PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Në 2012-n dua të blej mobileritë kineze
2012-01-24 18:52:37 cri komenti juaj Printoni

Shtëpia është vendi ku çdo njeri gjen paqen dhe qetësinë që nuk mundet ta gjejë në ndonjë vend tjetër. Ky vend i veçantë nuk është thjesht 4 mure, por, gjithçka ka brenda. Prandaj nuk të mjafton vetëm të blesh një shtëpi por duhet edhe ta mobilosh atë në atë mënyrë që të duash të rrish brenda saj. Shumë e mendojnë çdo ditë shtëpinë e ëndrrave të tyre dhe shpesh herë tek sa shohin reklama të ndryshme ku reklamohet "shtëpia e ëndrrave", pak herë guxojnë të shkojnë përtej për të parë kostot që ka ajo shtëpi ëndrrash.

Dyqanet e ndryshme të Tiranës të cilat ofrojnë mobilje shtëpiake të çojnë në përfundimin që sot në tregun shqiptar nuk mungon thuajse asgjë..

Mobiljet përgjithësisht prodhohen në Tiranë por vitet e fundit kanë filluar të futen shumë edhe mobilje të ardhura nga Kina duke zevendësuar ato mobilje që vinin dikur nga Italia.

Një qytetare e Tiranës që sapo ka blerë një banesë thotë se në shtëpinë e saj gjenden mobilje të ndryshme por secila ka bukurinë dhe vecantinë e saj.

"Në banesën time kam mobilje të vjetra por e kam pasuruar edhe me mobilje të reja si italiane dhe kineze. Kam abazhurë kinezë, i preferoj sepse jane te veçantë, kanë ngjyra të ndryshme, materialin e lehtë, janë të përshtatshme për shtëpinë, janë të bukura. Në fakt mobiljet italiane janë më të shtrenjta, megjithatë më pelqen t'i kombinoj, jo vetëm italianet, por një miks që shkojnë me njëra-tjetrën."

Një tjetër qytetare e cila edhe kjo sapo ka blerë një banesë shprehet për mënyrën e mobilimit

"Nga një dyqan këtu në Tiranë me mobileri kineze kam blerë shumë mobilje, divan. dollap pasi cmimet janë të arsyeshme dhe ka krijuar një treg goxha të gjerë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Mobiljet italiane janë të shtrenjta, ndërsa kinezet kanë sjellë një risi në tregun shqiptar dhe u mundësohet banorëve ta mobilojnë shtëpinë më shpejt dhe të merren gjërat kryesore që janë të nevojshme për një shtëpi."

Pronari i një mobilerie në zonën e ish-ekspozitës në Tiranë importon mobileri nga Kina dhe shprehet i kënaqur përsa i përket shitjeve.

"Ne mbajmë mobileri kineze, kemi dyer nga Kina që shiten shumë, çmimi është shumë i arsyeshëm, kemi parkete melaminë dhe shumë të tjera.

Normalisht këto produkte shiten mirë, pasi çmimi është shumë i favorshëm për klientët dhe cilësia është goxha e mirë dhe sot konkurron me mobiljet gjermane dhe italiane."

Vështirësitë që has industria e mobilerive kineze

Me rastin e Vitit të Ri kinez, menaxheri i kompanisë për prodhimin e mobilerive Ling Tao të distriktit Shunde në Guangdong, Zeng Xiangqing bëri një përmbledhje për performancën e biznesit gjatë vitit 2011.

Cdo vit, para vitit 2011 janë shitur 50 milionë juanë mallra. Në vitin 2011 shitjet ranë në vlerën e 30 milionë juanëve. Zeng është shumë i mërzitur për uljen e madhe të fitimit.

Ditët e fundit Ministria kineze e Tregtisë bëri të ditur se që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar mallrat kineze të eksportuara në SHBA, BE dhe Japoni u pakësuan respektivisht 1.3%, 1% dhe 0.6%. Gjithashtu u shënua dhe një rënie e shpejtë në eksportin e mobilerive.

 Duke u përballur me "Dimrin e Biznesit", disa kompani kineze kanë nisur të stimulojnë shitjen në tregun e brendshëm, disa të tjera kanë zgjeruar tregun e jashtëm dhe disa kanë futur në treg mallra të reja, e të gjitha këto në të mirë të mirë të biznesit.

Rënia në numrin e blerjeve të banesave ka sjellë ndikime negative për biznesin e mobilerive.

  

"Tani ka më pak fitim, por përsëri puna vazhdon".

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Mobilerive të Shunde-s, Li Zhirong u shpreh se megjithëse nuk ka deficit, në 2011-n industria e mobilerive u ballafaqua me vështirësi edhe më serioze se në kohën e krizës financiare.

Biznesi i mobilerive lidhet ngushtë me pasuritë e paluajtshme. Me politika të hartuara nga shteti për të kontrolluar pasuritë e paluajtshme, kompanitë e mobilerive në këtë zonë kanë pësuar dëme të madhe.

"Ky është ndikim direkt, me kufizimin e blerjes së banesave, është ulur numri i blerësve për banesa, si pasojë janë ulur edhe blerësit e mobilerive." - tha Li.

Rritet shpejt kostoja e produkteve

  Nga Festa e Pranverës e vitit 2011 deri tani kostoja është rritur 13%. Shumica e mallrave të kësaj zone janë për eksport. Çmimi i tyre përcaktohet çdo gjymë viti. Tregtarët e huaj nuk janë dakord për ndryshime të shpeshta çmimesh.

