PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tre mesazhe nga vizitat e liderëve kinezë në Evropë
2014-06-23 08:33:51 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesën e kryeministrit të Britanisë së Madhe Cameron dhe të kryeministrit të Greqisë Samaras, nga 16 deri më 21 qershor kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë në takimin vjetor të kryeministrave Kinë-Britani dhe bëri një vizitë zyrtare në Britani dhe Greqi. Në gjysmën e parë të këtij viti, kryetari i shtetit i Kinës dhe kryeministri vizituan me radhë Evropën dhe njëkohësisht, liderë të vendeve evropiane kanë vizituar shpesh Kinën. Por cilat janë mesazhet e vizitave të liderëve kinezë në Evropë? Në programin e sotëm, do t'ju flas për këtë temë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, të kryeministrave Li dhe Cameron, që pasoi takimin dypalësh në Londër më 17 qershor pasdite, kreu i qeverisë kineze tha se Kina është vendi më i madh në zhvillim, ndërsa Britania është vendi që realizoi i pari industralizmin në botë dhe thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve është jo vetëm në favor të tyre, por ka edhe rëndësi globale. Pala kineze është e gatshme që të bëhet partner i palës britanike për rritjen e përbashkët dhe zhvillimin gjithëpërfshirës, për të shtruar rrugën e mëtejshme të marrëdhënieve kino-britanike. Njëkohësisht, Li shprehu shpresën se të dy vendet do të forcojnë bashkëpunimin në çështjet ndëkombëtare, në mbrojtje të hapjes së ekonomisë botërore dhe të nxitë liberalizimin e tregtisë globale.

"Në Britani, qilimi i kuq për nder të mysafirëve kinezë u shtrua nga kështjella 'Windsor' në rrugën Downing," . Kjo theksohet në lajmin e Kompanisë Kombëtare të Transmetimit të ShBA-së (NBC) të datës 17 qershor ku komentohet respekti i Britanisë ndaj delegacionit kinez. Këtë ditë, kryeministri kinez Li Keqiang u takua me mbretëreshën e Britanisë së Madhe Elizabeth II, zhvilloi bisedime me kryeministrin Cameron në sferë të gjerë dhe në sferë të ngushtë si dhe mori pjesë në tryezën e rrumbullakët Kinë-Britani mbi ekonominë globale. Nga axhenda e ngjeshur e vizitës së kryeministrit kinez, mediat botërore u përpoqën të komentojnë marrëdhëniet midis ekonomisë së dytë në botë, në ngritje dhe vendit të madh veteran perëndimor.

Kryeministrat e dy vendeve theksuan njëzëri se do të përpiqen të realizojnë objektivin që vëllimi i tregtisë dypalëshe në vitin 2015 të arrijë në 100 miliardë dollarë. Njëkohësisht, pala kineze do të krijojë bankën e likuidetit të monedhës kineze RMB, që të realizojë këmbimin e drejtpërdrejt juan-paund. Krahas këtyre, pala kineze do të dërgojë edhe 10 mijë studentë në Britani, të sponsorizuar me fonde shtetërore, në 5 vjetët e ardhshëm.

"Ne kemi të njejtin mendim se duhet të thellojmë më tej bashkëpunimin Kinë-Britani, që në kohën e shtimit të vëllimit të tregtisë në 100 miliardë dollarë, do të ngrihet edhe cilësia e bashkëpunimit. Jemi të gatshëm që të krijojmë partneritetin me Britaninë në reformim dhe në novacion."

Po më 17 qershor, Kina dhe Britania nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushat financiare, energjetike, të ndërtimit të infrastrukturës, arsimore etj., të cilat pasqyrojnë dëshirat e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit në këto fusha. Kryeministri Cameron:

"Nënshkruam sot marrëveshje me vëllimin e përgjithshëm prej mbi 14 miliardë paundësh, të cilat krijojnë kushte për shtimin e punësimit dhe për garantimin e rritjes. Forcimi i partneritetit midis nesh ka për qëllim që të realizojmë rritje, reformim dhe novacion. Njëkohësisht, marrëdhëniet kino-britanike e tejkalojnë fushën ekonomike. Britania është e ndërgjegjshme që ngritja e Kinës është ngjarja e rëndësishme e këtij shekulli dhe pala britanike vlerëson shkëputjen e miliona kinezëve nga varfëria, në sajë të zhvillimit ekonomik të Kinës."

Marrëveshjet mbi bashkëpunimin ekonomik janë në fokus të mediave perëndimore gjatë vizitës së kryeministrit Li. Agjencia Reuter dhe gazeta amerikane "The Wall Street Journal" i kushtuan rëndësi marrëveshjes së furnizimit me gaz prej 20 miliardë dollarësh midis kompanisë britanike BP dhe kompanisë kineze të naftës. Në një koment të gazetës "Hong Kong Economic Journal" thuhet se marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Kinë-Britani kanë nuancë të theksuar të plotësimit të interesave të njëri-tjetrit, që është në favor të ruajtjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik afatgjatë.

Në një artikull të gazetës hongkongase "Takungpao" thuhet se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar vihet në plan të parë të vizitës së Li Keqiang-ut në Britani, por rëndësia e saj nuk kufizohet vetëm në tregti, nga këndvështrimi i gjendjes së fundit gjeopolitike.

