PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista e z. Petrit Beci dhënë për Radion e Jashtme të Kinës
2010-11-09 21:31:28 cri komenti juaj Printoni

J.L- EXPO-ja e vitit 2015 do të zhvillohet në një vend italian, në Milano që ndodhet shumë afër me Shqipërinë. A do të merrni pjesë në këtë EXPO?

Z.Beci- Po është e vërtet, do bëhet në Itali. Unë nuk e di se ku mund të jem ne vitin 2015, por në rast se do i kem mundësitë do të shkoj pasi kurioziteti është i madh dhe në përgjithësi unë jam kureshtar i prodhimeve artistike dhe i prodhimeve të mirëfillta teknike që kanë të bëjnë me teknologjitë e filmit dhe televizionit dhe jo për gjëra të tjera. Gjithsesi, besoj se do të shkoj në rast se do vazhdoj të jem në të tilla punë siç jam tani, në televizion, qoftë në televizionin publik apo në ndonjë media tjetër shqiptare, do të shkoj e aq më tepër që shqiptarët jo më larg se pas një muaji do të levizin në mënyrë të lirë në të gjithë Evropën dhe nuk është problem, megjithatë unë nuk e kam pasur problem asnjëherë pasi ne kemi qenë të pajisur me vizë. Italia është shumë afër, në Itali banojnë afërsisht gjysmë milioni shqiptarë, kështu që ne kemi njerëzit, vëllezërit e shokët tanë dhe nuk është problem për të shkuar dhe për të parë EXPO-n e Milanos.

J.L- Ju falënderoj shumë për intervistën e posaçme me Radion e Jashtme të Kinës. Faleminderit!

Z.Beci- Ju falënderoj edhe unë juve për gjithçka dhe për këtë intervistë dhe që më dhatë mundësitë që të komunikoj me seksionin shqip të Radios së Jashtme të Kinës dhe të stafit të Radio Televizionit Shtetëror kinez.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China