20140122Lutfi Dervishi |
Vizita e zotit Dervishi zgjati një javë dhe përveç kryeqytetit Pekin, ai vizitoi disa provinca të tjera për t'u njohur zhvillimin e Kinës. Nëpërmjet kësaj vizite, gazetarët nga Europa Qendrore dhe Lindore mësuan direkt për ekonominë, ushtrinë dhe zhvillimin shoqëror të Kinës.
Si një gazetar i njohur në Shqipëri, z. Dervishi ka mendimet e tij për raportimin zhvillimeve në Kinë. Ai theksoi se duhet të shtohen shkëmbimet midis gazetarëve të të dy vendeve.
Lidhur me vizitën e tij në Kinë z. Dervishi i dha një intervistë CRI - Shqip.
Me zhvillimin e Kinës, më shumë njerëz po interesohen për vendin aziatik. Shpresojmë që shumë njerëz duke përfshirë shqiptarët, do të vijnë në Kinë për t'u njohur direkt me vendin tonë dhe për të shtuar miqësinë e ndërsjellë. (Zhan Dian/ Çang Çuo)