Më pak se 3 muajsh më parë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping përfundoi turneun e tij 11 ditor në Evropë, pasi vizitoi Holandën, Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën. Kështu në gjysmën e parë të këtij viti, liderët e shtetit të Kinës bënë dy vizita në Evropë.

Në të njëtën kohë, edhe liderë evropianë kanë vizituar shpesh Kinën. Qysh nga dhjetori i kaluar, kanë zhvilluar vizita zyrtare në Kinë kryeministri britanik, presidenti bullgar, kryeministri hungarez, zv/kancelari gjerman, presidenti portugez, presidenti kroat dhe kryeministri italian.

Vizitat e shpeshta reciproke midis liderëve të Kinës dhe të Evropës pasqyrojnë marrëdhëniet e mira dypalëshe, duke dhënë 3 mesazhe për prirjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-evropiane në thellësi dhe në shumë dimensione.

Së pari, Kina dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjerën, gjatë zhvillimit. Deri më 2013, BE-ja ka qenë partner i parë tregtar i Kinës për 9 vjet me radhë, ndërsa Kina ka qenë partner i dytë tregtar i BE-së për 10 vjet me radhë. Gjatë vizitave reciproke, të dyja palët nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë vizitës së Xi Jinping-ut në Evropë, Kina dhe 4 vende evropiane nënshkruan mbi 120 marrëveshje bashkëpunimi, ndësa kësaj here, Li Keqiang realizoi nënshkrimin e marrëveshjeve prej mbi 14 miliardë paundësh.

Krahas vëllimit kolosal, marrëveshjet kino-evropiane pasqyrojnë edhe prirjen e ekuilibrimit të bashkëpunimit dypalësh, që bazohet në kërkesat e të dy vendeve. Nga njëra anë, Evropa ka nevojë për kapitalet kineze. Falë bashkëpunimit me kompanianë kineze të automjeteve Dongfeng, kompania franceze e automjeteve "PSA Peugeot Citroen" doli nga vështirësitë financiare. Nga ana tjetër, me bashkëpunimin me ndërmarrje evropiane, ndërmarrjet kineze kanë rast t'u afrohen teknologjive të tyre të larta. Njëkohësisht, edhe teknologjia kineze është në gjendje të hyjë në Evropë. Gjatë vizitës së tij, kryeministri Li i prezantoi Britanisë objekte të centralit bërthamor dhe të hekurudhës me shpejtësi të lartë.

Së dyti, Kina dhe Evropa mbështeten te njëra-tjera në fushën politike. Kina dhe BE-ja janë forca të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar. Marrëdhëniet me Evropën kanë zënë një pozicion të rëndësishëm në politikën e jashtme të Kinës. Xi Jinping është i pari kryetar i shtetit i Kinës që vizitoi selinë e BE-së. Pas kësaj vizite të kryeministrit Li, brezi i ri i liderëve kinezë mbaron vizitat në tre vendet kryesore evropiane, Britani, Francë dhe Gjermani.

Në samitin e G7 në fillim të qershorit, ShBA-ja dhe Japonia u orvatën ta dënonin Kinën për veprimin e saj në Detin e Kinës Lindore dhe në atë të Kinës Jugore, por nuk patën sukses, si rrjedhim i qëndrimit të paanshëm të vendeve evropiane. Nga shkëmbimet kino-evropiane vitet e fundit, Pekini përcaktoi mënyrën e thellimit të bashkëpunimit strategjik me Evropën, që do të thotë të krijosh bazën strategjike nëpërmjet bashkëpunimit konkret. Ndërsa BE-ja dhe vendet evropiane, që u kushtojnë rëndësi marrëdhënieve me Kinën, janë shprehur të gatshëm të tejkalojnë konfliktet e deritanishme në fushën tregtare, në dëm të marrëdhënieve kino-evropiane.

Së treti, Kina dhe Evropa shkëmbejnë përvoja në fushën kulturore. Megjithëse Kina dhe Evropa ndodhen në faza të ndryshme të zhvillimit dhe kanë sisteme të ndryshme shtetërore, të dyja kanë epërsitë e veta dhe duhet ta trajtojnë njëra-tjerën në mënyrë të barabartë. Liderët kinezë u kushtojnë rëndësi shkëmbimeve kulturore dhe ideologjike dhe gjatë vizitave të tyre kanë shtjelluar konceptin e Kinës për zhvillimin, që të nxitë njohjen e Evropës për Kinën. Xi Jinping e krahasoi Kinën me një "luan paqësor e të zgjuar", gjë që ka gjetur jehonë të gjerë në Evropë. Ndërsa gjatë vizitës së kryeministrit Li kësaj here, ai shtjelloi më tej rrugën e zhvillimit të Kinës në rrugë paqësore dhe tha se "harmonia me diversitet" është objektivi i përbashkët i përpjekjeve të Kinës dhe të Evropës.

Kanë kaluar dhjetë vjet nga vendosja e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Evropë. Në dhjetë vjetët e ardhshëm, marrëdhëniet kino-evropiane do të zhvillohen në bazë të kërkesave reciproke ekonomike, me mbështetjen reciproke politike dhe të shkëmbimit të përvojës përmes qytetërimeve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China