PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Periudhë e rëndësishme me shance strategjike për Kinën
2014-10-06 12:00:40 CRI Komenti juaj Printoni

"Duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme, 20 vjetët e parë të shekullit të 21-të, për Kinën përbëjnë një periudhë të rëndësishme me shance strategjike, që Kina duhet ta kapë fort." Këtë gjykim bëri Kina në vitin 2002. Kanë kaluar 12 vjet nga viti 2002, 3/4 e kësaj periudhe 20 vjeçare. Gjatë këtyre vjetëve, në komunitetin ndërkombëtar kanë ndodhur ndryshime kolosale, të cilat ndikojnë edhe në shancet strategjike të Kinës. Në këtë rrethanë, a do të zgjatet apo do të shkurtohet periudha me shance strategjike për Kinën dhe a ka ndonjë ndryshim në përmbajtjen e saj?


Foto nga 遇桂有 / 东方IC

Mbi temën "periudha e rëndësishme me shance strategjike për Kinën", ditët e fundit gazeta kineze "Huanqiu Shibao" bëri intervista përkatësisht me 4 studjues të famshëm në botë, si M.L.TITARENKO, drejtor i Institutit Kërkimor mbi Lindjen e Largët pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, Jim O'Neill, profesor i ekonomisë i Universitetit të Mançesterit dhe ish-kryeekonomisti i kompanisë Goldman Sachs, Pieter Bottlier, ish-përfaqësues i parë i Bankës Botërore në Kinë dhe Jin Canrong, zv/drejtor i Shkollës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Renmin të Kinës.

Si e kuptoni "periudhën e rëndësishme me shance strategjike", të Kinës?

Titarenko: Zhvillimi i shpejtë i Kinës gjatë 20 vjetëve të fundit është rezultat i shfrytëzimit me efikasitet të "periudhës së rëndësishme me shance strategjike". Nga këndvështrimi global, normalizimi i marrëdhënieve kino-amerikane dhe tërheqja e Kinës nga grupi i ish-Bashkimit Sovjetik i kanë krijuar asaj një situatë të mirë të jashtme. ShBA-ja, dhe Kina si partnerë kanë bashkëpunuar në fushat ekonomike, tekniko-shkencore, kulturore etj. Por unë jam i mendimit se ShBA-ja nuk do t'i ofrojë Kinës teknologji më të përparuar, që do të thotë, Kina do të mbetet disa hapa mbrapa në rrugën e modernizimit. Kina është e ndërgjegjshme për këtë situatë dhe po përpiqet të shkëputet prej saj. Nga vendimet e mara nga Kina gjatë 10 vjetëve të fundit del se ky vend po ndjek rrugën e novacionit.

O'Neill: Kam qenë i mendimit se Kina është shumë e veçantë, sepse ajo është e vetmja fuqi që nuk ka ambicje për hegjemoni në glob. Synimi i zhvillimit të saj është jetesa më e mirë e popullsisë së vendit prej 1 miliard e 300 milionë banorë. Gjithashtu, Kina është i vetmi ndër vendet BRIKS, që realizoi rritjen ekonomike më të lartë se parashikimi im. Një nga shkaqet është se liderët kinezë e kanë shumë të qartë për çfarë të preokupohen dhe si të veprojnë.

A e kapi Kina si duhet "periudhën e rëndësishme me shance strategjike" gjatë mbi 10 vjetëve të kaluar?

Jin Canrong: Gjatë më shumë se një dekadë , Kina i kapi si duhet shancet. Nga ana e zhvillimit të brendshëm, potenciali i Kinës është shtuar më tej. Nga ana ndërkombëtare, Kina ka realizuar marrëdhënie të qëndrueshme me ShBA-në dhe me vendet fqinje.

O'Niell: Në fakt, qeveria kineze e ka përqendruar vëmendjen në kryerjen e planit të vet madhështor.


Foto nga 张赫 / 东方IC

Titarenko: Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kina është e vetmja fuqi që e konsideron Rusinë si partner të barabartë. Kjo është mençuria e liderëve kinezë. Kolegët e mi kinezë më thanë se kriza në Rusi është e përkohshme dhe ky vend, që disponon burime të pasura natyrore dhe popullsi me cilësi të lartë, ishte, është dhe do të jetë prapëseprapë një vend i madh. Gjatë periudhës së Putinit, Rusia u rimëkëmb dhe partneriteti strategjik midis Rusisë dhe Kinës është zhvilluar ndjeshëm, që do të thotë, duke kapur "shancet strategjike" të kësaj periudhe të rëndësishme, Kina nuk e bën Rusinë faktor frenues në rrugën e zhvillimit.

