PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznes kinez, perspektivë e mirë në sektorin e nënkontraktimit
2011-05-20 18:14:13 cri komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, sektori i nënkontraktimit në Kinë është zhvilluar shpejt duke u rritur çdo vit mbi 30%. Potenciali dhe fuqia tërheqëse e tregut kinez po shndërrohet në një burim të ri rritjeje e të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar.

Outsourcing është një term biznesi, i cili përcakton kompanitë, që duke u fokusuar në pjesën kyçe të biznesit, angazhojnë kompani të tjera që ofrojnë shërbime. Nënkontraktimi në Teknologjinë e Informacionit (ITO) dhe në Procesin e Biznesit (BPO) janë dy mënyra kryesore në këtë drejtim.

Disa ditë më parë, në një panair të posaçëm në nënkontraktim, ministri kinez i Tregtisë, Wang Chao, u shpreh se me globalizimin ekonomik, sektori i nënkontaktimit po zhvillohet shumë shpejt, çka është bërë një pikë kthese në zhvillimin e Kinës, si në ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik, përmirësimin e strukturës industriale dhe shtimin e forcave konkurruese të kompanive. Ministri Wang Chao, tha se për shkak të qëndrueshmërisë që shoqëron shoqërinë kineze dhe ambienti i mirë i investimit, sektori i nënkontraktimit në Kinë po gëzon një ambient të pjekur dhe perspektiva në këtë drejtim është gjithnjë e më gjerë.

Ministri Wang, u shpreh gjithashtu se infrastrukturat që po përmirësohen dita-ditës janë bërë një bazë të fortë për zhvillimin e sektorit të nënkontraktimit. Me mëkëmbjen globale në këtë fushë, sektori i shërbimeve në tregun kinez po përparon vazhdimisht. Në vitin 2010, u arkëtuan 14.5 miliardë dollarë amerikanë, nga kontratat e nënshkruara, 43% më shumë se në vitin 2009.

Ishte shfaqur para shumë kohe koncepti i transferimit të shërbimeve jashtë vendit, por në praktikë kjo punë u konsiderua si e pamundur. Deri në vitet 90 të shekullit XX-të, indianët filluan të zgjidhnin problemin e "Virusit të vitit 2000" për SHBA-në dhe përfunduan pjesë të punës në Indi, duke e bërë nënkontaktimin e shërbimeve si një punë e mundur.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China