PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Suksesi i tregtarëve të Zhejiang-ut
2011-11-17 10:26:19 cri komenti juaj Printoni

-- Udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara dhe ekonomive të reja të botës ranë dakord të fuqizojnë rregullimet financiare dhe të përfitojnë nga integrimi financiar, por nuk ranë dakord në lidhje me masa të veçanta financiare. Duke iu drejtuar samitit të G20-s, në Kanë, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kohë të vështira si dhe rëndësinë e bashkëpunimit në kushte ku fitojnë të gjitha palët;

--Tregtarët në provincën Zhejiang janë të njohur në Kinë si shumë punëtorë dhe me njohuri shumë të mira të tregut. Cilat janë disa nga të fshehtat që kanë bërë të mundur suksesin e tyre në botën e sotme të egër të biznesit ?

Samiti dyditor i G20-s, i mbajtur në Kanë të Francës, ka përfunduar nga ku udhëheqësit botërorë shkëmbyen mendimet për një sërë cështjesh që mundojnë ekonominë e sotme, përfshi këtu krizën e borxheve në Eurozonë, reformën në sistemin monetar ndërkombëtar, për masa më të forta financiare, dhe për tregtinë e zhvillimin.

Samiti i G20-s u mbajt në një kohë me shumë tension dhe rreziqe serioze për ekonominë botërore.

Aktualisht, tregjet financiare ndërkombëtare janë duke vuajtur nga luhatje drastike dhe rimëkëmbja e ekonomisë botërore gjendet përpara rrezikut në rritje mes paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë.

Pra pas përfundimit të bisedimeve të udhëheqësve të botës në samitin e mbajtur në Kanë, cfarë ndikimi pati ky samit? Dhe si vendi më i madh me ekonominë e dytë në botë, cfarë roli mund të luajë Kina në rendin e ri botëror ekonomik? Për t'ju përgjigjur këtyre pyetjeve ne folëm me Qu Baozhi, një anëtar i kërkimeve pranë Institutit për Studimet e Tregjeve të Reja, në Shkollën e Menaxhimit të Moskës.

(diskutimi me Dr.Qu)

Spikeri: Provinca Zhejiang në lindje të Kinës konsiderohet si djepi i ndërmarrjes private në vend dhe mbase aty gjendet grupimi më i madh i kompanive të vogla dhe të mesme private të vendit. Tregtuesit e Zhejiang-ut janë të mirënjohur në të gjithë vendin për shpirtin e tyre tregtar, shumë punëtorë si dhe njohës shumë të mirë të tregut. Ata mund t'i gjesh kudo. Në jug të Pekinit gjendet "fshati Zhejiang" ku biznesmenë nga kjo provincë shesin prodhime të ndryshme me cmim të ulët. Në Shangai, gjenden më shumë se 50,000 ndërmarrje nga Zhejiang-u. Tregtarët nga Zhejiang-u kanë ngritur gjithashtu biznese në Evropë, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Si grup, këta biznesmenë janë në një farë shkalle, sinonim i konceptit të mendjemprehtësisë, forcës së karakterit dhe suksesit në biznes. Po, si kanë mundur tregtarët e Zhejiang-ut të jenë ata që janë sot? Dhe cilat janë disa nga të fshehtat që kanë bërë të mundur suksesin e tyre në këtë botë të egër të biznesit?

Megjithëse tregtuesit e Zhejiang-ut u bënë të mirënjohur vetëm dekadat e fundit, historiku i tyre e ka zanafillën që nga viti 473 para Krishtit. Fan Li, paraardhësi i hershëm i tregtarëve kinezë, ishte një zyrtar i njohur qeveritar i vendit Yue, që ka ekzistuar nga viti 473 deri në 306 para Krishtit, dhe ishte i pozicionuar aty ku ndodhet sot provinca Zhejiang.

Në shekullin e 18-të, me lindjen e kapitalizmit në Kinë, bashkë me portin e Shangait u mundësua dhe hapja e rajonit ndaj botës së jashtme, një rast i mirë ky për tregtuesit e Zhejiang-ut.

Tregtarët nga Ningbo ishin përfaqësues të tregtarëve të Zhejiang-ut si një e tërë. Gjatë shekullit të 19-të, ata konsideroheshin si grupi rajonal më i fuqishëm i tregtarëve pas tregarëve Hui dhe të Shanxi-së. Etika e tyre e punës, gatishmëria e tyre për të marrë përsipër rreziqe, dhe sjellja e tyre pragmatike në biznes i ka ndihmuar ata të qëndrojnë në sektorin e biznesit të Kinës. Vendet e tjera të Zhejiang-ut, si Wenzhou, Yiwu, and Taizhou, mburren gjithashtu për traditë në biznes dhe tregti. Besohet se banorët në Zhejiang kanë lindur të vetëdijshëm për parimet e tregut dhe biznesit në përgjithësi.

