Aeroplanmbajtësja kineze e kreu provën e parë. Ajo doli në det të hapur nga 10 deri më 14 gusht, për lundrimin eksperimental. Pas kthimit, mbi të do të vazhdojë puna dhe provat në kantierin e anijeve.
Nga raportet e mediave, kinezët e thjeshtë njohën prejardhjen e aeroplanmbajtëses: Kina e bleu atë nga Ukraina në vitin 1998, pasi ajo u nxor nga përdorimi. Emri i saj ishte "Varyag", projektuar nga ish-Bashkimi Sovjetik. Pas kthimit në kantierin detar të Dalianit, aeroplanmbajtësja u lye ngjyrë argjendi, ngjyra e zakonshme për anijet ushtarake kineze.
Për të parë këtë aeroplanmbajtëse të parë të Kinës, shumë kureshtarë shkuan posaçërisht në qytetin Dalian. 19-vjeçari, Li Ming, erdhi nga qyteti Yangquan i provincës Shanxi, në Kinën Qendrore. Djali sapo mbaroi provimin për regjistrim në shkollën e lartë. Ai e quan vetën në mënyrë modeste "gjysmë tifoz" i ushtrisë. Sipas atij, ekspozimi i aeroplanmbajtëses nga Ministria kineze e Mbrojtjes, mishëron vetëbesim dhe transparencë.
Duke folur nëse Kina duhet të ketë aeroplanmbajtëse, ai tha:
(......1)
"Patjetër Kina duhet ta ketë. Ndër pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, vetëm Kina nuk dispononte një aeroplanmbajtëse!"
Li Ming, mendon se "treguesi i lumturisë" duhet të përfshijë edhe ndjenjën e sigurisë.
(.....2)
"Mendoj se ushtria duhet t'i shërbejë popullit, prandaj nëse ka nevojë, këto informacione duhet të publikohen."
Aeroplanmbajtësen e parë në botë, e ndërtoi Britania në vitin 1918. Emri i saj ishte "Conte Rosso" dhe u përftua nga një anije e madhe pasagjerësh. Sot në mbarë botën ka mbi 20 aeroplanmbajtëse në shërbim, në përmasa dhe funksione të ndryshme. Këtu nuk përfshihen "gjysmë-aeroplanmbajtëset"e disa vendeve. SHBA-ja disponon teknologjinë më të përparuar në këtë drejtim dhe të gjitha 11 aeroplanmbajtëset e saj, pajtohen me dinamikën bërthamore. Edhe Rusia, Franca, Britania dhe Spanja kanë teknologji të konsoliduar për projektimin dhe prodhimin e aeroplanmbajtëseve.
Aeroplanmbajtësja kineze vjen nga ish-Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1998, ajo u ble nga një kompani kineze si hekurishte dhe mbërriti tërthorazi në portin e Dalianit në mars 2002. Para ardhjes në Kinë, ajo ishte e papërdorshme. "Varyag" humbi jo vetëm dinamikën, por edhe pajisjet e brendshme elektronike. Sipas specialistëve, transformimi i saj nuk ndryshon nga fabrikimi i një anije të re. Lidhur me "shtetësinë" e kësaj aeroplanmbajtëseje, Li Ming thotë:
(......3)
"Tani doli pas transformimit, asnjëri mendon se kjo është ukrainase, por të gjitha thonë se është aeroplanmbajtësja e parë e Kinës. Aparatet në të, si radarët, pajisjet mbrojtëse etj., janë kineze. Kina është në kërkim e sipër."
60-vjeçari Wang Jianshe, është vendas nga qyteti Dalian. Në pasditen e 31 korrikut, ai së bashku me bashkëshorten, zj. An Yudai, shkuan në një "pikë vëzhguese", për kureshtarët e aeroplanmbajtëses. Kur ai pa nga afër këtë aeroplanmbajtëse të transformuar tërësisht, Wang-u u emocionua pa masë.