PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
G20-ta, rritja ekonomike globale mbetet e dobët
2016-04-16 10:07:13 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e financave të G-20-s thonë se janë inkurajuar nga rimëkëmbja e fundit e tregjeve financiare, por paralajmërojnë se rritja globale është ende ngadaltë. Deklarata erdhi pas mbledhjes së zhvilluar të premten në Uashington.

Ministri kinez i Financave Lou Jiwei tha se rritja globale ekonomike mbetet ende modeste dhe e pabarabartë, ndërsa nënvizoi se rreziku i rënies dhe pasiguria vazhdojnë të dominojnë opinionin botëror.

Vendet e G20-s ndërkohë u zotuan për t'u konsultuar në lidhje me normat e kursit të këmbimit.

Ata nuk ofruan nisma të reja për ta shkëputur rritjen globale nga stanjacioni, por nënvizuan se veprimet duhet të bëhen "sipas rrethanave të vendeve të ndryshme."

Përveç kësaj, një komunikatë e lëshuar pas takimit në Uashington, nënvizon shqetësimin për daljen e mundshme të Britanisë nga Bashkimit Europian, konfliktet gjeopolitike, terrorizmi dhe vala e refugjatëve si probleme që i shtohen peizazhit ekonomik global. (Leftion Perisreri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China