Yang Yiqing, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Kërkimore të Tregtarëve të Zhejiang-ut, thotë se edhe pse ka shumë dallime midis biznesmenëve nga Zhejiang-u, ata të gjithë ndajnë karakteristika të përbashkëta:

"Nëse do ta përshkruanim vetëm me nje frazë karakterin e përgjithshëm të tregtarëve të Zhejiang-ut, mendoj se 'biznesmenë të nivelit bazë' do të ishte fraza më e përshtatshme. Biznesmenët më të suksesshëm të Zhejiang-ut e kanë filluar biznesin nga e para; afro 80 për qind e tyre vijnë nga familje fermerësh dhe vetëm 70 për qind zotërojnë diplomë të shkollës së mesme. Ata fillojnë nga niveli më i ulët i shoqërisë dhe kalojnë shumë vështirësi gjatë kësaj rruge"

Yang Yiqing i krahason tiparet e tregtarëve të Zhejiang-ut me ato të tri kafshëve:

"Tri kafshët janë pula, rosa dhe deveja. Ashtu si pulat kërkojnë ushqim ku të mundin, tregtarët e Zhejiang-ut kërkojnë mundësi biznesi kudo që shkojnë. Kurdoherë që përmenden tregtarët e Zhejiang-ut, njerëzve u shkon mendja tek lavdia dhe suksesi. Por kjo lavdi është ndërtuar mbi dështime dhe pengesa të shumta; ashtu si rosat që notojnë në ujë. Pavarësisht se sa i qetë është uji, rosave elegante iu duhet të lëvizin vazhdimisht këmbë-lopatat, nën sipërfaqen e qetë të ujit me qëllim që të ruajnë drejtpeshimin e tyre të vazhdueshëm."

Studiuesit shpjegojnë më tej se ashtu si deveja që nëpërmjet instiktit arrin të gjejë një oaz në shkretëtirë, edhe tregtarët e Zhejiang-ut kanë instikte të ngjashme për të nuhatur tregjet, ja pse ata janë aq të zotë në bërjen e parave.

"Kjo ka shumë të bëjë me kulturën rajonale të Zhejiang-ut, e cila i kushton rëndësi të madhe tregtisë dhe biznesit nga lashtësia. Së dyti, tregtarët e Zhejiang-ut mendohet të jenë pragmatikë, të mencur dhe të ndershëm kur zhvillojnë biznes. Ata janë gjithashtu të guximshëm në marrjen e rreziqeve."

Yang Yiqing thotë se, me kalimin e viteve, tregtarët e Zhejiang-ut kanë luajtur rol të dyfishtë edhe si bashkëpunëtorë edhe si konkurrentë për grupe të tjera tregtare në vend, si tregtarët nga Shanxi, Hui dhe Chaozhou. Ata kanë arritur sukses duke mësuar nga grupet e tjera tregtare si dhe kanë arritur të jenë unikë në llojin e tyre.

Sot, provinca e Zhejiang-ut mbulon vetëm 1.06 për qind të territorit kombëtar, por Prodhimi i saj i Brendshëm Bruto është i katërti në shkallë vendi.

Gjithësesi, në kushtet e krizës financiare në botë dhe me sigurimin e shumë burimeve për shkak të nxitjes fiskale në provincat e brendshme, shumë biznese në Zhejiang, veçanërisht pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, po hasen me probleme të mëdha financiare. Yang-u thotë se ka lexuar shumë raportime mediash kohët e fundit në lidhje me atë që shumë afaristë janë fshehur me qëllim që të shmangin pagesën e normave shumë të mëdha të interesit për borxhe informale. Ai ka dëgjuar gjithashtu edhe për rastin ekstrem të vetëvrasjes të një pronari vendor të një fabrike këpucësh, i cili po haste probleme me borxhet. Yang Yiqing nxjerr në pah se tregtarët e Zheijang-ut po hasen me sfida që nuk i kanë hasur më parë. Për këtë arsye ka ardhur koha që ata të bëjnë rregullimet e duhura:

"Ndërmarrjet e Zhejiang-ut ndodhen në një pikë kritike, kur po përpiqen të ecin me hapin e kohës. Tregtarët e Zhejiang-ut kanë arritur të krijojnë një listë të mahnitshme "të parash" gjatë 30 viteve të fundit; historitë e tyre janë aq frymëzuese sa cdo biznesmen kërkon të masë suksesin e tij. Besoj që ata e kanë të gjithë aftësinë t'i mposhtin të gjitha vështirësitë e tanishme dhe të vazhdojnë praktikën e tyre legjendare."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China