PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nisin shitjet e iPad-it të ri
2012-08-02 19:19:36 CRI Komenti juaj Printoni

Versioni i fundit i iPad-it ka nisur zyrtarisht shitjet në Kinë.

Shitjet e iPad-it të Ri nga Apple kanë nisur shitjet në Kinë, nëpërmjet një sistemi të ri rezervimi online, i cili synon të shmangë kaosin që më parë dëmtonte imazhin e produktit më të fundit të hedhur në treg nga kompania. Produktet "Apple" janë jashtëzakonisht popullorë në Kinë, me marrëveshje prej 60 milionë dollarësh amerikanë e kësaj marke tregtare me kompaninë e pajisjeve teknologjike. Tani konsumatorët kinezët mund të kenë në duar tablet-in e ri.

Sistemi i ri u kërkon konsumatorëve të bëjnë rezervime për iPad-n e tyre të ri në uebsajtin e kompanisë. Konsumatorët paguajnë në momentin që marrin pajisjen.

Z.Çin nga Tajvani është tepër i kënaqur me sistemin e rezervimit online.

"Është gjë shumë e mirë, bleva një në tao bao, dyqanin online... "

Kur doli në treg iPhone 4s në janarin e këtij viti, u hodhën vezë në vitrinat e dyqanit dhe turma e paduruar e blerësve e detyroi kompaninë Apple të mbyllte dyqanin dhe të pezullonte shitjet për iphone e ri.

Për Z. Lin, nuk është hera e parë që ai ka qenë i pranishëm në ditën e parë të shitjeve të produkteve apple.

"Bleva iPhone-in tim ditën e parë që doli në treg."

"Sistemi i rezervimit online e bën më të thjesht procesin e blerjes, herën e fundit na u desh të prisnim gjatë natës për të marrë një të tillë."

Linda, një llogaritare, bëri një rezervim në uebsajtin e apple...

"mora një e-mail në të cilin shkruhej se duhej të shkoja të merrja iPad-in në datën 20 midis orës 8 dhe 9."

Chen Xu, i cili shprehet se i blen të gjitha produktet e Apple, është i impresionuar me mënyrën e re lehtësuese për blerjen e iPad-it të ri.

"Është e mrekullueshme!"

Ka disa arsye pse ai i pëlqen kaq shumë produktet e Apple.

"Janë produkte shumë praktike dhe në modë."

Yao Yue, inxhinier, është i gatshëm të marrë një iPad të tipit të ri edhe pse disponon iPad 1.

"Kam kohë që e pres daljen në treg të iPad-it të ri në Kinë. Kam përdorur iPad 1, por sistemi është pak i ngadaltë, kështu që dua një të ri."

"Unë jam inxhinier i sistemit android, por preferoj më mirë të përdor sistemin iOS, sepse ka më shumë aplikacione - më pëlqen kjo gjë."

Kina është bërë tregu i dytë më i madh në botë i kompanisë Apple, pas SHBA-së. Në 3 muajt e parë të vitit, shitjet e Apple në Kinë kapën shifrën e 7.9 miliardë dollarëve amerikanë, 20% e totalit botëror të kompanisë. 2 vjet më parë Kina përbënte vetëm 2% të shitjeve totale të kompanisë.

Shtresat e pasura dhe të mesme në Kinë pritet të kthehen në blerësit më të mëdhenj të produkteve të kompanisë Apple në vitet e ardhshme.

Bie vala e entuziazmit për iPad-in i ri tek konsumatorët kinezë.

Vala e entuziazmit duket se ka rënë në mesin e konsumatorëve kinezë për iPad-in i ri, pas daljes në tregun kinez kohët e fundit.

Ja si shprehen disa nga konsumatorët;

"Krahasuar me iPad 2, iPad i ri ka vetëm ekran me rezolucion më të lartë dhe kamerë më të mirë, megjithatë unë përdor iPhone tim për të bërë fotografi. Kështu që nuk mendoj se do ta blej."

Candice Wong është një analist për produktet e informacionit.

"Kjo do të thotë që njerëzit nuk janë më aq entuziastë për produktet e Apple sa kanë qenë edhe më parë. Mbase ata janë bërë më racionalë në këtë aspekt. Kjo mund t'u hapë rrugën markave të tjera në treg."

Ndërkohë, të ardhurat e Apple në Kinë u rritën me 48 për qind nga viti në vit, një rënie prej 28 për qindësh në krahasim me tremujorin e kaluar.

Pas zgjidhjes së problemit të markës së iPad-it në Kinë, më 20 korrik u hodh në treg iPad i ri. Kur iphone 4 dhe ipad 2 mbërritën në Kinë, shitjet në treg ishin shumë të larta. Por, kësaj here nuk u pa turmë e madhe blerësish të qëndronin në radhë pranë dyqanit të Apple.

Lidhur me këtë, një prej shitësve u shpreh se arsyeja qëndron në faktin se ka ndryshuar metoda e shitjes. Tani, Apple po përdor një metodë të re të shitjes me anë të rezervimit online. Pas rezervimit në uebsajtin zyrtar të kompanisë, blerësit marrin një e-mail ku i bëhet e ditur koha se kur duhet të shkojnë për ta blerë tabletin e ri.

Ndërsa, disa fanatikë dhe specialistë të produkteve të kompanisë Apple mendojnë se tableti i ri u lancua më herët në tregun global e për këtë ka rënë pasioni i konsumatorëve, të cilët e kanë blerë nëpërmjet rrugëve të tjera si p.sh; nga tregu amerikan, Hong-Kongu etj. Një tjetër aspekt është se iPad i ri nuk ka shumë aplikacione të reja në krahasim me ipad 2 dhe çmimi nuk ka epërsi. Për këtë, vihet re një rënie e pasionit të konsumatorëve kinezëve për pajisjen e re.

Një fans i njohur për produktet apple, Chen Jie, tha se në krahasim me ipad 2, funksionet e ipad 3 nuk kanë ndonjë ndryshim të madh dhe çmimi i i këtij të fundit është i lartë. Kinë, nisën shitjet e iPad-it të ri. (Albana/Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China