Bottlier: Periudha me shance strategjike, e theksuar nga Kina, ka të bëjë zakonisht me marrëdhëniet kino-amerikane. Në historinë botërore, nuk shihen dy fuqi, me sistem politik krejt të ndryshëm, të mbështeten te njëra-tjetrën në aq shumë fusha, duke përfshirë ato tregtare dhe të investimeve.

Cilat ngjarje të mëdha mund ta ndryshojnë afatin e kësaj periudhe me shance strategjike?

Jin Canrong: Gjatë 3/4 të periudhës së rëndësishme strategjike, tre ngjarje të mëdha kanë mundësi të zgjatin këtë periudhë, sulmi terrorist i 11 shtatorit, kriza monetare dhe situata në Ukrainë. Dy ngjarjet e para i dhanë më shumë vetbesim Kinës, që të dilte nga adhurimi për ShBA-në dhe të ndjekë rrugën e vetë. Kriza financiare e dëmtoi edhe Kinën, si pakësimi i eksportit, ulja e rezervës valutore etj, por nga gjendja e përgjithshme, gjatë krizës monetare, ShBA-ja kishte nevojë për ndihmat nga Kina dhe krijoi posaçërisht mekanizmin e ri, G20, në të cilin Kina gëzon më shumë të drejtën e fjalës. Pas situatës në Ukrainë, marrëdhëniet amerikano-ruse nuk do të përmirësohen në 5 vjetët e ardhshëm dhe si pasojë, ShBA-ja do të frenohet dhe nuk mund të përballojë Kinën me të gjitha forcat. Nga ana tjetër, në çështjen e Ukrainës, të dyja palët, ShBA-ja dhe Rusia kanë nevojë për ndihmat e Kinës. Sigurisht, shancet strategjike ekzistojnë objektivisht, por Kina duhet jetë në gjendje t'i kapë dhe të veprojë me forcën e vet. Prandaj, afati i periudhës me shance strategjike, varet nga vetë Kina .


Foto nga 何子 / 东方IC

Bottlier: Jam i mendimit se në krahasim me faktorët e brendshëm, ata të jashtëm janë më të rëndësishëm për liderët kinezë në hartimin e politikave. Për paqen dhe stabilitetin e botës, bashkëpunimi midis Kinës , ShBA-së dhe Evropës do të jetë gjithnjë e më i rëndësishëm. Shpresoj sinqerisht se Kina dhe Perëndimi do të bashkëveprojnë që të realizojnë një gadishull korean, pa armë bërthamore. Pas "Pranverës Arabe", Lindja e Mesme ka hyrë në një periudhë të pasigurt dhe shumë të rrezikshme. Kina dhe Perëndimi importojnë naftë kryesisht nga Lindja e Mesme, prandaj ShBA-ja dhe Kina duhet të përpiqen bashkërisht për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Cilat janë sfidat kryesore të Kinës?

Titarenko: Politika e fiqinjësisë së mirë është shumë e drejtë. Çdo acarim i kontradiktave me vendet fqinje do të jetë në favor të ShBA-së. P.Sh. në Detin e Kinës Jugor, palët duhet të respektojnë "Deklaratën e sjelljeve të palëve në Detin e Kinës Jugore", të arritur midis Kinës dhe ASEAN-it. ShBA-ja ka përdorur mënyra të ndryshme, duke përfshirë teknologjitë e internetit, të ndërhyjë në fushat e ideologjisë, të kulturës dhe të informacionit, që orvatet të nxitë "luftë" brenda Kinës. Nga Tunizia dhe Libia e deri në rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit, ndonjë forcë fabrikoi trazirat politike nëpërmjet internetit. Unë vlerësoj pozitivisht masat e Kinës në kundërshtim të ndërhyrjes së informacioneve të huaja.

O'Niell: Gjatë mbi dhjetë vjetëve të shekullit të 21-të, Kina ndodhet përpara sfidave jo vetëm ekonomike, por edhe ideologjike. P.Sh, Kina përballon kohët e fundit sfidat nga Perëndimi në politikë dhe në opinion në problemin e Hong Kong-ut. Nuk mendoj se Kina bën ndonjë gabim, sepse Kina po kryen punët e veta sipas marrëveshjes historike. Përpara presionit ndërkombëtar,një domosdoshmëri për Kinën mbetet këmbëngulja.

Bottlier: Për Kinën, duhet të vihen në plan të parë zhvillimi ekonomik dhe reforma në vend. Gjithashtu, shpresoj se Kina do të veprojë edhe në sigurinë kolektive të globit, paqen në Azi-Paqësor dhe në Lindjen e Mesme si dhe në çështjen e ndryshimit të klimës. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China