PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet organike, pjesë e jetesës së kinezëve
2011-03-20 23:01:52 cri komenti juaj Printoni

Në seksionin e ushqimeve organike të supermarketit "Bota e Re" të Pekin, shitësja Hu Yiating po ambalazhonte për klientin, perime organike. Çdo mëngjes, mbi 100 kg perime të freskëta organike transportohen në supermarket, që ndodhet në qendër të Pekinit. Shitësja Hu, thotë se shitja e perimeve dhe drithërave të ndryshëm organike, ecën shumë mirë. Çmimi i tyre është gati dy herë më i lartë se çmimi i produkteve të tjera të thjeshta.

"Ndonjëri ble posaçërisht perime organike, sepse këto janë shumë të favorshme për rritjen e fëmijëve. Shumica e njerëzve interesohen për këto perime organike dhe mendojnë se perimet organike janë shumë të pastra."

Supermarkete që shesin perime organike ka me dhjetra në Pekin, si Carrefour, Wal-Mant etj. Tani ushqimet organike kanë hyrë gradualisht edhe në jetesën e banorëve të thjeshtë kinezë, duke u bënë pjesë e menysë së re familjare.

Por, çfarë janë ushqimet organike? Mund të thuhet thjesht se gjatë kultivimit të tyre nuk përdoren plehrat kimike. Domethënë, këto ushqime janë produkte natyrore dhe shumë të pastra. Që nga zhvillimi në vitin 2000 i industrisë ushqimore organike, deri në vitin 2009, vëllimi i shitjes arriti në 10 miliardë juanë. Kina është bërë tregu i tretë më i madh i ushqimeve organike në botë.

Zoti Chen, është një qytetar i thjeshtë i Pekinit, blinte shpesh perime organike. Ai thotë se me gjithë çmimin e lartë, këto perime kanë vlerë.

Tregu i ushqimeve organike ka sjellë një mundësi shumë të madhe ekonomike. Gjatë 2 viteve të fundit, shumë kompani kineze po investojnë në këtë drejtim. Kompania zhvillimit bujqësor "Zhengu" që u krijua në vitin 2007, është një prej tyre. Ajo, zotëron një zinxhir të mirë industrial nga prodhimi deri te shitja, duke u ofruar klientëve mbi 70 produkte organike: përfshirë perime, drithëra të ndryshëm, fruta të thata, produkte deti etj.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë bujqësore "Zhengu", z. Zhang Xiangdong, thotë se prodhimi dhe shitja e ushqimeve organike jo vetëm mund t'u sjellë konsumatorëve siguri ushqimore, por më e rëndësishme është nxitja e konceptit për një zhvillim të qëndrueshëm.

Një pikë më e rëndësishme e zhvillimit të industrisë ushqimore organike, është mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit.

Me fillimin punës nga kompania "Zhengu", arkëtonte vetëm 800 mijë juanë. Pas dy viteve, kompania arriti të arkëtojë 51 herë më shumë, duke arritur në 50 milionë juanë. Tani kompania ka 60 mijë klientë të përhershëm.

Sot në Kinë, ka mbi 4 mijë kompani që marrin pjesë në industrinë e ushqimeve organike. Sipërfaqja e mbjelljes së këtyre ushqimeve arriti në 2.6 milionë hektarë. Ndërkohë për rregullimin e zhvillimit të kësaj industrie, Kina krijoi një sistem relativisht të përsosur të kontrollit. Ndër to, 26 institucione marrin pjesë në verifikimin e ushqimeve organike. Deri tani ato kanë shpërndarë 4800 certifikata.

Zhvillimi i shpejtë i industrisë kineze të ushqimeve organike, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat kanë raportuar për këtë. Njëkohësisht, shumë ekspertë që marrin pjesë në kultivimin e produkteve organike, arritën në Kinë për të parë zhvillimin e sektorit. Eksperti gjerman Klaus, tha për mediat, se Kina ka bazë shumë të mirë për zhvillimin e ushqimeve organike.

Fshatarët kinezë e dinë që nga lashtësia, metodën e kultivimit të produkteve organike. Paraardhësit e tyre përdornin një metodë të ndryshme të mbjelljes, nga ajo moderne. Ata digjnin disa mbetje bujqësore, përpara se t'i hidhnin mbi tokat e mbjella.

Zoti Klaus, ka punuar në disa kompani të ushqimeve organike në Pekin. Ai tha se në Gjermani 5% e konsumatorëve blejnë ushqime organike. Sa i përket Kinës, që ka një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh, ajo me siguri do të ketë një grup shumë të madh konsumatorësh.

Në të gjithë botën, industria ushqimore organike, duket se ka një perspektivë zhvillimi. Ne jemi të bindur se në të ardhmen, më shumë ushqime organike do të hyjnë në jetesën e banorëve kinezëve të thjeshtë dhe të vendeve të tjera të botës. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China