PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, reforma të reja brenda vitit 2013
2013-07-30 09:49:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit Ministria e Financave e Kinës publikoi fjalimet e mbajtura nga kreu i këtij dikasteri Lou Jiwei gjatë Dialogut të 5-të Ekonomik Strategjik mes Kinës dhe ShBA-së. Në këto fjalime ministri Lou Jiwei ka përmendur kryesisht masat e makrokontrollit të qeverisë kineze në gjendjen e tanishme ekonomike, si dhe reformat e mëtejshme financiare, me synim që të realizohet një zhvillim i vazhdueshëm, duke përfshirë reformën e taksës së burimeve dhe fillimin e taksës për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë fjalimit një mbledhjen e posaçme për ekonominë në kuadër të Dialogut të 5-të Ekonomik Strategjik Kinë-ShBA, ministri Lou theksoi se, në kushtet e tanishme, Kina nuk do të hartojë politika për stimulimin ekonomik të përmasave të mëdha dhe do të fokusohet tek nxitja e rritjes ekonomike dhe punësimi, duke mbatur një nivel të qëndrueshëm të deficitit fiskal. Ai u shpreh se Kina po planifikon të ndërmarrë reforma fiskale, si përsosja e sistemit të taksave dhe ndryshimi i tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo punë do të mbarojë brenda 1-2 vjetësh dhe parashikohet që vlera e uljes së taksave të jetë afro 900 miliardë juanë.

Disa analistë pyesin nëse Kina do të ndalë politikat aktive financiare pas uljes së nivelit të taksave. Për këtë, zv.drejtori i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Wang Jun vuri në dukje se Pekini do të mbajë qëndrim të qartë lidhur me politikat aktive fiskale:

"Megjithëse ministri Lou ka përmendur që nuk do të hartohen politika stimulimi financiar në shkallë të gjerë, unë mendoj që drejtimi është i qartë. Në gjendjen e tanishme, baza e politikave fiskale është zgjerimi, çka përsëri mund të konsiderohet si politikë aktive e pandryshuar. Qoftë për sa i përket nivelit të deficitit, ashtu edhe uljes së taksave, duhet të pohojmë që politikat fiskale po luajnë rolin e duhur në stabilizimin e rritjes ekonomike dhe rregullimin strukturor."

Ministri Lou vuri në dukje në mbledhjen e posaçme për sigurinë energjetike të Dialogut të 5-të Ekonomik Strategjik Kinë-ShBA se Kina do të shfrytëzojë më mirë rolin e tregut në shpërndarjen e burimeve, duke marrë masa të shumta financiare dhe fiskale, si reforma e taksës së burimeve, përsosja e taksës së konsumit, reforma për caktimin e çmimit të energjisë nga tregu dhe mbështetja e zhvillimit të energjive të reja dhe të përtëritshme.

Në fakt, në vitin 2011 ka nisur në mbarë vendin reforma lidhur me naftën bruto dhe gazin natyror. Nga 1 janari i sivjetshëm, në disa krahina të vendit ka filluar reforma lidhur me disa burime minerare metalike dhe jometalike. Ministri i Financave Lou Jiwei u shpreh se në të ardhmen do të futen në sistemin fiskal edhe burime si qymyrguri dhe niveli i tatimit do të rritet në mënyrë të përshtatshme.

Jia Kang është drejtori i Institutit Kërkimon të Shkencave Fiskale pranë Ministrisë së Financave. Për planifikimin e deklaruar nga ministri Lou, ai shprehet se përfshirja e burimeve si qymyrguri në listën e taksave do të jetë në të mirë të kursimit të energjisë dhe uljes së harxhimit të panevojshëm.

"Më vonë, më e rëndësishmja do të jetë nëse mund të vendoset taksa ndaj produkteve minerale metalike e jometalike dhe ndaj produkteve si qymyrguri. Një rregullim i tillë në sistemin ekonomik ka si qëllim që taksa për burimet të ndryshojë çmimet e këtyre burimeve. Kjo do të jetë në të mirë të kursimi të energjisë nga të gjithë sektorët dhe të uljes së harxhimit të panevojshëm, për të siguruar më shumë fitime," u shpreh Jia Kang.

Krahas këtyre masave, ministri Lou deklaroi në mbledhje se Kina ka formuar në mënyrë fillestare një sistem politikash për kursimin e energjisë dhe zhvillimin e energjisë së përtëritshme. Më vonë, sipas tij, do të nxitet aktivisht reforma e taksës mjedisore. Së pari, do të vendoset taksa për projektet me standarde të konsoliduara teknike dhe pastaj taksa do të zgjerohet në mënyrë graduale. Gjatë procesit të taksimit, dioksidi I karbonit do të jetë një tregues kryesor. Wang Jun është zv.drejtori i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës. Ai u shpreh se një masë e tillë përshtatet me ato që po zbatohen në mbarë botën dhe është kërkesë e domosdoshme gjatë ndryshimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik:

"Siç u kërkua nga Kongresi i 18-të i PKK-së, duhet të krijohet një mjedis i mirë ekologjik dhe të formohet një Kinë e bukur. Në të ardhmen, mënyra e zhvillimit e Kinës me siguri do të jetë me karbon të ulët dhe me teknologji të gjelbër. Kjo përshtatet me kërkesat për ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe gjithashtu është kërkesa e vendit për një version të ri të ekonomisë kineze."

Ekonomia e Kinës është zhvilluar me shpejtësi të madhe prej 30 vjetësh dhe pas përpjekjeve të përbashkëta nga shteti dhe ndërmarrjet e ndryshme, Kina është bërë ekonomia e 2-të e botës, duke kaluar shumë vende të zhvilluara, si Gjermania, Japonia dhe Britania e Madhe. Por, nën ndikimin e krizës financiare globale, ekonomia kineze, që është bazuar kryesisht në import-eksport, është ngadalësuar në mënyrë të dukshme. Për këtë arsye, për të garantuar një rritje të qëndrueshme, qeveria kineze ka nisur një proces për ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe reforma në sistemin fiskal është një pjesë e rëndësishme.

Me një sistem të ri fiskal, ndërmarrjet, për të garantuar fitimet maksimale, do të kursejnë energji dhe do të ulin lëshimin e gazit serrë gjatë procesit të prodhimit. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë sipërmarrje do ta kalojnë biznesin e tyre në një fushë me teknologji më të gjelbër. Kështu, jo vetëm mjedisi i vendit do të përmirësohet, por edhe ekonomia mund të futet në një mënyrë të re me zhvillim të vazhdueshëm.

Për ekonominë kineze sot, ndryshimi dhe rregullimi janë më pozitive dhe më praktike sesa stimulimi. Siç ka thënë një studiues i ekonomisë, politikat duhet të ndryshojnë sipas gjendjes dhe stimulimi nuk është gjithmonë një gjë e mirë.

(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China