PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sipërmarrësit kinezë nxjerrin fitime nga dasma e Princit William
2011-04-22 10:30:09 cri komenti juaj Printoni

"Si prodhues bizhuterish, ne i japin një rëndësi të madhe produkteve për celebrime në vend ose jashtë. Zhvillimi i kompanisë sonë është bazuar mbi një model të qartë evropian dhe amerikan".

Ai shton se sipërmarrësit në Yiwut, nuk kanë humbur asnjë shans tregtie. Për çdo festë të madhe e të rëndësishme, fabrikat i prodhojnë menjëherë suvenierët. Tregtarët anglezë e dinë se suvenirët e Yiwut, janë të shumëllojshme dhe me çmim të ulët. Prandaj ata dërguan menjëherë porositë për kompanitë lokale. Zhou Mingëang, parashikon se unaza false, mund të shitet deri në përfundim të ceremonisë martesore.

Prodhuesit e suverirëve në Yiwut, i kushtojnë rëndësi të madhe lajmeve në internet. Në ekspozitën botërore të Shangait dhe në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut vitin e kaluar, ata patën fitime të mëdha nëpërmjet prodhimit të flamujve kombëtarë të vendeve të ndryshme, mbajtëseve për çelësa, bluzave dhe të tjera suvenire.

Sot, shitja gjatë festës dhe aktiviteteve artistike e sportive ndërkombëtare, bëhet një kanal tjetër i kompanive të mesme dhe të vogla të Yiwut për të zgjeruar tregun.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve të Suvenirëve në Zhejiang, Chen Ruji, thotë se mundësia e përfitimit nga sektori i suvenireve, në Yiwut është ulur, për shkak se kompanitë kanë bërë investime në teknologji.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China