iPhone 5 do të drejtojë shitjet e smartfonëve të Apple në vitin 2012 në 149 milionë njësi, një ngritje për 60 për qind nga 93 milionë në 2011-të, bën të ditur iSuppli.
Kjo ngritje është për shkak se një numër i blerësve ka shtyrë blerjen e pajisjes iPhone për të pritur lëshimin e gjeneratës së pestë të kësaj pajisjeje.
"Blerësit largpamës ndalen së bleri gjatë kohës duke shkuar deri te lëshimi i pajisjes së re. Ky fenomen uli shitjet e iPhone në çerekun e dytë të këtij viti," tha iSuppli.
Dhe fakti që iPhone 5 mbështet frekuencën botërore 4G LTE me siguri se do t'i japë një shtytje shtesë.
iPhone 5, në Kinë nisin shitjet
Kërkesat për smartfonin e ri të "Apple" janë të shumta dhe blerësit të padurueshëm. Kjo ka vënë në lëvizje një kompani kineze të shitje-blerjeve në internet që të pranojë porositë për blerjen e iPhone 5 që tani.
Në fakt bëhet fjalë për kompaninë Taobao, më e madhja në Kinë në këtë sektor. Kompania pranon kërkesat e klientëve të saj për t'u "rezervuar" një iPhone kundrejt shumave nga 750 deri në 1 mijë dollarë.
Kërkesat janë të shumta dhe zyrtarët e kompanisë Taobao thonë se kanë ndërmend të vazhdojnë me pranimin e tyre.
Megjithëse, iphone 5 do të vijë në Kinë pak më vonë se 21 shtatori tregtarët në tregun kinez janë në kërkim të mënyrave se si t'ua sjellin pajisjen e re sa më parë konsumatorëve të tyre.
Megjithatë, tregtarët në tregun më të madh elektronik në Pekin, Zhongguancun, kanë premtuar se konsumatorët do ta kenë pajisjen e re iPhone 5 më shpejt se data e parashikuar për hedhjen në tregun kinez.