PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Makinat "Chery" ecin në botë
2011-12-21 19:46:02 cri komenti juaj Printoni
Bana, po të shohim vargun e makinave gjatë një dite me trafik në Tiranë, përveç makinave të tipit BMW dhe Benz, a të ka rënë në sy ndonjë makinë me markë kineze?

Agim-Të them te drejtën, kur vajta me pushime ne Shqipëri u mundova të përqëndrohesha tek tipet e makinave që qarkullojnë në Tiranë. Dhe për cudi vura re disa makina të tipit QQ dhe Hover. Në fillim u cudita pak, por pastaj mendova që pse jo të mos ketë dhe makina të markave kineze aq më tepër që tani Kina po prodhon automjete te një cilësie të lartë dhe me cmime shumë konkurruese në tregun global të automjeteve.

Kina është tregu më i madh i automjeteve, por ndërmarrjet kineze të automjeteve ndodhen ende në hapat e para të zhvillimit në tregun ndërkombëtar. Në vitin 1997 kompania "Chery" filloi biznesin me 96 milionë dollarë amerikanë. Në fund të vitit 1999 u prodhua makina e parë "Chery". Në vitin 2001 u realizua eksporti i parë i makinës. Në korrik të këtij viti u prodhuan 3 milionë makina "Chery". Deri në fund të nëntorit "Chery" ka ekportuar 150 mijë makina, duke u shënuar rritje 80% në krahasim me vitin e kaluar.

A ke dëgjuar ndonjëherë që një president i një vendi cfarëdo të reklamojë ndonjë markë makine?

"Më kërkuan t'ju vendos emra makinave dhe mendova për emrat Arauca dhe Orinoco. Kjo është makinë kineze "Chery". Makinat e këtij lloji, cilësore, të bukura dhe të lira do të prodhohen në Venezuelë."

Ky është fjalimi i Chavezit, presidentit të Venezuelës, gjatë vizitës së tij në fabrikë. Emrat Arauca dhe Orinoco janë emra të 2 lumenjve kryesorë të Venezuelës. Fjalimi i Chavezit konsiderohet si reklamë për kompaninë "Chery".

Agim, unë e di që makinat "Chery" shiten mirë jo vetëm në Kinë por edhe jashtë vendit, si për shembull..... Si janë shitjet në këto vende?

"Në vitin 2001 kur filluam të shesim makinat një tregtar sirian na bëri porosi dhe dëshiroi të shesë makinat "Chery" në vendin e tij. Por ne nuk e donim këtë gjë pasi në tregun tonë të brendshëm shitjet ishin shumë të larta dhe nuk u pa e arësyeshme për eksport. Në fillim tregtari sirian porositi 10 makina, të cilat u shitën menjëherë dhe bënë që të porositeshin edhe 200 të tjera."

Kështu nisi shitja e makinave "Chery" në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Juglindore etj. Brenda 10 vjetëve makinat "Chery" shiten në të gjithë tregjet e rinj në botë.

Para disa kohësh një korrespondent rus vizitoi fabrikën e makinës "Chery". Bana, a i dëgjove opinionet e tij për këtë vizitë?

Pamja e makinës "Tiggo" i ngjan TOYOTA RAV-4. Kjo makinë duket shumë luksoze. Tapiceria e brendshme është me shije, dhe sediljet janë shumë të rehatshme. "Tiggo" ka edhe një pjesë të trashë për mbrojtjen e motorit. Njëkohësisht "Tiggo" ka edhe aparate muzikore cilësore. Portobagazhi i "Tiggo"-s është mjaft i madh për një familje. Gjatë testimit të makinës ra shumë shi dhe fshirësja e xhamit punonte shumë mirë.

"Më pëlqen shumë kjo makina. Me pamje të bukur, ambjent të rehatshëm, motor të fuqishëm, kjo makinë është perfekte. Ajo është simboli i makinës së shekullit të 21-të."

Agim, makinat "Chery" shiten edhe në Rajonin e Ballkanit.....Cpo ndodh me shitjet në këto vende?

Drejtori i grupit "transport,makinë,turizëm" Mirko Alvirovic tha se vitet e fundit "Chery A1","A3" dhe "Tiggo" shiten shumë mirë në Serbi, sepse këto makinë kanë pamje të bukur dhe çmim të lirë. Kompania "Chery" ka krijuar qendër shitjeje për të përmirësuar shërbimin pas shitjes sepse shërbimi është funksion shumë i rëndësishëm për shitjen e makinës. Tani në Serbi "Chery" merret me servisin si të makinave qeveritare dhe atyre të policisë.

Agim: Zhvillimi i makinës "Chery" tregon zhvillimin e ekonomisë kineze. Kjo kompani shpreson të japë një vizion më të gjerë për produktet "Made in China".

Bana: "Made in China"

Qëllimi i kompanisë "Chery" është që të bëhet kartëvizita e Kinës. Me zhvillimin e ekonomisë kineze markat e produkteve kineze janë gjithnjë e më të famshme në botë. Kjo kompani shpreson që makinat "Chery" mund t'u sjellin vendeve të ndryshme markat dhe teknologjitë kineze.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China