PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Ning, pas Lojërave Olimpike
2010-09-30 18:55:35 cri komenti juaj Printoni

Prodhimi me cilësi dhe hyrja në një fazë më të lartë

Cila është veçantia e produkteve të Li Ningut. Ashtu si Nike, marka e njohur e basketbollit dhe Adidas, marka e njohur e futbollit, Li Ningut i mungonte të pasurit një produkt unik.

Për këtë u vendos që të prodhoheshin aksesorë për lojën badminton, si raketa etj. Nga prodhimi i veshjeve etj., kompania filloi të prodhojë aksesorë për lojën badminton me një cilësi e teknologji të përparuar. Kjo është cilësuar edhe si potenciali i kompanisë. Në fakt, vendimarrja për këtë risi ishte sfidë e madhe për Li Ning që ishte zhvilluar duke u mbështetur tek veshjet sportive. Sipas mendimit të z. Zhang Zhiyong, menaxherit të përgjithshëm të kompanisë Li Ning, kalimi në tregun e badmintonit është një kapërcim i madh i Li Ning në vitin 2009, jo vetëm që eksperienca 20- vjeçare e Li Ning-ut nuk ka pasur lidhje me badminton, por më e rëndësishmja është se kësaj here, Li Ning hyri drejtpërdrejt në tregun e produkteve të kategorisë së lartë. Z. Zhang Zhiyong i tha gazetarit: "Tani prodhimet tona të badmintonit të cilat kushtojnë mbi 1000 juanë zënë 1/3-ën e tregut, produktet e markës Li Ning kanë hyrë me sukses në dyqanet profesioniste të badmintonit. Në të kaluarën kjo gjë ishte e pamundur për ne. Sponsori në vitin 2009 për ekipin shtetëror kinez të badmintonit ishte një rast i rëndësishëm për Li Ning. Gjatë 27 vjetëve të kaluar, ekipi shtetëror kinez i badmintonit ka përdorur gjithmonë badmintonin e markës japoneze Jonex, një reklamë e bërë nga badmintonisti i njohur Lin Dan " Të ndërrojmë badmintonin për një cilësi më të mirë" i bëri konsumatorët të njohin markën Li Ning. Z.Zhang Zhiyong është i mendimit se konfirmimi nga ekipi shtetëror tregoi nivelin e lartë dhe cilësor të produkteve të Li Ning. Të gjitha teknologjitë e përparuara në fushën e badmintonit janë aplikuar në produktet e markës Li Ning. Gjithashtu Li Ning prodhoi në veçanti për badmintonistin shtetëror Lin Dan një markë të posaçme.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China