PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festivali i 51-të i RTSh-së dhe debati për plagjaturë
2012-12-26 20:12:21 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtari ulqinak Ardian Lulgjuraj dhe kitaristi Bledar Sejko triumfuan në natën finale të Festivalit 51 në RTSh. Ata fituan të drejtën ta prezantojnë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Europian që zhvillohet në Malmo të Suedisë pranverën e ardhshme.

"Duam t'i shprehim mbarë botës një identitet të përbashkët kombëtar, pa dallim feje e krahine, një identitet unik pa përçarje", tha dje Lulgjuraj pas marrjes së trofeut.

"Duam të prezantohemi dhe në Eurovizion si një komb i përbashkët, jo si dy apo tre të tillë në një vend të vetëm", shton më tej Adrian Lulgjuraj i cili e ndan tanimë aktivitetin e tij koncertor midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, disa herë konkurrent në festivalet Top Fest.

"Identieti" ishte i pari bashkëpunim i Bledar Sejkos dhe Ardian Lulgjuraj me një këngë etno rrok me nota patriotizmi brenda. "Identieti" i Sejkso dhe Lulgjurajt përmban nuanca muzikore nga trevat e ndryshme shqiptare që përcillen nëpërmjet instrumenteve si daullja apo çiftelia.

Teksti i këngës është shkruar nga Eda Sejko, bashkëshortja e këngëtarit dhe kitaristit Bledar Sejko.

Gjatë performancës së mbrëmshme Sejko guxoi t'i binte kitarës dhe me dhëmbë për disa minuta, një gjë e pazakontë për skenën tonë. Kjo ishte ajo që Sejko ka pretenduar nga ky festival: një performancë sa më e mirë.

"Fillimisht nuk e kisha menduar se do të arrinim deri këtu, por gjatë provave situatat vinin duke u pjekur. I gjithë mesazhi i kësaj kënge është bashkimi i të gjitha trevave shqiptare", thotë Sejko.

Shtatë anëtarët e jurisë duhej të votonin hapur nga 1 deri në 12 pikë. "Identitet" mori nga juria 74 pikë, e ndjekur nga vendi i dytë, ku u klasifikua Anjeza Shahini, një konkurrente e fortë e këtij festivali me këngën "Love" të Edmond Zhulalit, dhe në vendin e tretë, Hersi Matmuja me këngën "Kush ta dha këtë emër". Flaka Krelani dha gjithashtu një performancë shumë të mirë.

Megjithatë ky edicion i Festivalit të Këngës ka patur edhe disa dinamika të tjera. Një nga këngët finaliste ajo e këngëtares Ani Çuedari "Më lër në ëndërr" është përjashtuar nga mbrëmje finale për shkak të ngjashmërisë me këngën e J-Min, këngëtare nga Koreja e Jugut.

Ky material muzikor ka ardhur si kompozim nga Arion Muka dhe me tekst të vetë Çuedarit. Ky edicion u prezantua nga ish-missi Floriana Garo dhe gazetari Enkel Demi.

Edhe në drejtim të elementeve të spektaklit ku vendin kryesor e zuri homazhi për Festivalin 11. Në skenë u ngjitën Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, ish-prezantues të atij festivali të vitit 1972 që u bë burim fatkeqësish për shumë artistë dhe njerëz të kulturës. I ftuar special erdhi tenori Saimir Pirgu i shoqëruar në violinë nga Shkelzen Doli.

Polemikat

Pas festivali është shoqëruar nga polemika për palgjaturë të këngës fituese. Në rrjetet sociale kanë veshtuar komente dhe madje është publikur edhe një këngë serbe e vitit 1988, për të cilën thuhet se është e ngjashme me këngën Identitet të Sejkos.

Në një intervistë për "Shekullin" Prof.AS.Nestor Kraja(Universiteti i Arteve) thotë se kënga e krijuar nga Bledar Sejko është tërësisht plagjiaturë e këngës serbe "Palavi Safir".

"Nuk kam asgjë kundër këngës. Madje duke e dëgjuar natën e tretë më pëlqeu më shumë. Por një krijim duhet matur "me milimetra'. Nëse 8 masat e një kënge janë të ngjashme me 8 masat e një kënge tjetër, atëherë kemi të bëjmë me plagjiaturë. Këtu nuk merret njeri me këto standarde. Këtu është rrumpallë"- deklaron Kraja.

Profesori shton se kënga shqiptare ka 7 nota të ngjashme dhe jo tre.

Debatin që po zhvillohet në Shqipëri për këngën fituese të festivalit të 51-të në RTSh, e sjell nga Tirana gazetari Ermal Peçi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China