PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Banka e Kinës vazhdon zgjerimin në tregun ndërkombëtar
2011-07-14 18:06:09 cri komenti juaj Printoni

Banka e Kinës po pret 100-vjetorin e themelimit të saj, si një bankë me ritmin më të lartë të shtrirjes në tregjet ndërkombëtare. Ajo është një bankat e para me kapitale kineze që është zhvilluar më herët jashtë vendit. Pas themelimit të saj, në vitin 1917 çelet një degë e saj në Hong Kong dhe në vitin 1929 një degë tjetër në Londër. Kjo është edhe dega e parë e Bankës së Kinës e krijuar jashtë vendit. Deri në fund të vitit 2010, Bankës së Kinës shtriu rrjetin e saj në Hong Kong, Makao, Tajvan dhe në 31 vende të tjera të botës.

Gjatë zhvillimit 100-vjeçar, Banka e Kinës, ofron në mbarë botën shërbime përmes rrjetit të degëve të saj, duke e kthyer këtë në një element të fortë të konkurrencës.

Vitet e fundit, Banka e Kinës ka dhënë një kontribut të madh duke mbështetur investimet e kompanive kineze të përhapen jashtë vendit për të zgjeruar biznesin e tyre. Përveç kësaj, Banka e Kinës dhe degët e saj jashtë vendit u kanë dhënë kompanive kineze të investimeve shërbime komplekse, për të zhvilluar investimet e tyre jashtë vendit.

Pas ndryshimeve të reja të kompanive kineze që kanë investuar jashtë vendit, Banka e Kinës ka marrë një sërë masash efikase.

Duke folur për këtë, drejtore e përgjithshme për degët ndërkombëtare, zj. Song Lianru thotë: "Banka e Kinës ka forcuar krijimin e produkteve, ka hartuar posaçërisht projektin e shërbimeve financiare sipas kërkesave të biznesit dhe klientëve tanë jashtë vendit. Ne kemi krijuar platformën e shërbimeve, duke ofruar shërbime të plota brenda dhe jashtë vendit."

Degët e shumta jashtë vendit të Bankës së Kinës kanë përbërë për një periudhë afatgjatë burimin kryesor të të ardhurave dhe fitimeve për bankën. Vitet e fundit, gjatë procesit të zhvillimit, Banka e Kinës duke shfrytëzuar zhvillimin e qëndrueshëm, të vazhdueshëm dhe relativisht të shpejtë të ekonomisë së vendit, u përhap shpejt në tregun vendas.

Njëkohësisht, po ndryshon mënyrën e zhvillimit në tregun ndërkombëtar me qëllim ndryshimin gradual të situatës së tanishme dhe për të krijuar një strukturë të re, brenda dhe jashtë Kinës.

Gjatë procesit të zhvillimit, Banka e Kinës ka zgjeruar vazhdimisht ndërtimin e rrjetit jashtë vendit. Specialistët thonë se blerja ndërshtetërore është një projekt i shpejtë dhe efikas zgjidhjeje, por do të ketë rrezik të madh që duhet përballur. Blerja është një rrugë e përshtatshme për përmirësimin e rrjetit ndërkombëtar. Në qoftë se nuk mund të arrihet qëllimi për ngritjen e nivelit të administrimit dhe të përfitimit, blerja s' ka vlerë.

Zhvillimi i biznesit jashtë vendit jo vetëm është karakteristika e Bankës së Kinës, por edhe vazhdim i konceptit dhe i kulturës së kësaj banke. Duke shpejtuar zhvillimin e biznesit të vendit, Banka e Kinës duhet të kapë shansin për të lidhur ngushtë ekonominë kineze me atë botërore, të zgjerojë fushën e shërbimeve, për të krijuar strukturën e re të zhvillimit dhe integrimit, brenda dhe jashtë vendit. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China