PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhang Yong, "shija djegëse" e suksesit
2015-09-01 15:45:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kur pyeti përse, menaxheri i restorantit i tha se, po të blinin shalqinj më të ëmbël, kjo do t'u kushtonte 10 000 juanë më shumë në ditë.

Zhang Yong-u e mori këtë çështje shumë seriozisht. Ai i tha menaxherit: "Kostot dhe fitimet, shifrat financiare - janë diçka e pashpirt. Të tregosh ndjenja të vërteta ndaj konsumatorëve të ndihmon në rritjen e biznesit më shumë se ca shifra të thata."

"Në fakt, ka vend për konkurrencë më të madhe në tregun kinez të restoranteve dhe një potencial të madh. Konsumatorët kinezë mund të gjejnë lehtë kënaqësi nëse kujdeseni për ta pak më shumë. Ne vetëm bëmë pak më shumë përpjekje për të kënaqur klientët tanë dhe pastaj fituam tregun," vë në dukje Zhang Yong-u.

Zhang-u mendoi ta regjistronte në bursë biznesin e vet kur kompania u zhvillua me shpejtësi, por pa kaluar shumë hoqi dorë nga një ide e tillë. Ai thotë se do të ishte e rrezikshme të zotëronte një sasi të madhe parash pas ofertës publike fillestare dhe pastaj të fillonte të shtonte në mënyrë agresive numrin e restoranteve të reja, pa një sistem konkret për trajnimin dhe sigurimin e burimeve njerëzore, si dhe shërbime cilësore.

Shumë kompani ushqimi në Kinë ecin shumë shpejt dhe marka e tyre zhduket pas një faze zgjerimit të verbër, vëren Zhang Yong-u. Shumë mendojnë se restorantet zinxhir që janë të orientuara nga shërbimi cilësor, bëjnë gjënë e duhur dhe shmangin të gjitha të metat.

"Merr për shembull 'McDonalds'-in ose KFC-në. Karakterin e tyre të veçantë korporativ e gjen gjatë procesit të prodhimit dhe shitjes, si dhe në modelet e tyre sistematike të menaxhimit, gjë që përbën edhe dallimin mes nesh dhe atyre", vëren Zhang Yong-u.

Ka një thënie kineze se familjet e lumtura janë të gjitha njëlloj, ndërsa jo të lumturat janë secila e palumtur sipas mënyrës e vet. "E njëjta gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për kompani të suksesshme dhe të pasuksesshme," shprehet ai.

"Haidilao" është "një familje pa lidhje gjaku". Punonjësit e quajnë Zhang Yong-un "Vëllai i madh Zhang", ndërsa ai zakonisht i quan ata që janë të rinj në moshë "fëmijët e mi ".

Kompania siguron për punonjësit e vet apartamente me qira pranë restoranteve, me internet e me ajër të kondicionuar.

Zhang Yong-u thekson se kënaqësia e konsumatorit është e vështirë të matet, por të mundësosh që punonjësit të ushqejnë dëshirën për t'u kujdesur sa më mirë për klientët, është me rëndësi jetike për kompaninë.

"Strategjia ime tani është që të siguroj besnikërinë e punonjësve," shprehet Zhang Yong-u. Dhe kjo besnikëri ecën përkrah me besimin ndaj tyre. Të punësuarve në "Haidilao" u janë dhënë kompentenca të mëdha vendimmarrjeje.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China