Dy nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e pajisjeve elektro-shtëpiake grupi TCL dhe Skyworth, kanë treguar ambicje kohët e fundit mbi zgjerimin jashtë vendit, por kanë vendosur të ndjekin strategji të reja. Përpjekjet e tyre kanë krijuar si avantazhe ashtu dhe disavantazhe në tregun global.
Korporata kineze TCL beson se rritjet në shitjet në tregun e jashtëm këtë vit duhet të shkojë të paktën sa 13 %, që ishte në 2011-n.
Në vitin 2003 TCL bleu produkte konsumi nga gjiganti Thomson SA për të integruar TV e tyre me tregtinë e DVD-ve. TCL bleu 67 për qind të aksioneve dhe Thomson SA mban pjesën tjetër të aksioneve. Nëpërmjet këtij bashkimi u ra dakord që televizorët e prodhuar nga TCL-Thomson do të tregtohen sipas markës TCL në Azi dhe si Thomson dhe RCA në Europë dhe në Amerikën e Veriut.
Sipas Eileen Sun, asistent i menaxherit të përgjithshëm të grupit TCL
"Në fakt, europianët kanë probleme në njohjen e markave kineze, ashtu sikurse edhe menaxhimin kinez. Kemi punuar shumë për t'i bindur ata për cilësinë e produktit tonë, konceptet, projektimin dhe teknologjitë përkatëse. Sot, europianët e konsiderojnë TCL më shumë si markë të tyre sesa si markë kineze. Ky është një hap fillestar dhe shumë vendimtar për suksesin."
Një zyrtar tjetër nga stafi i TCL-së, John Shen, menaxheri i përgjithshëm i Qendrës së Biznesit Industrial të kompanisë së Marketingut Jashtë Vendit TCL, mendon gjithashtu se sfida kryesore qëndron në përvetësimin e konsumatorëve vendas.
"Mendoj se do të duhet ca kohë për konsumatorët vendës në tregjet europiane dhe ato në Amerikën e Veriut, të cilët kanë kulturën e tyre të konsumit dhe zakonet e tyre. Megjithatë, ne po punojmë me të vërtetë shumë. Unë kam besim se brenda 3 apo 5 vjetësh, mallrat e zhvilluara nga Hisense dhe TCL do të jenë të parat marka "projektuar në Kinë", që do të njihen nga konsumatorët jashtë vendit."
John Shen beson se transformimi i vlerës së markës nga "prodhuar në Kinë" në "projektuar në Kinë" është strategjia e markës TCL. Megjithatë, inovacioni luan një rol të rëndësishëm në realizimin e ambicjeve globale.
Për modelin Ice Screen, një smart tv 26- inch, i krijuar nga bashkëpunimi i TCL-së dhe Tencent, Eileen Sun shpjegon se si i kanë realizuar inovacione të tilla.
"Është produkti ynë më i ri. Në fakt, çdo përpjekje e jona për inovacionin erdhi pasi ne arritëm të kuptonim preferencat e konsumatorit."
Ndërsa grupi tjetër i madh, Skyworth, sipas statistikave vëllimi i shitjeve të televizorëve jashtë vendit u rrit me afro 40 për qind në 2011-n, e thënë ndryshe mbi 2 milionë TV të shitur në vendet e tjera.
Ndërhyrjet politike një kërcënim për biznesin dhe tregun
Kompanitë kineze të telekomit ZTE dhe Huawei kanë mohuar akuzat se produktet e tyre mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare në SHBA.
Në një raport të publikuar nga Komiteti i Inteligjencës i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara paralajmëron kompanitë amerikane të shmangin bizneset me dy firma teknologjike të Kinës.
Paneli thotë se rregullatorët e SHBA-së duhet të bllokojnë "Huawei Technologies Ltd." dhe "ZTE Corp", sepse ato paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.
Një përfaqësues amerikan i "Huawei Technologies" ka mbrojtur kompaninë, duke thënë se "ajo është e besuar dhe e respektuar në nivel global".
Raporti u lëshua pas një viti hetimesh mbi të ashtuquajturat kompani që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare. Raporti akuzon dy kompanitë kineze janë duke ndihmuar qeverinë kineze të të mbledhë informacione të ndjeshme dhe i bën thirrje kontraktorëve amerikanë të përjashtojnë pajisjet apo pjesë të tjera të Huawei apo të ZTE. Megjithatë, raporti mbi 50 faqe nuk dha fakte të rëndësishme mbi këtë gjë.
William Plummer, zv.presidenit i Huawei në SHBA, u shpreh se akuzat e fundit janë ndërhyrje të rrezikshme politike.
"Është ndërhyrje politike. Amerikanët e meritojnë të vërtetën, të cilën ata nuk e dëgjuan sot dhe nuk e panë në atë raport."
Ai shtoi se Huawei është një kompani globale që është e besuar dhe e respektuar në 150 tregje globale nga mbi 500 operatorë. Cilësia dhe integriteti i produkteve të kompanisë janë të provuara botërisht.
Plummer theksoi se sugjerimi që kompanitë amerikane nuk duhet të bëjnë tregti me kompanitë kineze jo vetëm që nuk i vjen në ndihmë sigurisë kombëtare, por kërcënon inovacionin dhe vendet e punës në Amerikë.
"Huawei vitin e kaluar arriti të siguronte 32.4 miliardë dollarë nga biznesi global. Prokurimet tona nga kompanitë amerikane vitin e kaluar u regjistruan në shifrën e 6.6 miliardë dollarëve, gjë që krijoi dhjetëra mijëra vende pune. Këto sugjerime vënë në rrezik vendet e punës në Amerikë. Këto sugjerime vënë në rrezik investimet prej qindra miliona dollarësh nga të huajt si dhe miliarda dollarë të prokurimeve nga kompanitë amerikane. Ata dëmtojnë konkurrencën, gjë që dëmton inovacionin. Dhe më keq akoma, shkakton çekuilibër në praktikat e politikave tregtare, të cilat mudn të përdoren kundër kompanive amerikane që zhvillojnë aktivitet jashtë vendit."
Ai shtoi se qeveria amerikane nuk duhet të mbajë peng bisneset për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare me vendet e tjera.
Ndërkohë, kompania tjetër, ZTE nëpërmjet një deklaratë, shprehet se nuk bie dakord me akuzat në drejtim të saj.
Deri më sot, Huawei është kompania e dytë më e madhe në botë për prodhimin e pajisjeve të telekomunikacionit, ndërkohë që ZTE renditet e pesta.