PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
65% e suvenirëve për Olimpiadën e Londrës janë prodhuar nga Kina
2012-07-26 20:02:27 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas së përditshmes Daily Mail, 90% e suvenirëve të Lojërave Olimpike të Londrës janë prodhuar nga vendet e huaja, nga ku 65% e tyre janë nga Kina, 19% turke dhe 9% janë prodhim britanik.

Sipas këtij raporti, maskoti që shitet në uebsajtin zyrtar të Lojërave Olimpike të Londrës është më popullori, çmimi i tij është 30 paund.

Kompania kineze Huajiang fitoi të drejtën e prodhimit të karficave të Lojërave Olimpike të Londrës duke triumfuar ndaj kompanisë angleze Vaughtons, që i prodhoi ato gjatë Olimpiadës së vitit 1908.

Sipas Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike "Londër 2012" parashikohet të fitohen rreth 1 miliard paund nga shitja e suvenirëve.

Cilat janë arsyet që e bënë kompaninë kineze Huajiangwenhua të triumfonte ndaj kompanive të tjera?

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie, Chen Shaoshu, u shpreh se

kompania kineze Huajiang ka prodhuar karficat e Lojërave Olimpike të Atlantës, Sidneit, Athinës dhe të Pekinit. Drejtori i kësaj kompanie u shpreh se 42 ndërmarrje nga e gjithë bota morën pjesë në konkursin për prodhimin e karficave. Pas 3 raundeve, 4 ndërmarrje mbetën në fazën e fundit të konkurrimit. Kompania Huajiang arriti të fitonte nëpërmjet ideve të veçanta.

Chen shtoi se gjëja më e rëndësishme në këtë proces nuk është prodhimi, por projektimi. Çdo karficë që shitet në Olimpiadë ka një histori të veçantë. Kompania Huajiang përgjigjet për projektimin, prodhimin, reklamën dhe shitjen.

Lidhur me prodhimin e karficave për Olimpiadën, gazeta pekinase "Fazhiwanbao" bëri një intervistë me zëdhënësin e Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Londrës, Adrian.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China