Në vitin 2009, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm industrial i Kinës arriti në 15.6 % të vëllimit të prodhimit të përgjithshëm industrial botëror. Çdo orë eksportohen produkte të "prodhuara nga Kina" me vlerë prej 100 milionë dollarësh amerikanë. Ndërsa produktet me sasi shumë të mëdha të "prodhuara nga Kina" nuk mund të hyjnë në tregun e nivelit më të lartë. Sipas të dhënave statistikore, në tregun amerikan ndër mallrat e përdorimit të përditshëm me vlerë nën 50 dollarë amerikanë, 80 % janë të "prodhuara nga Kina". Ndërmarrjet e shumta që i prodhojnë këto produkte, ndodhen në fund të zinxhirit industrial botëror dhe fitonin vetëm pak fitime përpunimi. Ndërkohë, konsumi i burimeve dhe ndotja e mjedisit mbeteshin në Kinë.
Kriza financiare i ka dhënë "prodhuar nga Kina" goditje shumë të madhe. Në vitin 2009, vëllimi i përgjithshëm i eksportit vjetor u ul 16 %. Megjithëse eksporti i mbarë vendit është rritur 33.2% krahasuar me 5 muajt e parë të këtij viti, "vështirësia" e sjellë nga zhvillimi i papërshtatshëm për një kohë të gjatë i industrisë së prodhimit vazhdon ende.
Në "bazën e prodhimit të pajisjeve elektro-shtëpiake të Kinës" që ndodhet në Cixi të provincës Zhejiang, drejtori i përgjithshëm i Grupit Huayu që prodhon kryesisht pajisjet elektro-shtëpiake, Huang Zhaoqi tha se Vitin e kaluar, shqëria e tij filloi rregullimin për strukturën e produkteve, por nuk ka arritur rezultatet e parashikuara dhe eksporti nuk është rritur. Arsyet kryesore janë: ritmi i ndërrimit të produkteve që ishte shumë i ngadalshëm si dhe mungesa e madhe e talenteve dhe mjeshtërve të projektimit."
Jo vetëm trysnia nga ngritja e kostos së prodhimit, por edhe fërkimet tregtare që shtohen nga dita në ditë, të cilat krijojnë sfida për "prodhuar nga Kina". Vetëm gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, në 10 vende shpërthyen 19 raste antidumpingu ndaj Kinës. Këto fërkime tregtare dobësuan fuqinë konkurruese ndërkombëtare të produkteve të eksportit të Kinës.
"Kush ka teknologjinë e përparuar, mund të shfrytëzojë rastin e parë të ndërrimit të formës së prodhimit dhe të arritjes së cilësisë në të ardhmen." Chen Fan, Profesori i Institutit të Shkencës e Inxhinierisë së Materialeve pranë Universitetit të Industrisë Huanan, është i mendimit se "Industria e prodhimit e Kinës duhet të zhvillohet drejt orientimit të materialeve të tipit të ri dhe të kursimit të energjive e të pakësimit të shkarkimit. Vetëm kështu industria e prodhimit e Kinës do të ketë perspektivën e ndritshme."
Shpejtimi rregullimit të strukturës dhe i ndërrimit të formës së prodhimit, zgjerimi i hapësirës së re të zhvillimit dhe përpjekja për një vend të favorshëm në konkurrencën ndërkombëtare në stadin e ri po bëhen nga dita në ditë veprimtari autonome të "prodhuara nga Kina".
Tani sasia vjetore e prodhimit të produkteve të qeramikës së ndërtimit të Kinës është 7 miliardë metra katrorë, ndërsa sasia e konsumit të lëndëve të para ka arritur në mbi 160 milionë tonë. Sipas zhvillimit të gjendjes së sotme, brenda dhjetë viteve të ardhshëm, lëndët e para të shumëllojshme që përdoren në prodhimin e pllakave qeramike, do të zhduken.
Shoqëria e prodhimit të produkteve të qeramikës Monnalisha filloi të shfrytëzojë mbeturinat e industrisë qeramike si lëndë të para kryesore të prodhimit të produkteve të qeramikës, duke kursyer mbi 680 tonë qymyrgur dhe duke pakësuar lëshimin e 1793 tonëve CO2 (dyoksid karboni). Kjo risi përdor mbeturinat e ndërmarrjes si lëndë të para dhe ka zgjidhur gjithashtu problemin e mbeturinave të disa fabrikave rreth asaj, tha drejtori i përgjithshëm i kësaj shoqërie që përgjigjet për çështjet teknologjike Liu Yijun.
"Pas krizës financiare, në mjedisin e jashtëm dhe kushtet e brendshme të zhvillimit të Kinës ndodhën ndryshime të mëdha. Ndërrimi i formës së rritjes ekonomike dhe bashkërendimi i strukturës industriale janë nevojat më të shpejta", tha Zhu Hongren, kryeinxhinieri i Ministrisë së Industrisë dhe të Informatizimit të Kinës.
Gjatë krizës financiare, vendet e ndryshme sidomos vendet e mëdha kryesore hartuan plane strategjike për zhvillimin e vet ekonomik dhe e konsideruan zhvillimin e energjive të reja, të materialeve të reja si pikë kryesore të raundit të ri të zhvillimit industrial, duke kultivuar pikën e re të rritjes ekonomike. Përpjekja për kontroll ekonomik dhe teknologji të përparuar shkencore është bërë prirje e zhvillimit botëror.