PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kontrata kino-ruse e gazit, një marrëveshje e jashtëzakonëshme
2014-05-25 19:25:50 CRI Komenti juaj Printoni

Me tu dalë lajmi i nënshkrimit të kontratës së gazit kino-rus, në Bursën e Moskës, aksionet e Gazpromit u ngrit 2%. Në një artikull të radios "Zëri i Rusisë" thuhet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje kupton se krahas "frontit në Evropë", Rusia siguron tani "prapavijën në Kinë". Në artikull komenton se Pekini dhe Moska bënë lëshime për arrtijen e marrëveshjes. Pala ruse anulon taksën e zhvillimit për gazin për në Pekin, ndërsa pala kineze shpalli gatishmërinë për heqjen e tatimeve të importit të gazit nga Rusia. Në bashkpunimin e gazit midis Rusisë dhe Kinës, përfshin edhe kontratat e reja për zhvillimin e gazit dhe për ndërtimin e gazsjellësit.

Lin Boqiang, profesor i Institutit Kërkimor të Ekonomisë Energjetike pranë Universitetit Xiamen, i tha gazetarit se arritja e marrëveshjes kësaj here midis Kinës dhe Rusisë është rrjedhimi i plotësimit reciprok i kërkesave të të dy palëve. Nga njëra anë, me tronditjen e situatës në Ukrainë, Rusia shqetësohet nga dobësimi i tregut

të saj të gazit. Nga ana tjetër, me keqësimin e mjedist, Kina ka nevojë urgjente të përdorë më shumë energji të pastër, por furnizimi aktual me gazin nuk mund të plotësojë kërkesën e tregut kinez. Kërkesat urgjente të të dy palëve e kanë nxitur bashkëpunimin kino-rus në gaz.

Duke iu referuar fjalëve të zv/drejtorit të Institutit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksander Lukin, agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti njoftoi se me nënshkrimin e kontratës së furnizimit me gaz ndaj Kinës, BE-ja humbi veglën për ushtrimin e presionit politik ndaj Rusisë. Lukin tha se si pasojë e krizës së Ukrainës, BE-ja kërcoi të pakësojë importimin e gazit nga Rusia dhe të orvatet të shkëputet nga varësia e Rusia në gaz. Në këtë rrethanë, kjo marrëveshje ruso-kineze është shumë e rëndësishme. Mirëpo, ai vuri në dukje në veçanti se vëllimi i furnizimit me gaz ndaj Kinës barazon vetëm 1/3 të vëllimit ndaj Evropës.

Nënshkrimi i kontratës së gazit midis Kinës dhe Rusisë konsiderohet nga mediat perëndimore si vendimi i madh i presidentit Putin përballë sanksioneve të Perëndimit, gjatë krizës së Ukrainës.

Evropa, që është mbështetur shumë nga gazi natyror, shpreh shqetësim të madh për këtë kontratë kino-ruse.

Në letrën e tij të 21 majit drejt Putinit, kryetari i Komisionit Evropian Barroso tha se Rusia ka përgjegjësi për furnizimin me gaz Evropës në një vëllim të domosdoshëm.

Revista gjermane "Fokus" komenton se kur Ukraina dhe BE-ja gjenden prapsëprap në vështirësinë e "krizës së energjisë", Rusia përqafohet me Kinën. Bisedimet 10 vjeçare midis Kinës dhe Rusisë u poqën nga kriza e Ukrainës. Në të ardhmen, nuk dihet akoma nëse Rusia do t'u furnizojë BE-së dhe Ukrainës me gaz, por të paktën, Rusia mund të zhvillojë, me qëndrim të fortë, bisedime me BE-në mbi gazin.

Sipas gazetës britanike "The Daily Telegraph", marrëveshja kino-ruse mbi gazin ka mundësi të ndikojë mbi çmimin e gazit natyror në Evropë. Duke iu referuar fjalëve të një ekspertit evropian mbi energji, "Telegraph" njoftoi, "Kjo është një porosi e madhe dhe ajo do të ndryshojë normën e përcaktimit të çmimit të gazit në BE."

Shqetësimi i mëtejshëm i Perëndimit është bashkimi i Rusisë, me kapacitetin e madh të energjive me Kinën, me tregun kolosal. Bashkimi i tillë ka mundësi të "krijojë Lindjen e re".

Sipas agjencisë amerikane "Associated Press", kjo kontratë konsiderohet si fitimi i përkrahjes së fortë nga Kina, pas izolimit diplomatik dhe financiar nga Perëndimi. Në të ardhmen, Rusia do të "shikojë më shumë drejt Lindjes" dhe njëkohësisht, Evropa do të shqetësohet më shumë për "sigurinë energjetike".

He Maochun, profesori mbi diplomacinë eknomike i Universitetit Tsinghua është i mendimit se nga kontrata vetë, çmimi i gazit i blerë nga pala kineze nuk kapërcen "çmim dysheme" të palës ruse. Kostoja e

prodhimit të gazit në Rusi është pak më i lartë se niveli mesatar ndërkombëtar. Arritja e marrëveshjes midis Kinës dhe Rusisë do t'u shërbejë bisedimeve të Rusisë me Japoninë dhe Korenë e Jugut në çmimin e gazit dhe gjithashtu, do të ndikojë edhe çmimin e gazit të Rusisë në Evropë. Me marrjen e gazit nga Rusia, Kina do të jetë më e sigurt në sigurinë energjetike dhe njëkohësisht, edhe bota do të çlirohet nga shqetësimi dhe presioni nga "etja e Kinës ndaj energjisë". Nga ky këndvështrim, forcimi i partneritetit strategjik dhe ekonomik midis Kinës dhe Rusisë do të nxitë edhe bashkëpunimin më të thellë ekonomik midis Kinës dhe vendeve të tjera. (Wang Lei)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China