PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe SHBA-ja do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e ndryshimit të klimës, të energjisë dhe të mjedisit
2009-11-17 16:48:12 cri komenti juaj Printoni

Më 17 nëntor në mesditë, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti amerikan Obama u shprehën në një konferencë shtypi në Pekin, se të dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e ndryshimit të klimës, të energjisë dhe të mjedisit.

Hu Jintao tha se sektorët përkatës të Kinës dhe të SHBA-së tashmë kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe dokumente të tjera mbi forcimin e bashkëpunimit për ndryshimin e klimës, energjinë dhe mjedisin dhe kanë vënë zyrtarisht në funksion Qendrën e Studimit të Përbashkët Kino-amerikane të Energjisë së Pastër.

Obama tha se ai dhe Hu Jintao kanë bërë përparime në çështjet e ndryshimit të klimës. Ai tha se kjo sfidë nuk mund të zgjidhet aspak pa përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe të Kinës që janë vendet më të mëdha konsumuese dhe prodhuese të energjisë. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China