PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fier dhe Lanzhou: Lidhja e vjetër që rilind
2011-07-26 14:52:36 cri komenti juaj Printoni


"Po ne kemi pasur një takim me investitorët e Lanzhou. Një takim që ka zgjatur rreth dy orë sepse kishte interes . Dhe më pranë bashkëpunimit jemi në fushën e bujqësisë dhe në fushën e industrisë."

Mekanika bujqësore është një prej pikave të bashkëpunimit edhe për drejtorin e zyrës së punëve të jashtme të bashkisë së Lanzhout, Huo Zhaocheng.

"Bujqësia është një pikë e rëndësishme. Ndoshta biznesmenët që veprojnë në fushën bujqësore në Lanzhou mund të investojnë për të përmirësuar prodhimet bujqësore shqiptare. Ne shpresojmë të eksportojmë makineri bujqësore dhe pjesë këmbimi në Shqipëri ose do të bëjmë prodhimin e pjesëve e tyre në Shqipëri. Lanzhou gjithashtu është i njohur për prodhimin e pajisjeve për përpunimin e naftës ndaj shpresojmë të investojmë në rafinerinë e Fierit."

Sot Lanzhou është binjakëzuar me 10 qytete të huaja. Me një marrëdhënie shkëmbimi mbi 20vjeçare, Lanzhou arriti progres në mjekësi. Shumë mjekë, infermierë dhe mjekë anestezistë shkuan në vende të zhvilluara duke ndihmuar pas kthimit të tyre për ngritjen e nivelit shëndetësor në Lanzhou. Përveç kësaj, Lanzhou përfitoi nga bashkëpunimi me qytetet e tjera në fushën e filtrimit të ujit të pijshëm, teknikave të gazit natyror, shfrytëzimit të ujit dhe energjisë.

Më herët Lanzhou është binjakëzuar me qytete në vende të zhvilluara. Por tani ky qytet filloi të fokusohet edhe në zonën Evropës Lindore. Për shembull, një projekt për ndërtimin e serrave të perimeve në Serbi, pas psesë vitesh zhvillimi, tani projekti ka hyrë në një fazë kulmore.

Lanzhou

Pas zhvillimit domethënës, qyteti i Lanzhou po i kushton vëmendje binjakëzimit me qytete të tjera. Gjatë kontaktit me vendet e Evropës Lindore, Lanzhou e njohu epërsinë e veçantë të pozitës gjeografike të Shqipërisë. Prandaj Lanzhou i kushton rëndësi marrëdhënieve me qytetin e Fierit. Drejtor Huo Zhaocheng thotë:


"Fieri është një portë në gadishullin e Ballkanit. Nëpërmjet Fierit, mund të shkojmë në Bullgari, Itali, Greqi etj. Qëllimi ynë është ta kthejmë Fierin në një bazë prodhuese, në mënyrë që prodhimet tona të transportohen në vende të tjera në Evropën Lindore dhe Perëndimore."


Këtë vizitë Bashkia e Fierit e shikon si pikënisjen e një ere të re midis dy qyteteve, pas hartimit të planit konkret të bashkëpunimit.


"Besoj se do të sigurojmë kontakte me ata investitorë që kanë interes për qytetin e Fierit. Këtë panair do të përpiqemi ta bëjmë prezent në Fier, së paku investitorët që morën pjesë në këtë panair dhe besoj në shtator do të kemi një konferencë të përbashkët me investitorët kinezë."

Edhe drejtori i zyrës së punëve të jashtme të bashkisë së Lanzhout, Huo Zhaocheng, pohon se një delegacion i kryesuar nga kryebashkiaku i Lanzhout dhe një përfaqësi biznesmenësh të Lanzhou, do të vizitojnë Fierin. Përveç prezantimit të projekteve, të dyja palët do të nënshkruajnë memorandumin e ndërtimit të marrëdhënieve të qyteteve të bibjakëzimit. Në shtator, lidhja e vjetër, vendosur gjysmë shekulli më parë mes Lanzhout dhe Fierit do të përtërihet. (Çang Çuo)

 

Hyrje<<<

LINKS:

1 Modela: Anada Nikollari
https://albanian.cri.cn/381/2011/04/06/65s107697.htm

2 Analisti: Adri Nurellari
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109176.htm

3 Producentja: Vjollca Dedei, 
   Regjisori: Pluton Vasi
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109185.htm

4 Kryebashkiaku i Fierit: Baftjar Zeqaj
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/26/65s109415.htm

5 Rektori i Universitetit të Sportit: Vesel Rizvanolli
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/27/182s109444.htm

6 Kryetari i bashkisë së Kamzës: Xhelal Mziu
https://albanian.cri.cn/321/2011/08/26/65s109976.htm

7 Regjisori: Ylli Pepo
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/18/63s110369.htm
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/19/63s110406.htm
https://albanian.cri.cn/321/2011/09/23/63s110484.htm

8 Gjuhëtari: Emil Lafe
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/02/65s111115.htm

9 Presidentja e Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi": Zenepe Luka
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/14/65s111343.htm


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China