PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kontrolli i duhanit ndër të rinjtë kinezë
2014-06-09 10:37:23 CRI Komenti juaj Printoni

31 maji është "Dita Botërore Pa Duhan". Ditët e fundit, Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve e Kinës publikoi për herë të parë raportin e hetimit të duhanit ndër të rinjtë. Sipas raportit, ndër nxënësit 13-15 vjeç të shkollës së mesme, 6% e tyre pinë cigare dhe rreth 20% kanë provuar ta pinë.

Dihet nga të gjithë që duhani rrezikon shëndetin e njerëzve, veçanërisht të të rinjve, por për shumë të rinj kinezë, duhani nuk është i huaj. Duke folur për shkakun e pirjes së cigares, disa nxënës u shprehën:

"Kam disa bashkënxënës që pinë cigare."

"Afër shkollës sonë ka dyqan që shet cigare."

"Në shkollë mund të shohim njerëz që pinë cigare dhe në restorant ose në stacionin e autobusit ka njerëz që pinë cigare."

"Babai pi cigare në shtëpi."

"Në dramat televizive dhe në filma shumë personazhe pinë cigare."

Hetimi i duhanit ndër të rinjtë 13-15 vjeç propozohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe sot bëhet në 188 vende e rajone të botës. Raporti i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve e Kinës shpreh shqetësimin për përhapjen e duhanit ndër të rinjtë 13-15 vjeçarë kinezë. Drejtori i qendrës Wang Yu tha:

"Sipas raportit 19.9% e nxënësve kanë patur kontakt me duhanin dhe 82%e tyre e kanë provuar para moshës 13 vjeçare. Nxënësit që pinë cigare janë kryesisht djem, ndërsa nxënësit djem nga zonat rurale janë më të shumtë se ata qytetarë."

Ky hetim u bë në 1020 shkolla në 31 provinca të mbarë vendit dhe u realizuan 150 mijë anketime. Sipas hetimit, 13% e nxënësve janë të mendimit se pirja e cigares mund të forcojë tërheqjen tek të rinjtë .

Duke folur për rrezikun e pirjes së cigares ndaj shëndetit të të rinjve, zv-drejtori i Institutit Studimor të Pediatrisë në kryeqytet Wang Tianyou vuri në dukje se pirja e cigares do të rrezikojë rëndë sistemin e frymëmarrjes dhe sistemin kardiovaskular të të rinjve dhe do të shkaktojë sëmundje kronike pas rritjes së tyre:

"Duhani u ka sjellë dëme më të mëdha të rinjve e fëmijëve, pasi ushtron ndikim negativ mbi zemrën, mushkëritë, rritjen e tyre dhe shkakton sëmundjet e frymëmarrjes si astmë. Pacienti më i vogël i yni është një djalë 8 vjeç, që vuan nga astma për shkak të duhanit, kjo gjendje është shumë e rëndë."

Ligji i mbrojtjes së të miturve në Kinë përcakton qartë ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit të miturve, por sipas hetimit, 80% e nxënësve duhanpirës mund të blejnë cigare pa pengesë dhe më se 60% e nxënësve mund të blejnë cigare afër shkollës.

Çmimi i ulët dhe lehtësia e blerjes së duhanit janë kushtet e rëndësishme paraprake të pirjes së cigares nga të miturit. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë Schwartlander propozoi që Kina të ngrejë më tej taksën e konsumit për të ngritur çmimin e shitjes me pakicë të cigares:

"Sipas llogaritjes sonë, nëse ngrihet taksa e duhanit me një juan për një kuti, do të pakësohen në vit 20% e konsumit të duhanit në Kinë dhe do të shtohen 30% e të ardhurave nga taksa, duke shpëtuar jetën e 3 milionë njerëzve. Kjo punë duhet të bëhet sa më parë, sepse në Kinë çmimi i duhanit është shumë i lirë."

Hetimi tregon gjithashtu se në 30 ditët e kaluara, rreth 50% e nxënësve patën kontakte me reklamën e duhanit ose aktivitetin e nxitjes së shitjes së cigares. Më se 50% e nxënësve panë njerëz që pinin cigare në shkollë. 70% e nxënësve kanë parë pirjen e cigares në dramat televizive ose në filma dhe më se 70% e nxënësve u detyruan të qëndrojnë në vende me njerëz që pinë cigare. Këto tregojnë se Kina duhet të bëjë më shumë punë për krijimin e mjedisit pa duhan.

Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës Wang Yu propozon që qeveria të ndërmarrë masa si ngritja e taksës së duhanit etj. për të ndikuar në largimin e të rinjve nga dëmet e duhanit:

"Pas ngritjes së taksës së duhanit do të ngrihet çmimi i shitjes së cigares dhe kjo do të pakësojë konsumin e duhanit veçanërisht konsumin nga ana e të rinjve. Në shkollë duhet të forcohet kontrolli i duhanit dhe në kutinë e cigares duhet të paraqiten rreziqet e duhanit ndaj të rinjve. Njëkohësisht organet përkatëse duhet t'i ndihmojnë nxënësit e mësuesit të lënë duhanin." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China