PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eksperiencat e një studenti shqiptar në Panairin e Guangzhout
2010-03-17 15:15:03 cri komenti juaj Printoni

-Le të kthehemi në herën e parë kur more pjesë në Panairin e Guangzhou-t. Cila ishte vështirësia më e madhe: gjuha, fluturimi, bileta, hoteli, kuzhina...?

Problemi më i madh ka qenë hoteli, që ishte i shtrenjtë, sepse në atë periudhë dihet që, edhe nëse prenoton përpara, kushton shumë. I njëjti hotel ku shkoja edhe më përpara kushtonte katër herë më shumë. Pastaj edhe bileta duhet pasur parasysh që më mirë të prihet përpara, sepse rastis që të mos gjenden vende.

-Po fluturimet janë të volitshme tani, ndonëse akoma nuk ka një fluturim të drejtpërdrejtë nga Tirana për në Guangzhou. Po ti me se ke ardhur nga Tirana në Guangzhou?

Zakonisht kam ardhur me "Malevin", kompaninë ajrore hungareze, që nuk shkon drejtpërdrejt në Guangzhou, por nëpërmjet Pekinit. Rruga shkon gjithsej 24 orë, me gjithë pritjet. Mund të shkohet edhe me "Lufthansën", por duhet vizë Shengen. Por zakonisht tani është shumë praktike që të shkohet në Hong-Kong, që kushton edhe më pak dhe është më e leverdishme, sepse është e mundur edhe të merren viza në Shqipëri për në Hong-Kong. Kështu që fluturon nga Tirana për në Hong-Kong dhe pastaj prej aty është një orë larg me tren nga Guangzhou. Kështu që mendoj se kjo është më efikase. Shpenzimet shkojnë rreth 1 000 euro pak a shumë. Më lirë se nga Hong-Kongu nuk ka dhe është më e rehatshme. Pastaj edhe të shkosh në Hong-Kong është një eksperiencë më vete, sepse është shumë i zhvilluar dhe ka gjëra shumë interesante, dhe një vizitë aty nuk duhet humbur.

-Shumë faleminderit për këtë paraqitje të hollësishme Erionit, një studenti shqiptar që do të bëhet një biznesmen në drejtimin e tregtisë së jashtme mes Kinës e Shqipërisë. Faleminderit Erion dhe të urojmë suksese në studim dhe në biznes me rastin e Panairit të Guangzhou-t.

Shumë faleminderit për ftesën dhe të shpresojmë të jetë një panair i mbarë për të gjithë.


1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China