Pas Festës së Pranverës është koha më e pafavorshme për shefat e këtyre kompanive. Është vështirë të rekrutohen punëtorët e kualifikuar. Tani në Shunde, punëtorët variojnë nga mosha 25 deri 35 vjec. Zakonisht janë në moshën 30-vjecare. Për të punësuar punonjës të kualifikuar, kompanitë duhet të paguajnë paga të larta. Nga njëra anë, me rritjen e çmimit të mallrave, punëtorët do të ankohen për rrogën e ulët. Nga ana tjetër, pa një pagë të kënaqshme dhe rritje të mirëqenies punonjësit do të largohen drejt kompanive të tjera.

Lëndët e para

Për lëndët e para, në të kaluarën materialet prej najloni kushtonin 11,000 juanë/ton, por në gushtin e vitit 2011 cmimi u ngrit në 13,500 juanë/ton. Çmimi i masticit për mobilje është rritur nga 78 juanë/ fuçi deri në 235 juanë /fuçi.

Standardi i mobilerive 

Tani në këtë zonë ka më shumë se 2700 kompani që merren me prodhimin e mobiljeve, shumica e tyre janë ato të vogla si punishte apo reparte. Ato shpenzojnë shumë energji por prodhojnë mallrat me cilësi të ulët. Ngritja e standardit të mobilerive do të sjellë shkrirjen e një kontingjenti kompanish.

Masat e ndryshme për të përballuar "Dimrin e Biznesit"

  

Zeng Xiangqing tha se tani problemin që has industria e mobilerive është me shitjet. Kriza e borxheve shtetërore në Eurozonë dhe ekonomia e dobët e SHBA-së ndikojnë tek të gjitha mobileritë.

  Ai tha se do të zhvillohet tregu i Brazilit, në të cilin do të kërkohen jo vetëm blerësit, por edhe bashkëpunimi strategjik. Në Brazil do të kërkohet ndonjë partner i bashkëpunimit strategjik. Kështu që mund të kontrollojmë degët e shitjes, për të qenë të pavarur dhe për të mos kërkuar ndihmë nga të tjerë.

   Si për shembull kompania "Klienti intelektual" ka ndryshuar mënyrën e biznesit të punës intensive, ka bashkëpunuar me qendrën e materialeve Nano të Akademisë Shkencore të Kinës, duke prodhuar mobileritë me koncept "mobileri shëndetësore".

Krijimi i markës së famshme në qytetet e mëdha

Në veri mobileritë e Shunde-s shiten vetëm në qytete të mesme e të vogla, por nuk shiten shumë në ato të mëdha. Zeng tha se në mars të çdo viti në Guangzhou zhvillohet panairi i mobilerive, i cili ka tërhequr shumë blerës nga e gjithë bota. Ky panair mund të jetë platforma e krijimit të markës së vet, me qëllim promovimin në qytete të mëdha.

Tani shumë kompani shpresojnë të krijojnë markat e tyre dhe nuk do të kërkojnë ndihmë nga franchise, sepse ata kërkojnë vetëm fitim, në dyqanet e tyre nuk shiten vetëm produktet me një markë. Si pasojë disa marka nuk njihen nga njerëzit, kjo nuk është në favor të reklamimit.

Dallimi midis markave vendase dhe atyre ndërkombëtare

Nëse shkon shpesh në panairët e ndryshëm, mund të zbulosh mënyrat e ndryshme të reklamimit të markave të ndryshme. Bai Qiang, si marka e famshme në Pekin, ka fituar shumë pëlqim nga banorët. Kabina e kësaj kompanie bëhet skena "T" për të shfaqur karakteristikat moderne të mobilerive të Bai Qiang-ut.

Deri tani kompania Bai Qiang ka nxjerrë një sërë produktesh "Pyjet zeza". Si për shembull "Kasollet Hari" për fëmijët, "Rrufe-ja" nga dizajneri gjerman Schelbach, "Roma e Re" etj.

Në vitin 2011, kompania Bai Qiang investoi një fond të madh për të ndërtuar "Qendrën Tregtare të Mobilerive Ndërkombëtare", duke përmbledhur markat e famshme nga 20 vende evropiane dhe amerikane.

Parulla e kësaj kompanie është "Të fitojmë klientët me produktet, të fitojmë tregun me shitjen e rinovuar, të fitojmë reputacion me cilësinë e lartë të shërbimit".

NATUZZI

Grupi Natuzzi u krijua në Itali në vitin 1959. Shefi i tanishëm Paskuale Natuzzi ngriti një fabrikë të vogël për prodhimin e divanëve dhe kolltukut me prodhim dore. Me zhvillimin 40-vjecar Grupi Natuzzi është bërë udhëheqësi i industrisë së divanëve në botë. Produktet e tij shiten në 123 vende të ndryshme, me shumë se 6 milionë familje përdorin ato. Vitet e fundit produktet Natuzzi shiten edhe në Kinë.

Misra Emme

Kompania Misra Emme u krijua në vitin 1939. Italia, si djepi i artit dhe baza e industrializimit ka ndihmuar këtë kompani për të nxjerrë konceptin e "prodhimit italian". Produktet e kësaj kompanie janë prodhuar sipas "formës aerodinamike". Kjo tregon entuziazmin e kompanisë Misra Emme. ((Wu Sen) (Albana) )

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China