PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Po ecën mirë puna përgatitore për Ekspozitën Botërore të Shangait
2009-11-25 09:53:14 cri komenti juaj Printoni

Më 24 nëntor, sipas kohës lokale, në Paris u mbajt sesioni i 146-të plenar i Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitës, ku pjesëmarrësit e vendeve dhanë vlerësim të lartë për punën përgatitore të Ekspozitës Botërore të Shangait.

Yang Xiong nga Komiteti i Organizimit të Ekspozitës Botërore të Shangait u shpreh se puna përgatitore e Ekspozitës, aktualisht po ecën sistematikisht. Numri i biletave të shitura ka arritur 10 milionë dhe më shumë se 500 mijë njerëz janë regjistruar vullnetarë. 224 prej 242 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kanë nënshkruar kontratën. Krahas kësaj, ndërtimi i infrastrukturave, si rrugët dhe nyjet e transportit jashtë e brenda Parkut të Ekspozitës do të përfundojnë në fund të këtij viti. Gjithashtu po ecën sipas planifikimit puna për ndërtimin e Pallateve të Ekspozitës.

Në sesion morën pjesë funksionarë të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitës dhe më shumë se 200 përfaqësuesi të vendeve të ndryshme. Ata vlerësuan lart punën përgatitore të Ekspozitës. Sekretari i përgjithshëm i kësaj Byroje, Vicente Loscertales tha se qeveria kineze i ka dhënë rëndësi të madhe punës përgatitore, si dhe u shpreh se ai beson se pa dyshim që ekspozita do të dalë me shumë sukses. Veçanërisht, përfaqësuesi rus është i mendimit se Ekspozita Botërore e Shangait ka ngritur Ekspozitën Botërore në një nivel të ri. (Wang Xianya)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China