PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BYD zhvillon me forcat më të mëdha automjetet me energji të reja
2011-04-14 19:40:50 cri komenti juaj Printoni

Drejtori i marrëdhënieve me publikun i Shoqërisë BYD Yang Zhao tha se bateria është epërsia thelbësore e teknologjisë së automjeteve me bateri të BYD-së. Në vitin 2008 BYD-ja prodhoi automjetet hibride me bateri dhe me karburant të tipit F3DM. Ky automjet jo vetëm kursen karburantin, por edhe teknologjia e tij është pararojë në botë. Në ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të Amerikës Veriore të vitit 2009, automjetet hibride me bateri dhe me karburant të tipit F3DM dhe të tipit E6 u pritën mirë. Drejtori Yang Zhao tha: 

"Tani qeveria dhe klientët e grupit janë blerësit kryesorë të automjeteve hibride me bateri dhe me karburant të tipit F3DM të Shoqërisë BYD. Gjatë gjashtë muajve që ka hyrë përdorim kontingjenti i parë i automjeteve hibride me bateri dhe me karburant të tipit F3DM, cilësia e këtyre automjeteve ka qenë shumë e mirë. Me zbatimin e politikës përkatëse të subvencioneve qeveritare dhe përmirësimin shkallë-shkallë të pajisjeve komplekse të ngarkimit të baterive, automjetet e tipit F3DM do t'u shiten gradualisht përdoruesve privatë. Tani automjetet hibride me bateri dhe me karburant të tipit E6 janë në fazën e kontrollit e të certifikimit nga organet shtetërore."

Automjetet me energji të reja të BYD-së duhet jo vetëm të zhvillohen në Kinë, por edhe të dalin jashtë vendit. Duke folur për këtë, drejtori i përgjithshëm i Shoqërisë BYD Wang Chuan Fu tha se BYD-ja ka besim të plotë për hyrjen në tregun e makinave të Amerikës Veriore, duke përdorur epërsinë e automjeteve të veta me energji të reja.

"Ne kemi besim të madh në tregun e automjeteve të Amerikës Veriore. Parashikohet se deri në vitin 2011 do të fillojnë të shiten automjetet tona me energji të reja në këtë treg. Unë jam i bindur se ne do të zëmë një pjesë të madhe të këtij tregu."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China