PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
PKK fokusohet te ekonomia
2012-11-13 19:04:45 CRI Komenti juaj Printoni

Zv/kryetari i Institutit Studimor Makroekonomik pranë Komisionit Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformën, Wang Yiming analizon se"deklaratat e Hu Jintaos tregojnë se mision i rëndësishëm i PKK-së është që të nxisë zhvillimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe të shpejtojë ndryshimin e mënyrës së zhvillimit. Vetëm kështu, vendi do të zhvillohet e populli do të jetë i lumtur dhe shoqëria do të ketë harmoni", thotë Wang.

Problemi kryesor i ekonomisë kineze, sipas Wang Yiming-ut, ndodhet në sistem. Për këtë arsye, qeveria nuk duhet të përqendrohet vetëm në politikat afatshkurtra, por duhet të eksplorojë fuqinë e re nxitëse nëpërmjet zhvillimit shkencor, reformave të thella dhe ristrukturimit.

Mendimet e ekspertëve janë përfshirë në raportin e Kongresit të 18-të, ku përcaktohen synimet e ardhshme për zhvillimin ekonomik. "Këto fusha dhe drejtime që priten të reformohen dhe të thellohen në të ardhmen, faktikisht përbëjnë një synim kyç të zhvillimit ekonomik dhe reformave përkatëse në 5 vitet e ardhshme. Këto janë fuqitë e reja për rritjen e ardhshme", tha Wang Yiming.

Analistët thonë se planet dhe synimet e përmendura në raportin e Kongresit të 18-të kryesisht janë parimore, por kjo tregon që në Kinë, reforma është e vetmja zgjidhje për problemet ekonomike.

Kryetari i Komisionit Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformën, Zhang Ping mendon se gjatë ndryshimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik, më e rëndësishmja është rregullimi i strukturës ekonomike. Në këtë drejtim, sipas tij, ka pasur progres. Kështu, rritja e kërkesës së brendshme është shndërruar në fuqinë kryesore për stimulimin ekonomik. Në 9 muajt e parë të vitit 2011, konsumi i brendshëm ka stimuluar rritjen ekonomike më shumë se investimet.

"Kemi ende disa çështje për t'u zgjidhur. Duhet të zbatojmë në mënyrën e duhur politikat dhe masat e Kongresit të 18-të, për të shënuar më shumë progres në ndryshimin e mënyrës së zhvillimit", theksoi Zhang Ping. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China