome dhe rusisht folëse. Një ditë më pas, parlamenti i Krimesë, ku është vendosur një komando proruse, zgjedh një qeveri të re vendore dhe voton për organizimin e një referendumi mbi të ardhmen e gadishullit ku hyjnë ushtarë rusë të veshur si civilë.

Më 16 mars, një referendum plebishitar sjell bashkimin e Krimesë me Federatën Ruse, miratuar dy ditë më pas nga Moska. Ky aneksim i dënuar nga Kievi dhe Perëndimorët shkaktoi krizën më të rëndë diplomatike mes Perëndimit dhe Rusisë që prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik. Në lindjen e Ukrainës në kufi me Rusinë, manifestuesit prorusë marrin nën kontroll që prej 6 prillit godinat zyrtare në Kharkiv, Donetsk dhe Lugansk. Më 13, Ukraina që akuzon Moskën se po përpiqet që ta pushtojë dhe ta shpërbëjë, fillon një operacion antiterrorist në zonat rebele.


Foto: Efrem Lukatsky / 东方IC

Rebelët organizuan një referendum të gjykuar të jashtligjshëm nga Kievi dhe Perëndimorët mbi pavarësinë, plebishiti u mbajt më 11 maj nga rajonet e Donetskut dhe Luganskut.

Më 17 korrik, një avion "Boeing" i kompanisë "Malaysia Airlines" u rrëzua në rajon rebel duke shkatuar 298 të vdekur. Kievi dhe rebelët akuzuan njëri tjetrin për rrëzimin e avionit. BE-ja dhe SHBA-ja përforcojnë sanksionet e tyre kundër Rusisë, e akuzuar se mbështet separatistët. Sipas OKB-së, konflikti ka bërë më shumë se 3 700 të vdekur.

Më 5 shtator, pas fitoreve të separatistëve të ndihmuar nga prania e ushtarëve rus sipas Perëndimorëve, Kievi dhe rebelët nënshkruajnë një armëpushim në Minsk, që shkelet regullisht. ;ë 23, separatistët shpallin zgjedhje presidenciale dhe legjislative për datën 2 nëntor në rajonet e Donetskut dhe të Luganskut të cilëve Kievi u propozon një status special.

Më 16 shtator, Ukraina dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje historike të asocimit, duke konkretizuar largimin nga influenca ruse të kësaj ish-republike sovjetike. Putini urdhëron më 12 tetor tërheqjen e 17 600 ushtarëve rusë të vendosur që prej verës në kufirin me Ukrainën.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China